Mziu shtyu me forcë Ekonomin, reagojnë deputetet e PS: Akt dhune i papranueshëm, cenon institucionin e Kuvendit

9 Tetor 2024, 16:02Politika TEMA
Mziu shtyu me forcë Ekonomin, reagojnë deputetet e PS: Akt dhune i

Gratë deputete të Partisë Socialiste kanë reaguar lidhur me cënimin fizik që bëri sot deputeti i PD Xhelal Mziu, ndaj socialistes Milva Ekonomi, duke e shtyrë me forcë në ambjentet e Kuvendit.

Deputetet socialiste dënojnë dhunën, duke cilësuar se cënon institucionin e Kuvendit, por njëkohësisht është edhe një sulm ndaj të gjitha grave.

Reagimi i plotë:

Ngjarja e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nga pamjet e regjistruara që tregojnë qartë kur deputeti Xhelal Mziu shtyn me forcë kolegen tonë Milva Ekonomi,  është një ngjarje e shëmtuar dhe e dënueshme.

Ky akt dhune është një sulm jo vetëm ndaj një kolegeje, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën tonë. Kur ky akt i papranueshëm ndodh në ambientet e Kuvendit ndaj një deputeteje grua, është akoma më i rëndë pasi dëmton dinjitetin dhe të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave që ushtrojnë funksione publike dhe atyre që kontribuojnë në jetën politike e mbi të gjitha cënon standardet morale dhe etike të përfaqësuesve të zgjedhur.


Ky akt dhune cënon njëkohësisht edhe institucionin e Kuvendit, si një institucion ku duhet të tregohet me të gjitha format fryma e tolerancës, e respektit, e etikës ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj grave deputete. Kuvendi është vendi ku qytetarët dhe e gjithë shoqëria presin të shohin nga ne modelin e parë të respektit, tolerancës, komunikimit civil dhe që luftojmë jo me forcën e muskujve por me forcën e argumentit.

Si deputete të këtij Kuvendi kemi detyrimin të respektojmë ligjet dhe standartet që i kemi miratuar bashkarisht, të parashikuara në rezolutat e Kuvendit, si dhe të gjitha detyrimet ndërkombëtare të bëra pjesë e legjislacionit tonë, përfshirë Konventën e Stambollit, Rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për përgjegjësinë tonë në luftën kundër dhunës ndaj grave, gjuhës së urrejtjes dhe intolerancës.

Ne, gratë deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë, dënojmë këtë akt të rëndë dhune, pasi akti i sotëm i dhunës ndaj një gruaje në politikë nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegeje, por një sulm ndaj të gjitha grave që kontribuojnë dhe luftojnë për një shoqëri më të drejtë që respekton gratë dhe të drejtat e tyre.



11 Komente

  1. f
    fredi

    Po Mëziu shpellarë është nuk e kap ligji...

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      O Mzi maloku nuk je n Kamez mor qe ske lon pastruse t shkret pa i kap per bythesh mor pervert kurv

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Shume bukur e kini bere denoncimin dhe jane te verteta ato qe thuhen ne denoncimin qe bejne deputetet e PS-te ne mbrojtjen e te drejtave te grave. Xhelel Mziu eshte kafshe si gjitthe deputetet e tjere qe nuk din çeshte ligji ne nje kohe qe ai eshte njeri i ligjit. Ky eshte turpi i PD-ke.

        Përgjigjjuni
      2. s
        saimir

        Mziu i ziu mzati i shamikuqes, o ca turpi or zhelal

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aljen

          Okoqet e PS po ju cfare beni imbani duart ne bythe ? Ju rrofshin deklaratat. Nje cope legen nuk beni dot zap? Ju forumi rinor i PS cfare beni ? Nuk beni nje shembull qe kur te kujtojne te trazojne dike ta pyesin buthen mire.......Rrugacen marrin vesh me dru.....Dilni nga zyrat dhe tavolinat mbroni shoket e miqte tuaj deputete. Ju baj thirrje tregoni qe jeni te forte ,tregoni qe jeni te zote Tregojuni ketyre qe mburren me prodhim molotovi se jane vetem minj jo burra . Forumi Eurosocialis duhet te veproni sa nuk eshte vone . Mos u ankoni pastaj kur ju djegin megjith seli.

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            E mbani mend kete shpellarin qe detyroi shamikuqen te braktiste punen ne bashkine Kamez se Xhelo mendjeziu e kercenonte per ta futur ne dore ose do humbte punen, dhe ajo fakirja braktisi punen prej ketij pisi hipur mbi gomar rrumlluar tape me tupan ne dore , balli mbuluar me 10 mije lekesha duke ecur neper bathore. Dhe kjo kafshe pylli u be deputet.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dibrani i Zall Dardhes

              Çudi ! Prof Dr Zhelal Mziu perdor dhune ndaj nje gruaje ? Si eshte e mundur qe nje njeri qe hiqet si i kulturuar , me grada shkencore , deputet i kuvendit , ish kryetar bashkie etj , etj tituj , te sillet ne menyre kafsherore me nje grua . Nuk ka faj zavalli se me kafshe eshte marre gjithe jeten e tij dhe ende sot nuk ka arritur te beje dallimin midis kafshes dhe njeriut . Nuk ka mesuar as nga puna e nje punonjesi te bashkise se Kamzes i cili merrej me jeten e qenusheve te braktisur ne bashki . Zhelali eshte trembur nga britmat e te marrit te ballkonit te katit te 8 , ne rrugen e te marreve i cili ka terbuar jo vetem Zhelalin , po gjithe budallenjte qe mblidhen per nate , poshte ballkonit te tij . N.q.se Zhelali ka degraduar menderisht, i urojme sherim te shpejte .

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qyfyrexhiu

                XHELALI I ZI eshte njeri prej bandes terroriste te pd dhjertores , keta nuk jane burra qe maten me grate , ketyre u vinte hakut Arben Ndoka , ai ua shkerdhente grate ua ripte koken me kujdes . Vertet nuk keni pare gje akoma se sapo eshte aktivizuar banda terroriste po afron dita qe te behen listat e duhet ti mbushin mendjen krye-terroristit Salmut haleja se ndryshe ju ikin nga dora nga nja 5 mije euro ne muaj .

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dashamiresi

                  Duhet te vendoset nje ligj qe kafshet te mos lejohen te kandidatojne per institucione publike dhe politike por vetem per nje vend ne kopeshtin zoologjik...

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli

                    Ku di zhelali c eshte respekti etj.....

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      robi

                      Dhe me e forta eshte se ky Xhelal mendjeziu ka graden dr.shkencash te marre ne universitetin * kllocka e bulqizes* ne Struge te Maqedonise. Dihet se Xhelal mendjeziu ka mbaruar shkollen 8 vjecare naten me korespondence ne miniere te Bulqizes kurse gjimnazin nuk e mbaroi dot se u fut ne miniere per pune. Po ne demokraci shkolla e larte mund te merret dhe pa te mesmen se keshtu e mori Belo krrici shkollen e larte ne nje universitet te USA me te dobetin dhe te rankuar i 670 ne bote megjithese Belua nuk ka diplomen e gjimnazit akoma.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje