Nesër arresti i Berishës, nënkryetari i PD: Fund i turpshëm i karrierës së tij politike! Përfundoi i vetmuar si Gadafi

25 Dhjetor 2023, 20:10Politika TEMA

Nesër arresti i Berishës, nënkryetari i PD: Fund i turpshëm

Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka qenë i ftuar në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe për atë çfarë pritet gjatë ditës së nesërme, vendimin e GJKKO mbi kërkesën e SPAK për të caktuar ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Sipas Bejkos, Berisha uron që të lihet në ‘arrest me burg’ dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si ‘regjim’.

“Ai uron që jo ta lënë në arrest shtëpie por ta cojnë në burg qe të luajë rolin e një Mandele. Duke përfituar nga narrativa që ka krijuar është se kemi të bëjmë me një regjim…e gjëra të tilla”- tha Bejko.

Ndërsa sa i takon pjesës tjetër që e ka mbështetur Berishën gjatë kësaj periudhe, Bejko tha se dyert për ta janë të hapura dhe se janë të justifikuar nga faji, duke theksuar se ish-kryeministri shfrytëzoi depresionin e demokratëve pas humbjes së zgjedhjeve parlametnare të 2021-shit.

“PD i ka dyert e hapura për të gjithë anëtarët e saj përjashtuar ata që kanë probleme me drejtësinë. Pjesa tjetër, patjetër që është e mirëpritur, nëse ata pranojnë të vijnë do të thotë se është një lloj pendimi. Nuk kanë faj, Berisha shfrytëzoi depresionin që i kapi demokratët pas humbjes së zgjedhjeve të 2021-it, u premtoi atyre se përmes karizmës së vetë brenda 6 muajve do rrëzonte Ramën por nuk ndodhi.

Doli ajo që thamë ne, Berisha ka dalë aty për hallin e vetë, të mbledhë sa më shumë njerz për t;u thënë ndërkombëtarëve të bëjnë kujdes se mund të shkaktojë destabilizim si në vend ashtu edhe në rajon. Në fund doli sic thashë unë, përfundoi vetëm”- shtoi Bejko.

Më tej Bejko krahasoi situatën ku ndodhet Berisha me fundin e ish-liderit të Libisë, Gadafi, duke thënë se tashmë ish-kryeministri është i vetmuar.

“Berisha e ka ditur fatin që kur u shpall “non grata”. Nesër është fillimi i mbylljes së karrierës së Berishës të dalë me turp nga politika.  Unë e shikoja Gadafin disa ditë para se të ndodhte ajo, futur në turmë të madhe të nejrëzve dhe po këta qytetarë ishin të njëjtët që duartrokitën edhe fundin e tij”- tha nënkryetari i PD.

Pasi Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit, të nesërmen (26 dhjetor), Gjykata e Posaçme me kryesuese Irena Gjokën, mblidhet për të dhënë vendimin mbi kërkesën e SPAK për arrest shtëpie për Sali Berishën i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

5 Komente

  1. A
    Al bano Carrizi

    Po ti mer kurv,mer fshatar rropqir qe te mori te beri njeri e llapa litar. Yyyt bythqir i shitur

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Saliu eshte nje kerme, por keta te PD'se me vule e me Lul deshtakun si udheheqesin e tyre qe nuk kane as 1% te kuptimit c'do te thote te jesh parti politike, nuk do te vijne kurre ne pushtet, vetem per arsyen qe rrine presin qe t'u hapet rruga, jo se kane programe me largpamesi per te afruar shqipetarve. Jane nje mut i ndare ne dysh.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vasilis.

        Faleminderit z Baze qe sme le te bej comment.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gadafit i vjen anash nongrata

          Gadafi kishte mend, ky i yni ishte fyell prodhac mbi ligjin ne nje sistem drejtesie te kurruptuar dhe te kapur qe ndertoi per gjashte muaj tek plepat ne Durres. Edhe kastraveci do me shume muaj te piqet tek plepat...,

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Amon o Rolando vetem Paloqen, Krricin e faros me 2 gishta lart qe jarebi i hyfshin ne bythe se na ka lodhur, Vokshi gerdallen sygerdoqen, Muli geringun, mosvi pranoni ne radhet tuaja se kane nje imazh shume negativ ne publik, jane njerzit me te urryer, te neveritur, te peshtire qe cdo dite largojne 1000 vota nga demokratet kur ata shfaqen ne ekran, aq tmerr kane njerzit nga keto monstra te vicidolit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje