Furtuna verbale Sofje-Tiranë me fund të lumtur: Po kush e prishi gojën ndaj Perëndimit?!

24 Qershor 2022, 17:23Politika TEMA
Furtuna verbale Sofje-Tiranë me fund të lumtur: Po kush e prishi

 

Nga Ylli Pata

Replika verbale ndërmjet Sofjes zyrtare dhe Tiranës, që u zhvillua sot nëpërmjet një qëndrimi zyrtar të Ministrisë së Jashtme dhe Edi Ramës-Kryeministrit të Shqipërisë, nuk ka pasur precendent dhe është vërtetë një zhvillim i fortë.

I fortë, siç kanë qenë edhe fjalët, por që në fund u shoqëruan me një zhvillim mjaft të fortë, e të pritshëm, siç ishte votimi i Parlamentit të Bullgarisë për të mbështetur propozimin e Emanuel Macronit për heqjen e vetos ndaj Shkupit.

Megjithë happy-end-in, kjo polemikë nuk se do të fashitet kollaj, pasi do të jetë pjesë e historikut të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Një gjuhë e fortë, duhet thënë edhe e ashpër: “Djema jeni një lëmsh i vërtetë, është një turp”, tha Edi Rama dje në Bruksel përpara reporterëve të medias bullgare. Një deklaratë, e cila natyrisht që nuk ka qenë thjesht emocionale, po ç’rëndësi ka kjo.

Në Tiranë, menjëherë është rikthyer çështja e etikës, e gjuhës, e mënyrës së të bërit politikë me ndërkombëtarët.

Besnik Mustafaj, ministri i jashtëm i qeverisjes së PD-së, deklaroi dje se deklaratat e Edi Ramës i bëjnë dëm vendit, pasi një drejtues i shtetit duhet të jetë më i qetë dhe më etik.

Është krejt normale, madje e shëndetshme që debati të hyjë në hullinë e etikës, edukatës, politiesës dhe diplomacisë së edukuar që duhet të ndjekin përfaqësuesit zyrtarë të politikës shqiptare.

E mbani mend Federica Mogherinin? Është një politikane italiane e cila ka qenë zyrtarja më e lartë e Bashkimit Europian për marrëdhëniet me jashtë. Nga Tirana, e kanë akuzuar pa fre, si një politikane e lidhur me ekstremistët islamikë dhe një trafikante droge.

Nuk ka ndodhur shumë larg nga sot. Por nga tribunat politike dhe të paneleve të Tiranës. E akuzuan atëherë, por sot askush nuk flet më për të. E akuzuan se mbrojti dhe mbështeti reformën në drejtësi dhe vettingun. Federicha, një studiuese 49 vjeçare dhe nënë e Marta-s dhe Caterina-s, sot është rektore e Kolegjit Europian, një institucion prestigjoz i studimeve pas universitare në Bruksel.

Padyshim të gjithë e mbajnë mend një grua tjetër, moshatare me Mogherinin. Është kroatja Romana Vlahuin. Gazetare e njohur, diplomate e studiuese, para pak vitesh shërbeu në Tiranë si ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë. Përkrahu fort vettingun dhe reformën në drejtësi. E akuzuan për imoralitet dhe korrupsion. 

Totalisht pa asnjë fakt dhe asnjë akuzë ndaj zonjës Vlahutin nuk kishte bazë. Sot, kroatja e famshme është një zyrtare e lartë e BE-së, përkatësisht ambasadore në Shërbimin e Jashtëm të BE-së për konektivitetin. Me një fjalë ka shkuar në ngritje si kolegia e saj.

Donald Lu, ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, sot një zyrtar i lartë i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në DASH. E sulmuan egërsisht për korrupsion, imoralitet e gjëra të tilla si kolegen e saj, ku gjuha ndaj tij u shfrenua jo vetëm në rrjete por nga zyrtarë tejet të lartë në Tiranë me fjalë nga më të rëndat.

Luigi Soreca, prokuror i famshëm antimafia i Palermos, diplomat i Italisë dhe zyrtar i Komisionit Europian për Zgjerimin. Emërohet ambasador i BE në Shqipëri. E akuzuan për afera romantike, madje premtuan se do t’I nxirnin edhe video rozë. Sot, Dr Soreca është një zyrtar shumë i lartë në Bruksel.

