Nga Geri Kokalari*
Opinioni me titull “Berisha është aleati më i mirë i SHBA-ve në Ballkan” nga Nikola Kedhi në edicionin e datës 21 qershor të Newsmax, i përshkruan rrethanat e Sali Berishës si “të papërshtatshme për të marrë një vizë për në Shtetet e Bashkuara.” Për të qenë më specifik, Sali Berishës i është ndaluar hyrja në SHBA sepse Sekretari i Shtetit, Antoni Blinken e ka shpallur Berishën persona non-grata “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm”.*
Z. Kedhi thotë se nuk është paraqitur asnjë fakt kundër z. Berisha, pavarësisht kërkesave të bëra nga kongresmenët Zeldin dhe Ric Grenell. Kjo tezë–e fabrikuar nga Berisha dhe servilët e tij–mbështetet te fakti se Xhorxh Soros na paska marrëdhënie me Sekretarin Blinken dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe ata paskan komplotuar në mënyrë që Sali Berisha dhe familja e tij të sanksionohej për korrupsion. Për fat të keq, njerëz si Zeldin dhe Grenell kanë “nevojë të besojnë” se Sorosi është gogoli i çdo republikani.
Nuk është aspak sekret fakti që Sorosi dhe Rama kanë raporte me njëri-tjetrin, por unë kam intervistuar arkitektin e këtij “komploti”, një punonjës i East West Management (një OJQ e themeluar nga Sorosi, por tani e financuar nga burime të tjera, përfshi këtu Bankën Aziatike të Zhvillimit, USAID-in, OKB-në, Komisionin Europian, Fondin Rockefeller Brothers, etj.) dhe pas atij diskutimi dhe kërkimeve të tjera të bëra, jam i bindur se historia sipas së cilës Sorosi ka ndërhyrë në Departamentin e shtetit për llogari të Ramës është një broçkull.
Sa për dijeni, unë nuk jam ndonjë admirues i madh i Sorosit, sepse mendoj se qëllimi i tij për ta drejtuar Amerikën drejt ekstremit të majtë është diçka e keqe për vendin tonë dhe do të doja që ai të ushtronte më pak ndikim, veçanërisht për sa i përket përpjekjeve për të ndikuar në emërimet në gjyqësor. Dhe për të qenë plotësisht transparent, unë kam pasur të bëj me Sali Berishën dhe e di që ai është një nga personat që mund të vendoset më shumë me shpatulla pas muri me anë të fakteve. Pavarësisht vlerësimeve të njëanshme të bëra nga z. Kedhi, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar e konsiderojnë Berishën si një nga pengesat më të mëdha të përparimit të Shqipërisë si një vend demokratik, që kur ai e zaptoi Partinë Demokratike 30 vite më parë.
Unë jam një shqiptaro-amerikan dhe i përkas brezit të tretë të një familjeje që ka qenë mjaft aktive në çështjet e komunitetit shqiptaro amerikan për më shumë se një shekull. Krahas themelimit të shoqatës “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”, unë kam qenë po ashtu një anëtar bordi dhe përgjegjës i çështjeve financiare i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Kam qenë gjithashtu përgjegjës për hapjen e zyrës sonë në Uashington –zyra e parë e lobimit e krijuar për shqiptaro-amerikanët në Uashington. Ndërkohë, kam qenë personalisht i përfshirë në fushatën e lotimit që çoi në ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga SHBA dhe që i dha fund spastrimit etnik të Milosheviçit në Kosovë. Mund të them me krenari që babai im dhe xhaxhallarët e mi kanë shërbyer në forcat e armatosura amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në Luftën e Koresë.
Pavarësisht tentativës së servilëve të Berishës për të na hedhur hi syve me anë të teorive të komploteve të Sorosit dhe pasi kam kaluar një kohë të konsiderueshme gjatë tre dekadave të fundit duke ekspozuar afera të mëdha korrupsioni në Shqipëri (gjatë qeverisë socialiste dhe demokratike), unë kam bindje të plotë se ekziston një dosje për familjen e Berishës. Është një dosje goxha voluminoze dhe përmban raporte komprometuese nga Departamenti i Shtetit, CIA, FBI dhe burime të tjera.
