Meloni flet për marrëveshjen me Shqipërinë: Nuk habitem që të majtët italianë përpiqen të na vendosin shkopinj nën rrota, duan të mos zgjidhim problemin e emigracionit të paligjshëm

7 Qershor 2024, 16:35Politika TEMA
Meloni flet për marrëveshjen me Shqipërinë: Nuk habitem

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është kthyer në Romë e entuziazmuar nga inspektimi që realizoi së bashku me homologun e saj shqiptar Edi Rama në dy qendrat që do të mirëpresin azilkërkuesit afrikanë në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit.

Në programin e televizionit publik italian RAI UNO të gazetarit Bruno Vespa, “Porta a Porta”, ajo shprehu besimin se në Shqipëri do të gjejë një zgjidhje përfundimtare çështja e emigracionit të paligjshëm.

“Në bazë të protokollit me Shqipërinë kemi planifikuar që për të dyja qendrat e ngritura në Shqipëri ku do të përpunohen kërkesat për azil të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria të shpenzojmë 690 milionë euro, që do të thotë 134 milionë euro në vit. Më duket qesharake ajo që deklarojnë ata në opozitë se këto para do të shpenzoheshin më mirë në shëndetësi.

Të gjithë ata emigrantë të paligjshëm që unë do t`i menaxhoja në Itali do të ishin sërish pjesë e shpenzimeve tona. Me protokollin e arritur me Shqipërinë ka një ndryshim të rëndësishëm. Në Itali kur ata të mbërrijnë ne i mirëpresim, por ky problem nuk zgjidhet, ndërsa në Shqipëri une besoj se kjo situatë do të gjejë zgjidhje përfundimtare.”

Meloni beson në efektin psikologjik që po krijohet në mendjen e afrikanëve që ëndërrojnë Italinë apo Gjermaninë ndërkohë që nëse nisen me anije do të përfundojnë në Shqipëri.

“Çështja kryesore që lidhet me protokollin e nënshkruar me Shqipërinë është fakti se kushdo që synon të largohet ilegalisht nga Afrika për në Itali me synimin për të shkuar më tej në Evropën Veriore, është thelbësore që të informohet paraprakisht se nuk do të zbarkojë në një port evropian, por në Shqipëri, një vend jashtë BE-së. Kjo krijon në mendjet e tyre një efekt të jashtëzakonshëm parandalues ​​psikologjik.

Ky është basti që unë kam vënë. Basti tjetër është fakti se nëse ky protokoll do të efektiv dhe unë kam bindje të plotë se do të funksionojë, atëherë do të shërbejë si model për vendet e tjera të BE-së. Madje jam e bindur se ky projekt novator i hartuar nga Italia do të jetë në vijim një instrument strukturor për të gjithë BE-në në përballjen me imigracionin të paligjshëm.”

Sipas Melonit në Shqipëri do të shpenzohet vetëm 7.5% e kostos financiare të mbajtjes së tyre në territorin Italian.


“Ithtarët e emigracionit të paligjshëm masiv, ata të opozitës që na këshillojnë t’i pranojmë të gjithë këtu dhe që po na bëjnë këtë opozitë të egër, e kuptojnë mirë se për çfarë po bëhet fjalë. Tani të gjithë e kuptojnë vlerën e kësaj nisme. Nuk është e vërtetë që në Shqipëri po shpenzojmë me shumë para që do të shpenzoheshin në Itali, pasi shuma është vetëm 7.5% e kostos së mbajtjes së tyre në Shqipëri.

Nuk më habit fakti që të majtët italianë përpiqen të na vendosin shkopinj nën rrota sepse ata gjithmonë kanë synuar që ne të mos arrijmë të zgjidhim problemin e emigracionit të paligjshëm duke penguar çdo iniciativë, marrëveshjen me Tunizinë, atë me Egjiptin, dekretin Kutro, duke keqpërdorur gjyqtare të ndryshëm. Lërini të vazhdojnë. Italianët më votuan, duke më dhënë detyrën për ta zgjidhur këtë problem, ndaj po gjej mënyra të ndryshme për të arritur objektivin tim për të ndaluar ardhjen e emigrantëve të paligjshëm. Shifrat flasin vetë, në periudhën janar-qershor të këtij viti kemi patur vetëm 21769 refugjatë të ardhur në Itali, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2023 kanë ardhur 52257.”