Knut Fleckenstein, një politikan socialdemokrat nga Hamburgu, emër i njohur dhe i respektuar i socialdemokratëve gjermane. Ka qenë Raportues për Shqipërinë në Parlamentin gjerman. E akuzuan se vjen në Shqipëri, përkrah Edi Ramën se ka dashnore këtu. Një periudhë pas lënies së mandatit, Fleckenstein shërbeu edhe lobist i Shqipërisë për integrimet europiane, pasi kishte mundësi të lehtësonte kontaktet. 

U akuzua se po merr rrogë qyl në Tiranë, nga njerëz që rrogën se kanë marrë kurrë, pasi jetojnë në vila, vozisin Range Rovera dhe pushojnë në resorte e komplekse super të shtrenjta. Sot Knut Fleckenstein, i pensionuar nga politika aktive është thirrur nga kompani prestigjoze gjermane për të shërbyer si këshilltar dhe strategjist, në bordet e administrimit.

Ndaj të gjithë këtyre grave e burrave, që janë personalitete të njohura në vende të fuqishme botërore, aleate të Shqipërisë është prishur goja në maksimum dhe realisht ata që i shanë, i kanë bërë shumë dëm Shqipërisë. Kanë qenë njerëz jo dosido, madje edhe ministra apo edhe zyrtarë të tjerë të lartë. 

Besnik Mustafaj mund të ketë të drejtë në kritikën e tij ndaj Edi Ramës që të moderojë fjalorin, madje sa më shumë të jenë që kritikojnë një kryeministër shumë mirë bëjnë. Por as zoti Mustafaj, e as kolegët e tij nuk thanë asnjë fjalë kur kolegët e tyre diplomatë super të nderuar e super prestigjozë i shanë si “hajdutë” e “prostituta”. Se realisht Edi Rama, vërtetë e ka gjuhën e fortë, por nuk jemi në sulmet poshtë brezit. Pse nuk foli atëherë zoti Mustafaj dhe shokët e tij, apo ashtu ishte një punë…

TemA

 

55 Komente

  1. q
    qamili11

    Nje pyetje ne fund te shkrimit, mjaft domethenese, ku z Mustafaj e te tjere duhet ta kene nje pergjigje.

    1. N
      Nga shpella e tropojes,ne sarajet e dajtit

      E ke ndyrur dhe toksikuar keq shkrimin,vetem duke permendur emrin e shpellarit Mustafaj,i amballazhuar me kostum europian,qe sintetizon te gjithe anet me te mbrapeshta te moralit njerzor.

      1. I
        Ilirjan

        Mender... z. Mustafaj...tregon pakèsine dhe pa integritetin e tij si... itelektualuc. Keshtu eshte kur duam te bejme mutin lakror. Me berisher mustafenj e Nokerra e kokrra... nuk behet shteti.

        1. S
          Spak

          Sa e ka thene Mustafaj,qenushi i Saliut, Rama paska bere gabim,bile strategjik sic thote Nazarko! Rames i lumte goja qe me ne fund tha te verteten e hidhur!

        2. G
          Genti

          Nuk e kuptoj gëzimin për "heqjen" e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut pasi mesa kuptova kushtet që ka vënë Bullgaria në këmbim të heqjes së vetos nuk ndryshojnë nga kërkesat që ka patur ndaj fqinjit të saj juglindor. Kështu që është një pesë me hiç. Ishte e kuptueshme që Bullgaria nuk do lëvizte nga pikpamjet e saj përveçse duke patur një "dorëzim" nga Maqedonia e Veriut për çështje identitare. Të shohim ç'do kenë lënë peng pas ndryshimit të emrit që në fakt nuk ju takonte aspak.