Ndonëse sekretari Blinken ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për të mbështetur akuzat e tij për korrupsionin e Berishës, nuk do të ishte aspak e vështirë për të zbuluar malin me prova që vërtetojnë poshtërsitë e qeverive të drejtuara nga Sali Berisha duke filluar me anarkinë e skemave piramidale të vitit 1997. Z. Kedhi mund të jetë shumë i ri për të kujtuar atë periudhë të errët në historinë e Shqipërisë, por jam i bindur se nëse ai pyet të afërmit e tij dhe pjesën më të madhe të shqiptarëve, ata do të kujtojnë se si Berisha shfaqej përkrah Vehbi Alimuçës (Berni Madofi i Shqipërisë), drejtuesi kriminel i shoqërisë Vefa, e cila ishte një nga skemat më të mëdha piramidale në Shqipëri, ndërkohë që Berisha deklaronte që paratë e shqiptarëve ishin të sigurta.
Ndërkohë që ai vazhdonte ta mbështeste Vefa-n, Berisha i shpërfilli paralajmërimet e shumta që vinin nga Banka Botërore, FMN dhe ekspertë të ndryshëm financiarë që i bënin thirrje t’u jepte fund skemave piramidale, por këto skema vazhduan të zgjeroheshin–ashtu siç e parashikova unë–dhe kjo situatë pasoi me një luftë civile që shkaktoi mijëra të vdekur dhe gjysmës së popullsisë shqiptare iu zhvatën kursimet e jetës. U desh ndërhyrja e SHBA-së dhe e BE-së për të rivendosur sërish rregull në Shqipëri. Por Berishës nuk iu cenua aspak stili i jetës. Në fakt, pasi u rrëzua nga qeveria, ai u shpërngul në një apartament të ri dhe luksoz në lagjen më të shtrenjtë të Tiranës.
Më pas ishte edhe skandali i AEY-së ku qeveria e Berishës tentoi t’i shiste municione të vjetra e të paligjshme kineze me vlerë 300 milionë dollarë Departamentit Amerikan të Mbrojtjes me anë të AEY-së, një kompani me seli në Majami dhe Henri Thomet, një trafikant i njohur i armëve në tregun e zi, i cili është i njohur për marrëveshjet e tij me qeveritë e korruptuara. Kosta Trebicka, një biznesmen shqiptar, të cilit kompania AEY i kish dhënë kontratën fillestare për të ripaketuar municionet kineze, më dha informacione për këtë skandal, pasi ai ishte përjashtuar nga marrëveshja.
Ai më informoi se kontrata ishte pezulluar për shkak të presionit të ushtruar nga qeveria e Berishës për t’ia dhënë atë një miku të Berishës, i cili thuhej se ishte ortak biznesi me Shkëlzen Berishën, të birin e Sali Berishës. Gjatë një bisede telefonike të regjistruar mes Efraim Diverolit, President i AEY-së dhe Trebickës, teksa shprehu shqetësimin e tij për sa i përket korrupsionit në Shqipëri, Diveroli tha: “Çështja ka shkuar deri te kryeministri (Sali Berisha) dhe i biri. Unë nuk luftoj dot me mafien. Është bërë çështje shumë e madhe. Kafshët kanë dalë jashtë kontrolli.” **Departamenti i Drejtësisë e dënoi Diverolin dhe bashkëpunëtorët e tij të AEY-së për mashtrimet e bëra ndaj qeverisë amerikane; për fat të keq, ata anëtarë të qeverisë së Berishës që ndihmuan në këtë skemë, mbetën të paprekur për shkak të lidhjeve politike.
