Paralajmërohet përjashtimi? Koduzi: Të bëhet ndarje e qartë me deputetët e Berishës

17 Shtator 2023, 16:26Politika TEMA

Paralajmërohet përjashtimi? Koduzi: Të bëhet ndarje e

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduzi ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania ku tha se ka ardhur koha që deputetët të cilët përkrahin Berishën, duhet të ndahen nga pjesa tjetër e deputetëve e demokratë.

“Unë mendoj se tani është momenti që hallka e fundit, ata deputetë që po i përdor Berisha dhe po i josh Edi Rama me oligarkët e tij për interesa të tyre, të bëjnë një ndarje të qartë”, tha ai.

I pyetur nëse po paralajmërohet përjashtimi i tyre nga Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, Koduzi tha se “loja e deputetëve me dy karrige duhet të marrë fund, por nuk duhet ta quajmë përjashtim.

Sipas tij deputetët nuk mund ta quajnë veten pjesë të Partisë Demokratike e ndërkohë të mos njohin institucionet e saj por të njohin për kryetar Sali Berishën.

“Nuk është çështje përjashtimi. Nuk mund të flasësh në emër të PD-së dhe të njohësh për kryetar Sali Berishën.

Loja me dy karrige që mbajnë këta deputetë duhet të marrë fund. Kush është në PD duhet të njohë institucionet'', shtoi Koduzi.

5 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Shume drejte e ke thene. Sot ne shqiperi ka vetem nje PD-ke,ajo qe eshte e regjistruar ne gjykate dhe ka kryetar Lul Bashen. Sali Berisha eshte kryetar i partiise se foltores dhe duhet te regjistrohet ne gjykate. Saliu faktikisht nuk eshte i regjistruar ne asnje vend dhe futet te kasollja e Metes dhe falet te tyrbja e Metes.

    1. D
      Demokrati me mend ne koke

      E drejte. Sa me shpejt.

      1. g
        ganiu

        ore dakord po si i behet qe luli po doli ne votime sja pjerdh kush

        1. R
          Real

          Jo vetem sja pjerdh kush por Ai eshte nje kufome politike me gjithe ato qe i shkojne prapa. Pale thone po paralajmerohet perjashtimi, po nga kush,nga i vdekuri i pa kallur?

          1. v
            viktor

            Uu, Lulin e ka zene frika dhe kerkon deri ne 2050 me 1% a 2% te mbaj kryetarllekun duke perjashtuar te gjithe ata qe mund te votojne kunder.Pastaj do perjashtoje anetaret e thjeshte.

            Lini një Përgjigje