Prej një viti bashkia e Himarës nuk gjen qetësi në drejtimin e saj. Dy ditë përpara se qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit të për zgjedhur të parin e qytetit më 12 maj 2023, kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Fredi Beleri u arrestua nën akuzën e blerjeve të votave.
Rezultati i 14 majit e shpalli atë fitues me një diferencë prej 19 vota nga socialisti Jorgo Goro, por për shkak të pamundësi për të ushtruar këtë funksion pasi ishte pas hekurave, Goro qëndroi në detyrë si kryetar i bashkisë edhe për 10 muaj të tjerë, pasi edhe vet ky u fundit përfundoi pas hekurave pasi u arrestua më 23 mars 2024 nën akuzën e shpërndorimit të detyrës për tjetërsim të dy pronave. 4 ditë pas arrestimit, nga qelia e baraburgimit Goro i paraqiti këshillit bashkiak dorëheqjen.
Në këto kushte, sic edhe ligji e parashikon, më 29 mars këshilli bashkiak nënkryetaren e bashkisë Blerina Bala, si kryetare të komanduar. Por qëndrimi i Blerina Balës në këtë post ishte dy muaj e pak ditë pasi edhe kjo e fundit dha dorëheqjen.
Për juristin Redi Ramaj, situata në këtë bashki është e paprecedent.
“Dikush duhet ta drejtojë atë bashki, të paktën përkohësisht, edhe pse kemi dorëheqje pas dorëheqje, pra është dorëheqja e dytë që vjen radhazi. Situata deri në momentin e caktimit të zgjedhjeve të reja ose të marrjes së detyrës së fituesit aktualë për kryetarin e bashkisë mendoj se duhet të drejtohet nga një person me rregull sipas ligjit është një nga nënkryetarët.”
Në mënyrë që bashkia e himarës të shkoj në zgjedhje të reja duhet që gjykata e apelit të japë vendimin e formës së prerë për fredi belerin, i cili është dënuar nga gjykata e posacme për krime zgjedhore. Juristi Rama beson se përpara muajit gusht kur gjyqtarët marrin pushimet do të ketë një vendim.
“Qershori dhe korriku janë të gjitha të mundshme për të dhënë një vendim të gjykatës së apelit. i ka të gjitha kapacitetet për të caktuar një datë”, tha juristi.
vini Janullatos pisoglentis kryenashqiak !
Sepse I gjati jon , o tuj shetit me Tabllot e tij Parizit me befasu me Pikturat e veta ,pastaj kthehet e i marr me radhe TV - Italiane , derdellis aty si me qen Dikushi , por qe ne fakt eshte shndruar ne nji Klloun TV -sh , pastaj sapo vjen nis ca Video me Rruget e ndertume dhe Tynelet e Ballukes ,me ja ngrit Shqiptareve , ne fund jave ka hobin e fundjaves Podcastiin e tij , bo jet I Gjati hej , ka qen Emigrant ne Paris ,nuk o shaka . O dhi ne krepse buze Senes qerrataj. _Ne vend ,qe sapo u arrstua bejleri ,te ngrinte nji Institucion i cili te fillonte spastrimin e Skorjeve ne Himare qe la pas Bejleri ,por ti shkulnin me rrenje dhe krijonte kushtet e duhura qe Himara te kishte nji Shqiptare te Vertete i pa palluar me greket ne bith , as ai as te paret e tija . Por ku di cdo te thot Shtet e te pasur nej Kontroll gjithe htetin e Teritorin I Gjati ! Sot ka ikur ne Kosove ,lol .i mundet te mo jet I Gjati e derdellie e tregoj shaka me krip deti , me i zgerlaq te pranishmit .Ja keshtu e kalon Kohen KM i Gjate , kercen Bel Danc kudo jashte Shqiperise , tuj i bo rreklam bytheve te tij seksi , dhe ktu te ha mun . ka frike nga Gomistet e gelqeres,qe po ja nxijne Tironen e leri pataj Kapobandat cbejne maje Plepit
km as qe do me dit per Himaren apo gjithe Jugun ,madje as veriun , eshte thjeshte nji snobist rrugesh e llpaqen tv sh .shef vetem qejfin e vet .si kalama bythe e drejton kte shtet . janulla i ka shtrir fijet e grqirve dhe qysh pas arrestimit te terroristit bejleri ,intensifikuan punen te corientojn gjithcka ne qimara qe te bejn vet ate qe duan . km rrot cari ne bote sgjen .i paafte ne gjithcka .total i deshtuar . mburret vetem me rruget ,por vendi eshte jashte cdo kontrolli te shtetit
Te tre komente e mesiperm, "Janulla...Eshte.....kishe...." duket qe atje tej se jane zhgarravitur nga e njejta dore, por me llagape te ndryshem. O i njejti "roje operative" e ish sekretarit te organizates se PPSH, shokut Sali, qe si qen roje rri gati te beje me mut kedo qe i shan sekretarin e Partise se tij te dashur. Vini kryetar Sali Berishen dhe Ilir Meten dhe bini rehat, pse lodheni kot? Ata e gatuan ket çorbe, jepuani ta hane.