Marrëveshja e AEY-së me qeverinë Berisha ishte një përpjekje për të mashtruar Departamentin tonë të Mbrojtjes për një shumë prej 300 milionë dollarësh dhe me krenari mund të them që unë e kam demaskuar skandalin e AEY-së dhe kjo aferë paraqitet edhe në librin War Dogs, i cili flet për AEY-në dhe më vonë u bë edhe film me protagonistë Bradley Cooper dhe Jona Hill. Për fat të keq, gjashtë muaj pasi ky libër doli edhe në faqen e parë të New York Times më 27 mars 2008***, Kosta Trebicka u gjend i vdekur në rrethana të dyshimta në një rrugë rurale në jug të Shqipërisë.
Më pas kemi edhe privatizimet e ARMO-s dhe Albpetrol-it, dy nga asetet më të mëdha shtetërore në Shqipëri duke iu shërbyer në “pjatë argjendi” Rezart Taçit, një miku të Berishës, duke përdorur procedura të manipuluara tenderimi. Që të dy tenderat iu dhanë fillimisht kompanive fantazmë derisa Taçi u shfaq si fitues në çastin e fundit. Në rastin e ARMO-s, sipas Transparency International ****, një raport auditi nga Deloitte doli në përfundimin se AMRA (kompania guaskë e përdorur nga Taçi për të pasur nën kontroll ARMO-n) nuk i përmbushi zotimet e marra për investimet. Taçi nuk i përmbushi dot detyrimet financiare të parashikuara në kontratë, sepse ai paraqiti një situatë financiare fiktive gjatë procesit të tenderimit dhe kjo çoi në falimentimin e ARMO-s.
Si për rastësi, në jetëshkrimin e z. Kedhi thuhet se ai punon si konsulent financiar me Deloitte, kështu që ai mund të ofrojë më shumë informacione në lidhje me auditimin e ARMO-s. Pavarësisht fiaskos së ARMO-s, qeveria e Berishës pati guximin që t’ia jepte tenderin e Albpetrol-it Taçit dhe ai mund ta kishte zhvatur edhe atë aset shtetëror po të mos ishte për ndërhyrjen time për të vërtetuar se garancia bankare me vlerë 100 millionë dollarë që Taçi tentoi ta përdorte në mbështetje të ofertës së tij ishte një mashtrim i pastër. **** Si ARMO ashtu dhe Albpetrol ishin shembull i pastër i praktikave korruptive të qeverisë Berisha dhe ndoshta një ditë, Taçi mund të thirret të dëshmojë për rolin e tij në këto mashtrime. Për fat të keq, na duhet të presim, sepse aktualisht, Taçi është në kërkim nga drejtësia për akuza mashtrimi dhe pastrim parash për llogari të mafies palermitane.
Pse është një çështje e rëndësishme kjo? Pikësëpari, Shqipëria njihet si një nga aleatet më të mëdha të SHBA-së. Për ta ilustruar me shembuj, Shqipëria ka dërguar ushtarë për misionet tona ushtarake në Afganistan dhe Irak dhe ajo ka strehuar edhe refugjatë nga Afganistani, Ukraina dhe Kina (ujgurë) e po ashtu disidentë iranianë. Shqipëria njihet edhe për strehimin e refugjatëve hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë pushtimit nazist. Ndaj është e rëndësishme që marrëdhëniet shqiptaro-amerikane të mos minohen nga asgjë. Unë kam frikë se përpjekjet e Berishës dhe të disa provokatorëve po i dëmtojnë këto lidhje. Kjo gjë po hedh baltë edhe mbi imazhin e Amerikës në sytë e shqiptarëve, të cilët, që prej rënies së komunizmit, e kanë parë SHBA-në si një dritë shprese. Ndërkohë, korrupsioni dhe kriminaliteti janë probleme të mëdha në Ballkan dhe nëse Berisha është përgjegjës për praktika korruptive, SHBA duhet të ushtrojë më shumë presion për dënimin e Berishës në mënyrë që ai të paguajë për krimet e tij e të bëhet shembull për të tjerët.
*Shkruar për TemA
Mese e drejte. Per Deshmite qe ke permendur,, duhet Te falenderojme edhe Ajrin dhe Teknologine qe nuk ka njeri ne Bote ta ndryshoje Deshmite e mbledhura per kedo qe ka kryer Krime apo Korrupsion ne permasa te medha.. E thjeshte fare, por ata qe mbeshtesin kedo nga kriminelet, nuk ju vehet faje, se qe te zbresesh nga guroret ne Asfalt dhe ata vete habiten, pse nuk ju prishen kepucet..
