Meta shmang Berishën/ Romeo Kara: Kanë të njëjtin hall, atë me drejtësinë!

20 Gusht 2024, 14:31Politika TEMA
Meta shmang Berishën/ Romeo Kara: Kanë të njëjtin hall,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka treguar që kur marrëdhëniet i ka të forta me Sali  Berishën, nuk lë vend pa e përmendur atë, si aleatin e tij të betejave të forta politike, apo frymëzimin që jep nga ballkoni me denoncimet.

Por kohët e fundit sa herë i përmendet emri i Berishës apo komunikimet me të, në konferenca për mediat, Meta, shmanget të përgjigjet, duke u fokusuar tek planet e tij, për atë që ai e quan “pesë prioritetet për të ardhmen”.

Avokati Romeo Kara, përballë gazetares Elisa Gjerani në studion e “Tirana Live” në ABC News analizoi këtë shmangie dhe ftohje politike të dukshme nga njëri tjetri. Ai theksoi se Berisha dhe Meta kanë të njëjtin hall, atë me drejtësinë.

Avokati shtoi më tej se Meta në këto momente e kanë një hall më tepër se Berisha, pasi fati i tij duket i pakthyeshëm  për t’u përballur me drejtësinë.

“Ka një distancim të Berishës nga Meta, të dy kanë të njëjtin hall, kanë problem me veten. Meta ka një hall më tepër. Problem I tij, është çështje kohe dhe I pakthyeshëm. Nuk ka nevojë më Berisha për Metën, vulën e mori dhe nuk ka nevojë për votat e tij”, theksoi ai.

Më tej, avokati shtoi se Ilir Meta në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të mos fitojë asnjë deputetë për ta çuar në Kuvendin e Shqipërisë.

“Nuk është çudi të mos ketë asnjë deputet, me këtë Kod Zgjedhor. Do të rrjedhin shumë ujëra, deri para zgjedhjeve. A do të jetë Meta i lirë, këtë pyetje bëj unë. Mund të jemi përballë një ballafaqimi me drejtësinë. Meta nuk i shmanget drejtësisë. Tentoi të bëjë lojën e Berishës, të godasë drejtësinë”, theksoi avokati Romeo Kara./ abcnews.al     

4 Komente

  1. r
    robi

    Si do i behet halli per te futur ne parlamentin e ardhshem kejdi dhembcakallen qe u promovua nga Spiuni Agush 50 lekesh per deputete akoma pa mbushur 18 vjece dhe dihet pastaj si kakariste sharebajga e haremit te Jales cdo nate tek portalet tip cimpordhaqenefitv .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kriminelat litar

      O avokat ne si popull te japim shume te drejte po me sa duket Dumani ua ka friken ketyre bastardeve te politikes shqiptare qe kane gllaberuar gjithcka . Populli i shkrete prej shtate vitesh pret e sidomos nga Dudumani amos nje dite do i xhveshin kata maskarenj nga pasurite e vjadhura po mesa duket asgje nuk ka per te ndodhur , spak vetem sa marrin super-rrogat e asnje pune . Si mund te shpresosh tek Spak kur keta pisa i kane bere njeri tjetrit akuza per vrasje , apo vrane kater njerez ne mes te dites e ne mes te bulevardit krim me te shemtuar nuk mund te gjesh ne bote dhe u bene tere keta vite prokurorite tallin bythen me familjaret e me tere popullin .

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Keta politikane jane buke me djath per SPAkun. SPAKu po lufton me kriminele te rrezikshem, vrases qe te marin jeten e femijeve, keta "trima" si Likja apo Saliu , nuk i llogarit fare.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Piro Lera

        O Pilo Lala kriminel me te madh se Salkari e Like kokqypi ne kete vend nuk ka , kane vrare e prere kane vjedhur sa kane dashur e asnje gjemb ne kembe te arrestohen keta e do shohesh 90% kane per te rene krimet .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje