
Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë të thirrur nga deputetët e opozitës për problematikën e krijuar nga zjarret në ishullin e Sazanit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pranoi problemet me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve.
Peleshi i përshkroi si “dhimbje koke” kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve të forcës ajrore dhe tha se ishte marrë vendim për të kërkuar ndihmën e një agjencie të NATO-s për këtë.
“Ne e mirëmbajmë flotën ajrore jashtë vendit dhe kostot janë të mëdha, vështirësitë e mirëmbajtjes janë të mëdha,” tha Peleshi duke iu referuar helikopterëve “Cougar”.
Ministri i Mbrojtjes shtoi se nga katër helikopterë, tre prej tyre ndodheshin aktualisht për mirëmbajtje jashtë vendit. Njëri prej tyre gjendet i parkuar në Itali, në një situatë të komplikuar me kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e tij.
“Është e vërtetë, ka një problematikë me 1 helikopter Cougar që ka bërë një ulje të detyruar në Itali,” tha ai, duke sqaruar se po pritet akti i ekspertimit për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe kompanisë së mirëmbajtjes.
“Me shumë gjasa do t’a ndajë një proces gjyqësor,” njoftoi Peleshi, duke pranuar se po shkohej drejt prishjes së kontratës me kompaninë franceze.
Peleshi njoftoi komisionin se ishte marrë një vendim që mirëmbajtja e helikopterëve të prokurohej nëpërmjet SPA, agjencisë së prokurimit të NATO-s, duke pranuar mungesën e kapaciteteve të shtetit shqiptar në lidhjen dhe menaxhimin e këtyre kontratave.
“Nuk duam të bëjmë më procedura prokurimi për mirëmbajtjen, sepse forca jonë e negocimit, hartimit dhe monitorimit të menaxhimit të kontratave të komplikuara nuk është aq sa e një agjencie të specializuar,” shtoi ai.
Përmes një investigimi të publikuar më 31 maj, BIRN zbuloi se flota e shtrenjtë e helikopterëve ushtarakë “Cougar”, të cilët mbajnë peshën e emergjencave civile të vendit, ndodhet aktualisht jashtë funksionit për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes.
Peleshi tha se eksperienca e parë me SPA ishte pozitive dhe për këtë është kërkuar procedurë edhe për 2 helikopterë të tjerë, për të cilët ishte prishur me mirëkuptim marrëveshja me një kompani italiane.
Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri e konsideroi historikun e mirëmbajtjes së helikopterëve “një histori skandaloze të abuzimit të qeverisë shqiptare” dhe kërkoi llogari se pse nuk kishte në gatishmëri asnjë helikopter për shuarjen e zjarreve.
Por Peleshi e konsideroi të ekzagjeruar efektin e helikopterëve në shuarjen e zjarreve dhe shtoi se nga 7 helikopterë të flotës, vetëm 3 ishin në mirëmbajtje.
“Duhet ta luftojmë mentalitetin që zjarrin e shuajnë forcat e armatosura me helikopter,” u tha Peleshi deputetëve demokratë.
Sa i përket kapaciteteve ajrore për emergjencat civile, Peleshi shtoi se një vend i vogël si Shqipëria nuk ka leverdi ekonomike dhe praktike që të blejë një avion vetëm për fikjen e zjarreve.
“Një avion i tillë kushton 50 milionë euro për ta përdorur një muaj në vit dhe plus kostot e mirëmbajtjes. Ekonomikisht dhe praktikisht e pamundur që të kemi flotë vetëm për zjarret,” tha ministri.
E thashë dhe më parë ky është kaq "i leshtë" është sa gënjen si dreqi. Avion zjarrfikës ka te rinj dhe të përdorur. Fillojnë me 4-5m$ e shkojnë sa të duash. Por një nga më të sofistikuarit dhe më të shtrenjtët, siç është Bombardier (Canadair) CL 415 bën 37m $ (i ri) (zytare-publike) ... Super për kushtet e vendit tonë. Amfib, ulet në ujë, dy motora, I lehtë për mirëmbajtje, dhe i lirë në kosto për orë/fluturim. Larg me 50m€ që thotë ky. Po si duket ky do me nxjerr në një aeroplan me një të rrame të lapsit plot plot 20m$. Me aq blihen afërsisht dy. Kaq na duhen neve (min)... Ndërsa me kaq blihen 6 helikopterë min deri në 10 copë (të rinj), dhe ~ 20 të përdorur. Minimumi 4-5 helikopterë n'a duhen.. Po Nikua se ka mendjen për punë, por për të bërë lekë si dhe për t'a përdorur flotën për levizje kot dhe gjysmë private-politike-elektorale.