Fatkeqesite e shqiptareve qe kane mbetur ne Shqiperi jane nga nje ne cdo shekull: 1. Levizja antikombetare e myftijve te Tiranes Musa Qazimi e Mytesim Kellici dhe haxhiut nga Sharra Qamil Xhameta ne vitet 1914-1915 2. Levizja antikombetare e dhenderrit te Serbise shpellarit Sali Berisha dhe tiranasit konservator Belind Kellici e maloket Edi Paloka e Flamur Noka ne vitet 2021-2022.
O Geri ,ik shkruaj ndonje roman se na cave trapin me artikuj carcaf...
Ilir, ke te drejte ti; Sali Sheqerja tani shte duke fendur ne krevat, prandaj mundohu pak se mos i mbush breket! Si ofendoni kete njeri ore paçavure, e keni kthyer gojen ne halé per hater te nje krimineli, hajduti dhe tradhetari te kombit. paçavure!
Bravo zoti Geri. Shkrim brilant. Respekt.
O ilir , po perton mos e lexo , dukesh qe ske asnje gje te perbashket me leximin dhe librat ....je kokra e mullarit , te paska zene truri kallo...mos e reklamo kaq shume idjotesine se botimi nuk te detyron ta lexosj me zore ....po ske gje te shkruash ....thjesht mos shkruaj , po jo iliri do ta tregoje qe eshte rot llari ...sbehet mos ta tregoje ....
orest Saraci komentet behen mbi artikullin dhe autorin gjithashtu. C'pune kemi ne komentuesit te zihemi dhe ofendohemi me njeri tjetrin per nje shkrim ? Secili nga ne ka opinionin dhe logjiken e vet. ndjehu i lire te shkruash cfar te duash mbi artikullin por se kuptoj pse me ofendon mua vetem pse nuk me pelqen artikulli ?! Berisha eshte njeri negativ, dhe pike. Artikujt mbi negativitetin e Berishes na jane merzitur tashma. Cdo dite mbushen 30 - 40% e gazetave tona per te njejten gje. A nuk te besdis kjo ? Cdo gje qe eshte e keqe dihet nga te gjithe qe eshte e keqe, pra ska asnje nevoje te perseritet. Perseritja e asaj qe dihet te besdis, dhe ne te njejten kohe ve ne dyshim vertetesine e asaj qe thuhet. Geri si profesor apo intelektual eshte me mire te shkruaj dicka arsimuese per ne lexuesit, ne vend qe te na caj trapin rreth bemave te Berishes. Ne ne Shqiperi e njohim me mire se Geri ne Amerike se kush eshte Berisha.
Thank you very much Mr. Kokalari for your contribution in helping a democratic Albania!
Mister goat. What a fu.k did he contribute in Albanian democracy ? Where is the democracy in Albania ? How someone can contibute in something which doesn't exist you stubit goat.
Saliu eshte lideri me i keq qe i ka ardhur Shqiperise ne krye. Sa permbysem diktaturen, thame se shpetuam??? Po fati keq i joni e morri Sali krimineli qe vrau vodhi per 30 vjet se bashku me pjellat e tije( monstra) Dhe vazhdon tr mos na ndahet( si meta pas kepuce) PLEHRA
Berisha ka dale lugat...mos e besoni po deshet...
Duket qe i ka hedhur ndonje kocke ta lepij ketij Nikola Kedhi't Saliu. Do ja kete cuar ajo llapmadhja Evi.
