“Ka kërcënuar edhe qeverinë”, Rama në Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore: Në ka ardhur në majë të hundës

26 Qershor 2022, 21:15Politika TEMA

“Ka kërcënuar edhe qeverinë”, Rama në Kongresin

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk i kurse as batutat, duke thënë se Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes i kishte bërë presion qeverisë.

“Dua t’ju them i dashur Muhamed, t’ju them të gjithëve ju se ne ndjehemi të nderuar dhe krenarë që kemi mikpritur dhe është organizuar në Shqipëri ky kongres, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e Federatës së Peshëngritjes, miku ynë Elezi. Ishte aq i paduruar dhe aq shumë i angazhuar e i përkushtuar për ta bërë më të mirë këtë organizim më të mirë të mundshëm sa ai ka bezdisur cdo ministër e zyrtar, madje ka kërcënuar edhe qeverinë duke thënë se në rast se ndonjë anëtarët e kongresit do kishin problem me vizat ne do të përballeshim me të gjithë muskujt e anëtareve të federatës së peshëngritjes”, tha Rama.

Me tej në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh: “Ju keni ardhur njëherë në këtë formë, ju nuk kryet ndonjë akt terrorizmi, herën tjetër mjaftoni vetëm një autorizim dhe ejani në Shqipëri kur të dëshironi. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufi. Këtu miqtë janë perëndia”.

5 Komente

  1. D
    Dario

    Ram Peshengritesi Gjigandi gamor Global...i Al banistanit.

    1. d
      durrsak 24 karat

      Dario, je nji copa mishi me dy sy. Gamori osht stema e nji partie amerikane. I bon kompliment Romes. Ik, o Car!

    2. A
      AI

      Elez Gjoza miku Rames....nuk cuditemi.....doganieri e tatimori.....I viteve 2000...

      1. A
        Ani

        Te vije kush te doje....drejte se Bangladeshasit te iken ne Europe...trafik vizash....ska gje se na ve Vize ne Europa o cuni I Sorrosit

        1. R
          Realisti

          Pirro shikon Edin dhe ndjehet I turpëruar.... Nqs I ka ngelur ndopak turp. Dikur edhe vete greket e përgojuan se si I lindur e rritur ne Shqipëri hodhi poshtë gjithcka për pare...

          Lini një Përgjigje