
Nga Ylli Pata
Mbështetës mediatikë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, tentuan dje të bënin groteske përfaqësimin e ambasadores Yuri Kim në Konferencën Kombëtare antikorrupsion.
E siç e kanë bërë prej vitesh, e krahasojnë edhe me përvojën me ambasadorin Donald Lu, sot një zyrtar i lartë i DASH, që si diplomat në Tiranë arriti të shtyjë miratimin e reformës në drejtësi.
Reformë, që realisht është epokale, pasi ka në bazë të saj, mbështetjen e fortë të Perëndimit për hetimet dhe ndëshkimet penale ndaj mafias shqiptare dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Ambasadorja Yuri Kim, dje ka dhënë një mesazh shumë të fortë, ndoshta më të fortin që ka lëshuar deri më sot një zyrtar i qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë.
Duke bërë një pyetje retorike, ambasadorja Kim tha: “Ju jeni në një çast kritik të historisë suaj. Duhet të vendosni praktikisht se në cilin drejtim do të shkoni: do të shkoni përpara apo prapa? Kush do zotërojë vendin tuaj? Do ta zotërojë krimi i organizuar, vetëm oligarkët, apo do të kenë edhe njerëzit e zakonshëm mundësinë për të fituar, për të zotëruar prona, për t’i zhvilluar pronat, e për t’u pasuruar. Ju duhet të vendosni”.
Një deklaratë bombë, më e forta që ka ndodhur deri tani, e që realisht në këtë rast nuk i drejtohet organeve të hetimit, nuk i drejtohet SPAK apo BKH-së, të cilët SHBA i mbështet nga afër, financiarisht, me ekspertizë dhe logjistikë.
Ishte një deklaratë që i drejtohej ekzekutivit; krejt qartë! Në thelb është deklarata që i ndjeri Paolo Borselino, prokuror antimafia i Palermos e bëri pas vrasjes së shokut e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Giovani Falcone në masakrën e Capacit të 23 majit 1992.
Prokurori Paolo Borselino, shkoi shumë më tej në hetime dhe qëndrimet e tij, ku bëri të ditur se Falconen nuk e kanë vrarë ca kriminelë të cmendur si Toto Riina apo Bernardo Provenzano, krerë të Cosa Nostra-s dhe grupit të korleonezëve.
Ai foli për “mafian e jakave të bardha”. Njerëzit e politikës që merrnin oksigjen nga politika dhe janë realisht ndaluesit më të mëdhenj dhe “minuesit më të mëdhenj” të drejtësisë për hetimet ndaj mafias.
Kur më 19 korrik 1992, pra dy muaj pas masakrës së Capaci-t, ndodhi masakra e Via D’amelios, ku Paolo Borselino u vra nga një makinë bombë e vënë pranë pallatit ku jetonte nëna e tij, në kaosin e shpërthimit, u paraqitën disa njerëz me pushtet dhe morën “bllokun e kuq” të Borselinos, ku thohet se ishin shënuar urdhërdhënësit e vërtetë e masakrës së Capacit, pra vrasjes së Falcone-s. E që ishin shumë lart, me lidhje në politikë e struktura të shtetit.
Borselino u vra, duke e ditur se do t’i ndodhte një gjë e tillë, madje e ka thënë në një intervistë për disa gazetarë të televizionit public francez pak ditë para atentatit. Ngaqë kishte prekur sfera të larta.
Por sot, këto sfera të larta, i ka prekur qeveria e SHBA, me të cilën nuk mund të bëjë askush shaka, jo thkesht mafia shqiptare, por ato sfera të larta, për të cilët ambasadorja amerikane ka folur fort, shumë fort. Fjala e ambasadores natyrisht që ka shumë fakte brenda, fakte flasim në aspektin penal, por edhe një paralajmërim që duket se është drastik ndaj dy kategorive, krimit të organizuar dhe oligarkëve. SHBA dukshëm ka lëshuar një ultimatum që në prapaskenë ka një know how të dorës së parë.
Ajo është një deklaratë e fortë antimafia, që duket se paralajmëron edhe aksione të tjera, që siç e kemi parë qeveria e SHBA i ka marrë energjikisht në SHqipëri. Për të identifikuar dhe ndëshkuar ata persona “të së shkuarës” që kanë marrë në duar pronat dhe trojet e këtij vendi. Që sipas SHBA, duhet t’i marrin njerëzit e thjeshtë: “as krimi i organizuar e as oligarkët”. Po kush i ka në duar pronat më të rëndësishme në vend?