          1. H
            Hasan Spahiu

            E lexova Edi Ramen,por nuk pashe asnje thyerja Agip e.Nesene Erik e dhe diplomati futesh edhe bythelepires,ne diplomati duhen futur edhe prostitutat vip te dubai ,qe e presim mutin e Shehut ne goje.Kete mund ta beje mire edhe Besnik Mustafai i istitutit te studimeve ML

            1. H
              Hasan Spahiu

              E lexova Edi Ramen,por nuk pashe asnje thyerja Agip e.Nesene Erik e dhe diplomati futesh edhe bythelepires,ne diplomati duhen futur edhe prostitutat vip te dubai ,qe e presim mutin e Shehut ne goje.Kete mund ta beje mire edhe Besnik Mustafai i istitutit te studimeve ML

              1. L
                Lala i Lushnjes

                Fol ENVER të lumtë goja! Fol e mbro të drejtat tona!

                1. B
                  Besnuku i pabese i partive

                  Ky ka mbaruar institutin marksiste-leninistit dhe u tranformua ne djathtiste njeri pa palce kurrizore eshte zedhenes i non grata komunistit Berrisha ndaj mos e gjykoni Besnikun e pabese te partive do nje cik poste maloku

                  1. r
                    robi

                    O Besnik hunderri, o vemje e diplomacise shqiptare. Po para se te besh deklarata konsultohu nje here me Desaden o hunderr. po si nuk fole nje fjale kur Agush Habib Burgiba beri thirje per te rrembyer kosa, hanxhare per prerje duarsh ne mes te Tiranes, cfurqe apo duart ne fyt rojes se partickes fantazme te te papunit Sali Shehu. Duhet te ishe shprehur dhe atehere o hunderr mjeran i Foltores se Vicidolit.

                    1. A
                      Aleksander

                      Pra eshte shume e quarte qe partia domokratike ne sgjedhjet e arrdhshme do marre 4%.

                      1. c
                        cika

                        Ylli, Edi Rama nuk tha asnje fjale fyese. Te kesh qendrim parimor dhe ta shprehesh, nuk eshte fyerje. Frika dhe obsesioni te jesh i sjellshem "thank you" tere kohen, eshte shorehje mjeranesh dhe mediokresh. Cfare kuptimi ka pengu bullgar kur mosmarreveshja me Maqedonine pret te pakten 10 vjet te zgjigjet? Cfare duhet tu themi bullgareve: bravo, ju faleminderit? Shprehja e ideve e parimeve, pa fyer, pa kercenuar por me refleksione konstruktive, eshte e shendetshme. Kete beri Edi Rama. Bravo Edi!

                        1. ,
                          ,kasem gahinji

                          Tani,per vendimin te parlamentit bullgar do te shohim kujt do ti mbetet popoli ne dere dhe do te vere veton .rradhen e la nje nga te tre :-spanje,Slovenia,Austria?

                          1. v
                            vang

                            Ne fund te fundit Rama nuk shpifi si legenat e djathte .Kritikoi drejt ne sy.Vete ai do ti sheshoje keqkuptimet.

                            1. V
                              Vlonjati 12

                              Mire beri Rama , seç thote edhe poulli : ashtu i do mushka drute . Tallin menderen bullgaret me te ardhmen e Shqiperise e ne te tregohemi më diplomat sipas ketyre zoterinjeve . Jo kurre !

                              1. E
                                Eli

                                Keto te PD dine te bejne ndonje gje pervec se te kapen ne fjale? Teprr kuruoze jam! Rama nuk flen gjum si ju

                                1. G
                                  Geri

                                  Ju lumte z Rama e perfaqsuat nr menyren me te mire shqiprin dje . Ju te pd vetem te flisni kot dini se kur ishit ne pushtet asgje nuk bet

                                  1. E
                                    Esi

                                    Kto te pd vetem llafe kiti kan kur ishin vet nuk ben asgje per vendin ton

                                    1. B
                                      Buda

                                      Bravo, Ylli Pata nga nje veteran i gazetarie patriotike!

                                      1. A
                                        Arben

                                        Le te presim per ndonje pergjigje tani e tutje

                                        1. O
                                          Olti

                                          Kemi nevoje per nje lajm te mire se kemi pritur shume per anetaresimin

                                          1. K
                                            Kandi

                                            Po edi ti ka hap nja kater here ty negociatat or majk apo harruat ?

                                            1. L
                                              Luli

                                              Evropianet se rrujne fare per fjalet e rames. Ata shikojne interesin. Franca ja kaloi topin cekise. Prisni c'do thote maqedonia e pastaj cekia. Eshte ekuacion me shume te panjohura.

