"BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor", Rama në Austri: Vendi më i mirë për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit

25 Qershor 2022, 14:59Politika TEMA

"BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor", Rama në

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Austria se BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në.

Gjatë fjalës së tij nga Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, Rama tha se Austria është vendi më i mirë për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit.

“Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Në këtë lloj kryqëzimi ku disa prej shkallëve shkojnë lart dhe ne jemi në mes. Mund ta ngremë njëri-tjetrin por mund ta ulim dhe poshtë. Disa njerëz mund ta kuptojnë mirë, ndërsa disa të tjerë do duhen më shumë shtysë për ta kuptuar. BE ka nevojë për Ballkanin njësoj sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet, pasi mund të kërkosh shumë kohë ta dëgjosh fjalën e tij. Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit” – tha Rama.

 

26 Komente

  1. W
    Wachau eshte nji nga Perlat e Austrise

    Ka nji Pamje Prralore e gjithe ajo zone aty ,pergjat te ciles kalon dhe Lumi i famshem Danub mbi te cilin Lundrojne Anijet e shumta ,ato te Mallrave ,Turisteve etj etj .

    1. D
      Dorina

      Z.Rama ne jemi shume krenar per ju dhe per fjalet e mira qe kemi marr nga shume shtete te tjera fal punes tuaj te mrekullueshme per Shqiperine.

      1. S
        Sonila

        Z.Rama ka treguar gjithmone qe punon shume per vendin e tij dhe do punoje deri ne momentin qe ne te anetaresohemi ne BE.

        1. I
          Indrit

          Austria eshte vend shume i qete qe te relakson ashtu siç e tha dhe zoti Rama

          1. U
            Urim

            Normal qe BE ka nevoje per ballkanin se prandaj shume shtete kane nenshkruar marreveshje me shtetin tone

            1. K
              Klisi

              Ke fol shum tamam eso . Sic kemi nevoje dhe ne per ta dhe ata kane per ne . Vendi yne plot pasuri natyrore e jo vetem

              1. I
                Ismail

                Si gjithmone ne cdo fjalim teper transparent ndaj cdo ceshtjeje!

                1. E
                  ERTV

                  Po Macron si mendon ? Mqs kishe një paragraf të tërë në fjalimin tënd për të dhe dedikuar atij. Edhe pse shumë nuk u morrën me fjalën tënde. Duket se e pranon idene e Macronit të të menduarit ndryshe si dhe e ke përkrahur idenë e Europës me dy kampe, ose dy kohë. Kjo është ajo qe mendon dhe do Macron Si duket e ke pranuar de facto ate që të tha dhe Mitchell në TR. Dhe tani po bën politikën e ditës me u duk tjetër si dhe për kredibilitet. Kjo është qe shpjegon dhe faktin e të kapurit fort edhe pse pa garanci tek Ballkani i Hapur.

                  1. a
                    artis

                    Rama e përkrahu idenë e zotit Makron për krijimin e një komisioni të pa varur për ballkanin perendimor ,është shumë largpamës dhe dipllomat ... Bravo z. Rama.

                  2. E
                    Eni

                    Me Carter ike? Uroj qe jo.....borxhin per koke e kemi ke 30 mije euro...ta dine dhe kta komentuesit me status ndihmes ne kryeministri se 60 mije marrin kta....e mos bej sikur qan ....nuk ke asnje interes ti qe te hyjme ne BE se atje nuk ben fot si do...E sa per nevoje o Urim patronazhisti sna e kane fare se ben pa ne per 50 vjet..e we ta dich ti asnje rruge a nyje kryedore nuk kalon nga toka jone....Harrova TAPin...qe ta la Berisha....k...

                    1. e
                      era

                      Po normal qe do te kete gjithmone nevoje per ballkanin perendimor sepse eshte nje rruge tjeter zhvillimi.

                      1. a
                        anila

                        Shume dakort me cdo fjale qe ka thene zoti Rama si gjithmon flet sic duhet dhe eshte shume i pergatitur.

                        1. L
                          Leon

                          Z.Rama keni folur sic duhet dhe na ke perfaqesuar me se miri ne kete samit

                          1. D
                            Desara

                            BE ka nevoje per ballkanin perendimor pasi dhe ne jemi nje shtet me vlera dhe ideal per tu futur ne BE

                            1. A
                              Astrit

                              Keni folur shume mire. Be na premtoi shume dhe ne fund nuk plotesoi asgje

                              1. A
                                Ana

                                Austria gjithmone ka qene mbeshtetese e jona ! Ne e meritonim tu antarsoheshim ne Be

                                1. B
                                  Bora

                                  Dicka qe na merziti shume por prape ne do te vazhdojme qe te luftojme e te hyjme ne be

                                  1. A
                                    Aji

                                    Ne duhet te jemi pjese e Bashkimit Europian

                                    1. F
                                      Franko

                                      Kan nevoje per ne se jemi pik strategjike po sna e di kush vleren

                                      1. R
                                        Reksi

                                        Be ka nevoj per te gjith territoret e europes por nuk jan te afte mjaftueshem ti fusin te tere

                                        1. G
                                          Genci

                                          Edhe pse jemi te merzitur nuk duhet te dorezohemi por te punojme me shume qe te arrijme aty ku duam

                                          1. A
                                            Aranit

                                            Me pune dhe me durim do arrijme ta plotesojme kete deshire kaq te madhe qe te jemi pjese e Be

                                            1. M
                                              Miri

                                              Patjeter qe BE ka nevoje per ne. Eshte nje situate reciproke per te dyja palet.

                                              1. R
                                                Romario

                                                Shpresoje qe te behet sa me shpejte antarsimi i shqiperise ne BE. Shqiperia eshte zhvilluar shume gjate viteve te fundit prandaj e meritojme.

                                                1. K
                                                  Kledi

                                                  Austria nje vend neutral eshte dicka shume e mire qe eshte krah nesh

                                                  1. f
                                                    fredi

                                                    Nuk e meritojme ate qe ndodhi dje ne samit super e padrejte

                                                    Lini një Përgjigje