Po me c'fare ti shuajme zjaret me shure!! Po ne kohen e Enverit pse kishte mundesi per te mirembajtur helikoteret dhe avionet?Apo po te harxhohen para per mirembajtje, nuk do ngelen per te vjedhur.
50 milione per nje avion qe shuan zjarret? Keta ose jane te paditur ose te korruptuar. O Peleshi po shfletoje gjithe revisten e avioneve bujqesore, jo vetem faqen e pare o derezi.
Po mirë, po dëmet që larg qoftë bëhen nga zjarri, sa kushtojnë? O idioooot rrotë kari!!!
Peleshi ose prej leshi ne shqipe standarte. Ca t’i kerkosh krtij lrshi qe erdhi nga emigrant i rendomte (se ka shume emigrante te shkolluar e qyteteruar qe jetojne me shume dinjitet) dhe e brri surrelsi minister mbrojtje. O nanen e nanes ku ta kene!
KM Rama duhet menjiher te ragoj ne kushte Krize ,e cila sa do vij e do behet me kercenuese per jeten e qytetreve shqiptare por edhe per vet Shtetin dhe per kte arsye duhet te shkrij Perkohesishte disa Ministri te cilat vetem se Figurijne si te tilla por qe ne te vertete ,nuk kan perse te harxhojne Miljardat e Buxhetit . Konkretishte eshte fjala per kte MInsistri ku kemi nji Minister Kukull i cili nuk drejton asnji lloj Ushtrie sepse s'ka ne Fakt ( s'eshte faji o tij .se ne na mbron NATO ) disa Kazerna qe ne i quajme Ushtri mundet fare mire te drejtohen nga nji Drejtori apop Dikaster dhe kursehen Miljarda Buxhetit te Shtetit . Po ashtu edhe Minstri te tjera si ajo e Kultures e cila vetem emrin ka te tille dhe eshte joFunxionale ,madje edhe ajo e Jashteme ,etj Minstri nqs KM jone do mendonte pak me Racinal ne ate pozicion. Ke tashme Gjeneralin President ,qe mundet fare mir me drejtu Kazermat ne raste Emergjente . Peleshi eshte kot, me u gjet Kola ne pune !
Pe Leshi eshte I specializuar per berberhane dhe qepje pantallonash territal. Lekët I mban nën dyshek " si qëmoti" dhe bën serenata me qemane. Per helikopteret ka plan ti prodhojë vetë me kunatin. Helikopterë " Prespa" me sistemin Artificial Stupidity.
Lere o Pelesh se ja keni bere mutin shtetit
Ja një arsye më shumë se pse këta duhet të shkojnë në shtëpi. Një pyetje kam unë. Ore, për çfarë na do Europa ne ? Ti trena s*ke, ti helikopterë s'ke, ti ujë 24 ore s'ke. Mbi të gjitha, ti tru për të bërë shtet s'ke . Po për çfarë të na fusin , për këtë që thotë :helikopterët janë dhimbje koke ? O Pe-leshi më dukesh. O idiot ! Edhe 100 milion sikur të kushtojë. Mjaft të besh dy llogari të thjeshta. Sa ha pyje digjen në vit? Sa forca njerëzore dhe logjistike ve ne dispozicion ! Sa është dëmi ekologjik i ekosistemit? Sa është mundësia e eurozioneve nga mungesa e bimësisë? Sa përqindje më shumë ndotet ajri. Sa njerëz sëmuren nga ajri i ndotur ( smogu)? O debil, hajvan, i pa nxënë e i pa parë. E kupton o idiot që ai 50 milion duket si karamele para humbjeve që shkojnë miliarda. Vetëm një mundësi ka ky vend të shpëtojë nga mënyra anadollake e të bërit shtet. PROTEKTORAT ! Kjo është "A" dhe "ZH" e zgjidhjes. Hm
O pacavure nqs nuk ja del a e ke pyetur kosoven qe mund ta blejme bashke??? Meqe kemi dhe bashkpunim te ngushte ne mbrojtjen civile
hahahaha