Pavarësisht deklaratave të Melonit opozita në Itali këmbëngul se ajo me Shqipërinë është marrëveshjeje cinike, që rrezikon të arrijë në vlerën e 1 milardë Eurove.

7 Komente

  1. d
    dsa

    U zgjodhe kryeministre e Italise per te zgjidhur problemin e emigracionit qe po e mbush vendin tend me zezake. Emigracioni shoqja fashiste nuk zgjidhet duke i eksportuar afrikanet ne Shqiperi, ata kerkojne azil ne Itali, si Kryeministre e saj detyra juaj eshte t'i debosh dhe ti kthesh mbrapsht andej nga kane ardhur, boll shperndate mut te zi neper Evrope, vetem keshtu zgjidhet kjo pune..

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një banor i Tiranës .

      Për dsa . Së pari , në çfarë veprime , fjalime , programe , ti rrotë mulliri e cilëson Melonin fashiste ? Populli paqësor e i emancipuar italian , që e ka votuar Melonin , kurrë nuk zgjedh fashizmin , sepse ja ka parë hairin qysh me Mussolinin . Së dyti , emigrantët janë klandestinë dhe nuk i kanë nisur qeveritë , as të Sirisë , as të Marokut , apo të Tunizisë dhe , edhe pse dihet , që janë nisur nga brigjet e këtyre vëndeve , këto vënde nuk i njofin , nuk i pranojnë t'ja kthesh mbrapsh . Po të erdhën , do t'ja gjesh vëndin , askush nuk t'i pranon më . Problemi i emigracionit klandestin , është problemi më i rëndësishëm dhe më i pa zgjidhshëm deri më sot . Ti hajvan , na i zgjidhe menjëherë , kthei mbrapsh thotë . Po kush t'i pranon a derëzi ?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Ajo eshte kryeministre e Italise. Per sa kohe plerat i heq nga shtepia e vet ajo e ka permbushur premtimin ndaj atyre qe e zgjodhen. Kur gjen maskarenj si Rama qe pranojne qe plerat e saj ti fusi ne shtepine e tij ajo eshte shume ne rregull. Skema eshte e thjeshte: aktualisht pjesa me a madhe e imigranteve zbarkojne ne Itali dhe ne pamundesi per te shkuar me larg ngecin aty. Italia ka vite qe i kerkon BE-se qe cdo shtet te marri nje pjese. Por kjo nuk funksionon, asnje shtet nuk i pranon. Meloni po i sjell ne Shqiperi, ketu pjeses me te madhe do i refuzohet azili. Ata do dalin nga kampi dhe do vazhdojne per ne vendet e tjera te BE-se. Keshtuqe ate qe Italia nuk e arrin me negociata me shtetet e BE-s do e arrije me dobiçllek. Tani ne kete mes eshte gjithashtu dhe Shqiperia qe humb, se ata qe do dalin nga kampi derisa te gjejne mundesine qe te shkojne ne vendet e BE-se do verdallisen neper Shqiperi, pa edhe do vjedhin, perdhunojne dhe vrasin.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koha

          Zpnja fashiste kujton se Shqiperia i zgjedh problemin ke emigrant!? Hajde koqe shtet shqiptar hajde!

          Përgjigjjuni
        2. X
          XXXL

          Shoqja Meloni, "ringjallni" Kadafin se ai ja u vinte kufirn tek thjana emigranteve afrikane, e vrate se vete e kerkonit kete dyndje barbaresh qe kane pushtuar sot Evropen e drejtuar nga GAY si Macron, Scholtz etj

          Përgjigjjuni
          1. s
            shtjefen palushi

            Meloni, eshte njke IDIOTE e domosdoshme , per ti shtyre pak me tej problemet e kesaj bote te NDYRE..... KAPITALISTO IMPERIALISTE.... JA na i solli ne Gjader 33 000 bythzinj... ja as edhe nje nga keta nuk i di europa.... 33 000 e fazes se dyte, ku do shkojne? ne pidhen e Melones? apo ne bythen e Rames?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              Do popullijne ndonje qytet skiptar te braktisur ashtu sic u popullua kruja dhe shkodra kur u pushtuan nga turqit.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje