
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për zjarrin në Pishporo të Fierit dhe akuzat e opozitës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se Berisha duhet të bëjë dallimin mes poltikës dhe ngjarjeve shqetësuese që ndodhin në vend duke u ndërgjegjësuar me problematikën.
"Edhe në rastin e Pishporos e Darzezës jeni njohur me informacionin e policisë së shtetit që personi i dyshuar është arrestuar dhe zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Apeli i opozitës duhet të jetë ndryshe.
Të gjitha ato konferenca për shtyp që bëni.... dënimi maksimal për ata që vendosin zjarr duke shkaktuar dëme kolosale ka ardhur koha të merren edhe në Shqipëri. 15 vite cakton Kodi Penal. Personalisht kam parë një sërë rastesh, që në facebookun e tyre të marrin në mbrojtje personin e arrestuar.
Dhe del kryefolkloristi i foltores dhe merr në mbrojtje personi që ishte ngritur akuza. Kjo është e rëndë, mund të keni gjithçka me mua, por jo me policinë e shtetit. E kam ndarë mirë kur mora detyrën, e di kur fillon e ku mbaron Taulant Balla e gjithashtu ministri i Brendshëm. Këtë vit kemi 50 të arrestuar për zjarrvënie, numër shumë i madh.
S’më gëzojnë shifrat por më shqetëson ky trend negativ dhe kjo mungesë e madhe ndërgjegjësimi në vendin tonë. Mbaj mend që një ndër zjarret që rrezikoi një ndër vendet më të shenjta kishën e Laçit, ai (Berisha) shkoi akuzoi kryetaren e bashkisë së Kurbinit. S’bëhet çdo gjë për politikë", tha Balla.
imagjinoni zjarret ne pik te beharit ne Korrik shkonin maskimumi 2-3 dit e fikeshin , dhe ne terrene malore e kodrinore jo ne fushe ne breg te detit si ishte katastrofa ne Detin e Semanit Fier - sapo u bo ky Min.Brendshem shkoj zjarri ne buze te detit 9-nt dite heeeeeeeejjjjjjj si me bo lejen e zakoneshme Piromani buze detit . Kujt ka trego kto brockulla ky mer ? Imagjinoni me i ra zjarri Shqipnis Ministri i Mbrojtjes Pelloqia do ti kerkoj ndihme Greqise ,qe te shpetoj Shqiperine nga Zjarri hej ! E kupton ky popull marrezine e ksaj Bande Shakerdhatash ne pushtet !
populli muslimon skiptar e meriton, ashtu ecni vetem perpara
Me Lorenc Panganiken e menaxhove zjarrin? Ti je komplet k...
Zjarri eshte urdheruar ,detajuar dhe organizuar nga njerez te punesuar ne kadastren e Fierit!! Shikoni se kush jane punesuar aty...jane njerez te lidhur ngushte me politiken dhe mafien,dhe me e keqja jane te punesuar dhe familjarishte..hahahaha..hetoni dhe do habiteni..Jane punesuar njërez qe nuk dijnë asgje ne jeten e tyre ....vetem te vjedhin!!! Jane për tu qire rracën!!
Minister i Brendeshem qe i ka marre detyren e Drejtorit te zjarr-fikesve, shko ore fshatar-koqe merru me bandat kriminale, me nakotrafikantet qe punojne te pashqetesuar ne Shqiperi qe eshte mbjelle e rimbjelle me droge deri ne kufinjte me shtetet fqinje.