Shumë dakord. Po ku ngel puna me gjithë këto dosje dhe zullume që t'a dërgojnë Saleh-un atje ku e ka vendin... Pse nuk lëvizet ti hapet qoftë edhe një akuzë e vetme. Fare e thjeshtë, pse nuk i kërkohet USA-s fakte nqs këta si kanë tamam. Pse nuk leviz SPAK. Apo presin të parashkruhen çdo gjë (në fakt 21 Janari nuk parashkruhet se ai është urdhëruesi-indirekt vrasësi). Duket sikur Edi Rama dhe qeveritë e tij e kanë në mbrojtje, ose duan t'a përdorin për kapital politik zgjedhor. Atëherë pse USA dhe ju nuk loboni dhe shtyni qeverinë shqiptare dhe mekanizmat përkatës në veprim. Pse gjithë kjo vonesë dhe fjalë Sidomos në një moment kritik gjeopolitik në rajon dhe më tej. (Ku dihet që Salehu me Liken nga e kanë busullën të orientuar). Shumë PSE që janë pa përgjigje dhe duan ndonjë të tillë përveçse ACTION.
Zoti Kedhi, Berisha u shfaq antidemokratik qe ne 4 muajt e pare te "mbreterimit", prandaj dhe i humbi zgjedhjet e para lokale, ne korrik 1992. Ne vazhdim, portreti i tij autokratik u shfaq edhe me frikshem para cdo shqiptari ne permbajtjen e Projekt Kushtetutes se pare demokratike. Aq sa ajo u hodh ne kosh te plehrave me vote plebishitare ne Nentor 1993. Pas kesaj Berisha ose ka vjedhur zgjedhjet (1996) ose ka mbijetuar me lojrat e pista elektorale krahe shternguar "megaujkut" te korrupsionit shteteror shqiptar, Ilir Meta (2005, 2009). Prandaj Zoti Kedhi lexojeni me vemendje dhe "laps ne dore" shkrimin debatues te Z. Kokalari, nje figure e shquar e Shqiptarise! Loni
Të falënderoi zoti G.Kokalari,por jo Atë Evin me mbiemrin tënd.Ajo është bërë nyje lidhje midis Sb dhe militantëve Berishist në SHBA,e cila i jep shpresë Sb se non grata një ditë do i hiqet nga Ata e mbi ta..! - Për Sb ka mbi 101 fakte për Vjedhje e vrasje në 30 vite. -Për 4 faktet që jep DASH në 19 maj 2021 Sb duhej arrestuar nga SPAK.Por për çudin e të gjithëve edhe A.Kraja i SPAK kërkoi fakte nga DASH. -Duke parë se SPAK nuk po vepronte,KM E.Rama kritikoi SPAK për ngadalësi dhe që po merrej me CIRONKA.Por,çuditërisht Ambasadorja KIM u hodh në mbrojtje të SPAK.Kjo bëri që Sb të rreket edhe me DASH,duke kapur PD-në për karrocat politike me shpresë që të bëhet edhe njëherë KM i vëndit.Kjo do ishte fatkeqsi Kombëtare-Shqipëri-Kosovë.
RESPEKT PER TY ZOTI KOKALARI.
E paskan kuptuar shpejt Nano, Berisha dhe tani Rama se Gary eshte nje trap tip Ngjela.
Gjalle qeka ky ?
Çfarë piçkajka të mamajkas më shumë kërkon Boni-tka jote që ta kuptojë se Berisha është i korruptuar dhe e ka vëndin përpara Ligjit në gjykatë?
Ke ndonje fakt mer krric se kto na i thot Merua perdite?
Kete djalin me faqka te kuqka nga e kemi. Si ufo po me duke.Ja ka futur si kau peles.
Bravo
Si gjjthmone i sakte dhe teper korekt. Ju lumte dhe urimet me te mira. Mire injorante apo bashkepunetoret ne krim qe i vene pas Sali kriminelit, po kjo e ashtequajtura perfaqesuese eTrampit kjo bukeshkeluara e amerikes qe shan qeverine amerikane dhe ne te njejten kohe del ne foto me flamurin amerikan…. Ptu fare e keqe….
Gerka ka shkruajt per te fol per veten...
