Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Rama: Duhet durim, s’mund ti biem këmbës ‘o tani o rashë e vdiqa’ se na mbyllin në banjë

28 Prill 2022, 15:41Politika TEMA

Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Rama: Duhet durim,

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar në konferencën e përbashkët me komisionerin e BE, Oliver Varhelyi deklaratën për një kërkesë të mundshme për ndarjen e procesit të integrimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas Ramës, vendi ynë do presë deri në qershor që bisedimet me Bullgarinë të arrijnë në pikën ku Po-të të jepen për të dyja shtetet, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Këtu fokusi është për të bindur Bullgarinë e për të pasur të dyja. Ju kërkoni një deklaratë që të prishet fare puna që po bëhet për Bullgarinë.


Dhet të bëjmë cmos që në qershor ti kemi të dyja Po-të, ne tonën Maqedonia e Veriut të sajën.

Mund të dukej më e lehtë që Shqipëria të thoshte ç’punë kemi ne me Bullgarinë, pse ne, por duhet kthyer te ajo që thashë për Kosovën ne jemi një vend e të dy bashkë me Kosovën jemi vende që kemi rëndësinë relative në raport me problemet që kanë miqtë dhe partnerët tanë, duhet të kuptojmë dhe pjesën tjetër e s’mund ti biem këmbës o kështu si themi ne o tani o rashë e vdiqa sado të drejtë të kemi, se përndryshe na mbyllin në banjo, si ndodh me fëmijët që i bien këmbës në filma.

Ne duhet të jemi të durueshëm e të kërkojmë atë që na takon por për të kuptuar që për ta marrë atë që na takon e marrim me partnerët tanë jo me forcë. Për momentin i respektojmë ekzigjencat e partnerëve ta cojmë këtë proces deri në fund të qershorit me të dy.


Nëse nuk ndodh do shpjegojmë pse s’mund të presim Bullgarinë, e besoj do kemi më shumë mirëkuptim.

Një tango e nuk e kërcen dot vetëm imagjino të hedhësh valle dhe me 27 të tjerë çfarë halli është, ndaj duhet djegur me shumë kujdes shamia e beqarit, kam eksperiencë për këtë", tha Rama. 

12 Komente

  1. E
    Ergi

    Presioni zien dhe fasulet thon keshtu qe ne te gjithe se bashku duhet te jemi shume te duruar dhe te presim momentin e duhur per te bere nje hap te sigurt drejt integrimit ne BE

    Përgjigjjuni
    1. k
      koli

      mir e ka politikat e rames po na cojn perpara ke duhet te ishim antar te be i kemi permbushur objektivat

      Përgjigjjuni
      1. j
        jo

        po

        Përgjigjjuni
        1. P
          Politikani i Mencur eshte nji Diplomat i mire

          KM Rama , i afrone Politikes durimin/kohen e nevojshme qe i duhet Diplomacise Kurve . Eshte me mir ,te qendrosh ne pritje ,se te sulmoshe te panjohuren ,

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doni

            Shqipria po ben hapa drejt be dhe e meriton hapjen e negociatave

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gini

              Negociatat me shqiperin duhet te hapen sa me shpejt duke pare dhe kete situat qe nuk eshte normale negociatat dhe antarsimi ne bashikim europian eshte i domosdoshem

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alban

                Kemi bere progres dhe kjo shihet qarte prandaj e meritojme te jemi pjese e be qofte tani qofte pak me vone dhe mos te varemi nga askush

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gazi

                  Shqiperia me qeverisjen e rames eshte permiresuar goxha keshtuqe hyrja e saj ne be eshte gjithmone dhe me afer

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Marta

                    Shqipria po ben hapa drejt be dhe i meriton hapjen e negociatave

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Stivi

                      Dita dites po e e vertetojme qe duhet te jemi pjese e BE! Dhe shpresoj se antarsimi eshte teper afer.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Salia Burisha

                        Une nuk besoj ne BE. Heret a vone do dalin pengesa te tjera dhe te pakthyeshme. Per ne shqipetaret, ndoshta do te ishte me mire te fitonte Le Pen se ashtu do mbllidhnim mendjen. BE gjithmone na ka genjyer dhe gjithmone ka per te bere te njejten gje. Ne jemi breza qe po humbim kohten dhe energjite me BE. Duhet te kemi vetem nje super aleat, USA dhe te bejme biznes me shume vende pa humbur me kohe me BE.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qetesuesi

                          virtyti qe na mban gjalle ne si popull eshte durimi, ne duruam 500 vjet turqine 45 vjet realizmin socialist, motoja e vitit 1991; e duam Shqiperine si gjithe europa; tash 31vjet po presim, durimi eshte ai qe na karakterizon, populli yne trim dhe heroik gjithmone duron.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje