Mitsotakis sot në Tiranë, anulon vizitën e nesërme në zonat e minoritetit grek

6 Dhjetor 2022, 09:39Politika TEMA

Mitsotakis sot në Tiranë, anulon vizitën e nesërme në

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis sot ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ai do të jetë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe zv/ministri i Jashtëm Kosta Fragojani.

Më herët, kryeministri Mitsotakis kishte parashikuar edhe një vizitë në zonat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë pas samitit të Tiranës, ditën e mërkurë. 

Por e përditshmja greke “Kathimerini” raporton sot se kjo vizitë është anuluar dhe do të zhvillohet në një datë tjetër të papërcaktuar.

“Për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike, vizita e planifikuar e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadh dhe Dervician është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë greke të publikuar nga “Kathimerini”.

Pas samitit të sotëm në Tiranë, kryeministri grek Mitsotakis do të zhvillojë takim edhe me kryepeshkopin Anastas Janullatos, me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.  

2 Komente

  1. B
    Bardha

    Po like pordhen e djalin e karaxhixhit jo

    1. A
      Albert

      Un se mar vesh ku jan kto minoritaret qe do takonte . Vetem nese do i sillnin per 24 ore nga Greqia se ne ato zona ka ra bomba me kohe . Jane ca pleq te shkrete per te cilet ndjej keqardhje se punoj ne ato zona ka nje vit e gjys po ju siguroj qe ato pleq nuk dalin dot fizikisht as deri ke porta jo te presin Micotaqis . Ne nje takim ja perplasa Vanngjel Dules mjaft na dhe mend nga Tirana hajde jep shembullin jeto ti i pari ketu

      Lini një Përgjigje