Kjo natyrisht edhe pse mund të mbulohet me shfaqe groteske, tashmë dihet qartë; jemi në një stad të avancuar kur SHBA ka hapur “Kutinë e Pandorës” së trojeve të grabitura në bregdet për vite e vite. Nga njerëzit e lidhur me “të shkuarën”, por edhe me të sotmen. Natyrisht ajo që tha ambasadorja Kim është thjesht ajo që njerëzit duan të thuhet nga nivele kaq të qarta. E që sipas gjasave priten edhe veprime të forta…
TemA
Mafien e politikes shqiptare nuk ka force qe ta thyeje sa kohe qe ajo eshte e bashkuar e ne unitet.
Mafi Shqiptare me ne krye Doktor Mortjen, te madherishmit te Foltores Sali Berisha, ia theu hundet kesaj mburraveceje ambasadore! Nese Perbindeshi i Vicidolit do te ishte zbuluar si i "korruptuar" dhe "minues i Demokracise" ne Shqiperi, kjo ambasadore duhej te merrej me Lul mafishen, por te paraqiste faktet ne Kuvendin e Shqiperise dhe, si fillim, duhej te kerkonte heqjen e mandatit te tij te deputetit.
Rrofsh! Kimete per President! Ta gxoni Bajromin e Ramaxonin… lol
Vetem nje loqe si Patoku i kupton mesazhet e forta
Sado e forte deklarata , bile per dike qe e botoi , shume e forte , prep mbetet nje deklarate INDIREKTE , dhe sic dihet nga te gjithe qe me deklarata te tilla nuk u dhemb veshi te koruptuarve ne te gjitha nivelet , jo dje por dhe sot ....nuk u ben pershtypje , nuk kane seder , nuk kane cip ne surat , nuk kane ndergjegje , nuk nuk nuk ..... Zonja ambasadore , politikanet e koruptuar shqiptare dhe jo vetem , nuk u ben pershtypje kjo lloj menyre te komunikuari .....i duan drute ndryshe ..... Akoma Kraja pret fakte , pret te dhena nga USA ....sa here ie eshte drejtuar direkt ?? Leviz , vepro , ke mbeshtetjen tone me te gjitha menyrat ....por jo , Kraja ka busullen e vet ... Mund te me jap dikush nje pergjigje ?????? Pse kerkoi Kraja qe rogat e digasterit qe drejton te ishin te shufishta .....per cfare arsye ??? Kur dihet nga te gjithe qe akoma po fle .....dhe se ne jeten time nuk kam pare dhe degjuar nje Kryeprokuror pa pike sedre dhe gjaku , me ate cbehet ?? Jeton ???? jan te gjithe te implikuar ne krim prandaj ngurojne , kan frike se nese fillon te shkermoqet pulovra , nuk ndalon me ...kete kane frik , se mos i bejne gropen vetes .....pak ose shume te gjithe te implikuar ne korupsion ......gjithmone kur ne mes ka shume para .....nuk i beson askujti ...Agatha Christie
amerika shteti me mafioz ne bote dhe shteti qe suporton dhe krijon terrorizmin sic te gjithe e dine mos flasim qe Isis e krijoi Obama, fol kunder mafiozllikut, e kush i beson me keta sharlatane
Ti paska qire trute mire Trumpi ty ore bythqir perfekt ....Trumpi qe i vetmi qe thosh qe Isis eshte krijuar nga Barack Obama .... Do jesh nga ata peshqet qe sduan karem ti .....dava lamashi
KUR PO VJEN PO DUKET
KUR PO VJEN PO DUKET
When 8s does. S, fizikisht 5th and my, and s, 6????
KUR PO VJEN PO DUKET
KUR PO VJEN PO DUKET
AMIN ,shkruaj kështu edhe pse nuk jam fetar ,shkruaj kështu sepse e di mirë se është krijuar kjo gjëndje dhe për plot 32 vjet shpresat veniteshin edhe nga vet ligjet e kaluara në kuvënd.
Mërobazetari është një patë e verbër që vjen dhe marroset në predikimin e dhelprës së kuqe guameze. Dhe ... nuk del gjallë.
Per ke e ke kete mesazh moj kukumjacke, na fol pak me shkoqur, se ne krah te mafjozeve ishe ne konferencen e mafjozeve kunder mafies
Ne Italia nuk diheshin politicians e korruptuar po ketu e dime eshte dali kurve po me e cuditshmja eshte se Kermode prove fate te reset ssalitropoja ne burg dhe te reset venue vet
:D :D