Geri mos na shkruaj ksi soje genjshtrash se ne dime se qeveritaret vjedhin e jo vetem Berisha por te gjithe, Nik është aspak sekret fakti që Sorosi dhe Rama kanë raporte me njëri-tjetrin, por unë kam intervistuar arkitektin e këtij “komploti”, një punonjës i East West Management (një OJQ e themeluar nga Sorosi, por tani e financuar nga burime të tjera, përfshi këtu Bankën Aziatike të Zhvillimit, USAID-in, OKB-në, Komisionin Europian, Fondin Rockefeller Brothers, etj.) dhe pas atij diskutimi dhe kërkimeve të tjera të bëra, jam i bindur se historia sipas së cilës Sorosi ka ndërhyrë në Departamentin e shtetit për llogari të Ramës është një broçkull.
Cuni Spartak Ngjeles eshte ky? Pse duhet te lexojme shkrimet e tij, kush eshte, cfare pozite ka? apo kalojme kohen duke akuzuar kot saliun pa fakte. Do thoni faktet jane, por Ramazoni tho kemi drejtesi ath si eshte puna o sunita?
Ore ti @detar a marinar! A nuk e di ti se cili lejoi kondrabandën e naftes, që menaxhohej nga firma "Shqiponja" e PD, me drejtor bythlëpirësin më të madh të Salehut? Po firmat piramidale a mund të ekzistonin pa bekimin e tij? Po masakrën zgjedhore të 26 majit 1996, di ti që e ideoi dhe e zbatoi ai dora vetë? (kam qenë dëshmitar). Pse më kot shtypi amerikan (Herald Tribun) atë kohë e cilësoi "gangster". A mund të rizgjidhej ndonjë tjetër nën mbrojtjen e Gardës në kohë krize si u zgjidh ai në 3 mars 1997?! A ka bërë vaki të bjerë në atë far feje shteti, duke hapur ushtria depot e armëve, kur kryekomandant i saj ishe dora vetë Salehu yt dhe ministër Zhulali, një nga bythlëpirësit e tjerë të tij (pasoja 2000 të vdekur)? Po Remzi Hoxhen, komandantin e UÇK, cili e mbyti, duke e lënë dhe pa var?! Këto etj, kur ishte në pushtet. Po, në opozitë, "grushti i shtetit" i 14 shtatorit 1998 nga cili u organizua?. Me riardhjen në pushtet, pse ndodhi tragjedia e Gërdecit në 15 prill 2008 (me 26 të vdekur, 300 të plagosur), dhe pse ajo e 21 janarit 2011 (me katër të vrarë dhe afro 100 të plagosur)? Këto etj, përsa i përket krimeve, por jo vetëm. Ato dhe të tjera (janë shumë), ngërthejnë më vetvete edhe çështje nga ato që DASH, i cilëson në mënyrë konçize, si "Minim i Demokracisë". Po të tjerat si ato që lidhen me Drejtësinë dhe Korrupsionin madhor, me një mal me fakte dhe akuza, ku kanë ndodhur? A nuk i dinë dhe nuk i kanë jetuar shqiptarët, nuk kanë ndodhur në Shqipëri ato? E pse atëhere do duhej të na i serviste ShBA ato prova ne, kur ato janë këtu?. Ata, ashtu si ne, nga këtu i kanë marrë faktet. Si shqiptarë, na e bënë shërbimin, dhe na thanë: Për ne Saleh Berisha është person i padëshirueshëm (non grata) familiarisht, e doni mbajeni! Tani me të drejtë mund dhe duhet të pyetet, po si i bëhet?! Epo këtu dihet përgjigjia: Drejtësia, SPAK-u në veçanti, të bëjnë detyrën se për këtë u krijuan dhe po i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë sa frëngu pulën. Ndaj @detaro-marinari (në fakt kjo replikë nuk të drejtohet vetëm tii), përligjja dhe mosndëshkimi i krimeve të Saleh Berishës e kompani, përbën krim shtetëror më vete. Dhe në ka hëpërhë vënd për protesta popullore, ky është rasti. Po meqë kjo të ndodhë nga shqipot, është utopi atëhere, si detyrim kushtetues dhe ligjor, mbetet vetëm DREJTËSIA.