Nga akuza tek dënimi për “urrejtje”, pse dështoi pesë herë lirimi i Belerit

17 Shtator 2023, 18:10Politika TEMA

Nga akuza tek dënimi për “urrejtje”, pse dështoi

Teksa pret nisjen e gjykimit në themel në Gjykatën e Posaçme, këtë të hënë Alfred Beleri do të përballet edhe njëherë me Apelin, për të kërkuar lirim nga qelia.

Me parë, kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për të dalë nga paraburgimi i është refuzuar një herë nga Gjykata e Vlorës, dy herë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, një herë nga ajo e Apelit dhe një herë nga Gjykata e Lartë.

Në vendimin e arsyetuar të kësaj të fundit, zbardhen argumentet e gjykatave për rrëzimin e pretendimeve të Belerit.

Në të tre shkallët e gjykimit trupat gjykuese përkatëse kanë vlerësuar se ekziston dyshimi arsyeshëm, i bazuar në prova, se Alfred Beleri ka kryer veprën penale të “korrupsionit në zgjedhje”.

“Gjykata ka arsyetuar se për shkak të personalitet të personit nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, duke qenë se ka qenë i dënuar më parë, ekziston rreziku real që ai të kryejë vepra penale më të rënda ose njësoj të rënda… për shkak të veprës penale për cilën dyshohet, marzhit të dënimit dhe qëndrimit të personit nën hetim, ekziston rreziku real që ai të largohet duke pamundësuar zhvillimin normal të hetimit… për shkak të pozicionit të personit nën hetim ekziston rreziku që ai të ndikojë në marrjen apo vërtetësinë e provave.”

Për të përligjur të njëjtin qëndrim, Apeli i Posaçëm nënvizonte ekzistencën e përpjekjeve për të penguar hetimin.

“Gjykata mban parasysh edhe faktin e referuar nga prokuroria në seancë në gjykimin në Apel se në procesverbalet e vëzhgimit ambiental, nga këqyrja e fotove të ambienteve të lokalit ku janë kryer takimet ndërmjet Z. Dhionisios Alfred Beleri dhe Z. Arsen Rama dhe Z. Pandeli Kokaveshi dhe Z. Arsen Rama, kuptohet se lokali ka kamera sigurie dhe se megjithëse ky fakt ka rezultuar i tille edhe brenda ambienteve të këtij lokali nuk është bërë e mundur deri më tani sekuestrimi i pajisjes së regjistrimit të kamerave të lokalit”.

Në vendimin e saj Gjykata e Lartë theksonte faktin se Alfred Beleri ishte dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorës në vitin 2006, nuk ka shkuar asnjëherë në qeli, pasi i është shmangur procedimit penal derisa dënimi me burg i ishte parashkruar.

“Ai i është shmangur dënimit penal të caktuar ndaj tij më parë nga gjykatat për veprat penale për të cilat është dënuar “thirrja për urrejtje nacionale” dhe “poshtërim i Republikës dhe i simboleve të saj”, çka tregon se personi nën hetim Beleri ka një prirje dhe paraqet rrezik jo vetëm për t’u larguar, por edhe për të kryer krime të rënda, ose të të njëjtit lloj, me atë për të cilin procedohet. ”

Më tej, duke e konsideruar Alfred Belerin si person me rrezikshmëri të veçantë Gjykata e Lartë vlerësonte se ai mund t’i intimidojë dëshmitarët e ardhshëm, apo të kontribuojë në prishjen e provave.

Dosja penale në ngarkim të Belerit kaloi për gjykim të enjten e kaluar. Në çdo përballje me gjykatën, prej arrestimit të tij më 12 maj, Beleri ka mohuar akuzën duke e konsideruar të pabazë dhe e ka cilësuar hetimin ndaj tij si të ndikuar nga politika.

6 Komente

  1. K
    Koli

    20 vjet per Kurven,jane pak.Po u lirua Qeveria bie menjehere.Nuk duhet te kete Lojra me Shqipnine.

    1. V
      Veterani

      Mos e ngatero Qeverine me keto probleme , zoteri . Keto jane pune te gjykates se pavarur shqiptare dhe po deshtoi proçesi , deshton gjykata . Po nuk besoj qe gjykata te trembet nga greku Micotaqis .

    2. C
      Cika

      Eshte loqe ketu, mr nofke turkofagos. Keta dy qiriot, a nuk ju duken sivgreke tamam, si ata te skulpturave te antikitetit? Njeri hunden si mut arapi, tjetri si mut turku? Cna thua o turkofagos?

      1. V
        Vranakonti

        Ka mundesi qe Beleri te dal nga burgu se gjykata eshte trembur nga i gjithe ky presion qe po bene Berisha dhe greket. Ai do kryej detyren e kryetarit te bashkiise Himar. Atehere Beleri do te behet me i rrezikshem se ka ne krahe Berishen dhe Mitsotakis.

        1. B
          Bido cami

          Beleri do lirohet ,,,,,turkallvanit do behen per psiqatri.....

          1. K
            Kaoni

            Fytra e shemtuar e Belerit duhet te marre denimin maksimal sepse eshte fytyra me e poshter , ai ka vrare dy ushtarake ne posten e Peshkepise, ai ka guxuar te djege flamurin shqiptar para kamerave dhe ka premtuar te heleshizoje Himaren dhe Laberine. Ky shemtira na mbiu ne tv tek antishqiptari i ndyre Arian Cani duke bere te dy propagande antishqiptare. Shteti duhet te jete super i ashper me keta te dy …

            Lini një Përgjigje