                                            2. E
                                              ERTV

                                              Më falni kush është z. Mustafaj ?! (Dhe kujt po i rruhet për të?)

                                              1. T
                                                Truth

                                                Mustafaj eshte piktor , ka mbaru institutin e Enverit ate te arteve ! Mduket eshte edhe nipi i atij te birose Koleka . Te atin me siguri ja njef se ka fol shum per te sa besoj qe e ke degjuar cka thene !

                                                1. U
                                                  Ubama

                                                  Ai asht biri i eterve, cuni i dajes nga ana e halls se Spiro Koleks. Baxhanaku i dajes nga kusheriri i peste te komshiut te tezes te vllait te Byros Politike Komuniste. Kush nuk shet nafte Serbit per te vrare Kosovar, asht anti-shqipetar. Rrofte Sali Berisha, Mbreti i tan Shqiptarvet. Rrofshin faqoret e pordhave te SHQUPit

                                              2. B
                                                Bora

                                                Shpresoj shume qe nje problem i tille per shkak te bullgarise te elminohet nga rruga jone drejt be

                                                1. B
                                                  Bardha

                                                  Jane shpellaret qe i podhi sbriga e sheqere karaxhixhit te shpellave qe qelbin atmosfere shqiptare cdo nate neper tv e qenefeve te Shqiperis

                                                  1. G
                                                    Gazi

                                                    Megjithese vendi yne ka punuar shume qe te plotesoj cdo kriter per te qene pjese e be dhe ne na refuzuan serish. E di shume mire ae qeveria do vazhdoj epunen akoma me shume.

                                                    1. I
                                                      Iris

                                                      Pertej cdo situate ajo cka ka me shume vler esht se na u hoqen pengesat e jemi shum afer anetaresimit ne BE

                                                      1. K
                                                        Klea

                                                        Zoti Rama ka folur shume mire dhe ka treguar gjerat ashtu sic qenrojne me te vertete. Shpresoj qe mes sinqeritetit te tij te kete nje ecuri per Shqiperine ne vijim.

                                                        1. I
                                                          Ina

                                                          Ne duhet tu antarsoheshim ne Bashkimin Europian sepse kemi permbushur cdo nevoje te mundshme

                                                          1. H
                                                            Ho ho

                                                            Eeee taman ke te drejte NEVOJAT i kemi kry rregullisht !

                                                          2. E
                                                            Eki

                                                            Shpresojme shumeeee te ia arrisim sa me shpejte perseri antarsimit ne Bashkimin Europian

                                                            1. S
                                                              Stela

                                                              Pertej cdo situate te veshtire fale z.Rama ia dolem qe te kemi nje pergjigje pozitive

                                                              1. M
                                                                Monda

                                                                Kemi punuar vertete shume per te qene pjese e BE dhe cdo kriter qe ka e kan vendosur e kemi plotesuar dhe kjo gje sme duket e drejte qe bullgaria te na mbaje peng per dicka qe ska lidhje me ne.

                                                                1. L
                                                                  Leo

                                                                  Gojet e liga le te flasin.Rama i ka kryer te gjitha kriteret qe BE i vendosi dhe e gjitha kjo ishte nje justifikim qe na u be neve

                                                                  1. M
                                                                    Moza

                                                                    I vetmi Kryeminister qe na ka bere te ndihemi gjithmone krenare????????????????

                                                                    1. G
                                                                      Gezim

                                                                      Zhvillimet qe ka bere rama per vendin jane per te marre shembull dhe e pergezojme per punet e mira qe keni bere sic i plotesuat dhe te gjitha kriteret qe BE i vendosi

                                                                      1. M
                                                                        Miri

                                                                        Perfaqesim i duhur nga z.Rama ne te gjitha takimet e rendesishme ne arenen kombetare. Me vjen mire qe eshte zgjedhja e shqiptarve per perfaqesimin e Shqiperise.

                                                                        1. E
                                                                          Edmond

                                                                          Si gjithmone kryeministri ja del te bej marreveshjet e duhura me shtetet e tjera dhe ti kthej ne pozitive ceshtjet e rendesishme.

                                                                          1. A
                                                                            ASD

                                                                            Ceshte ky Pata? Cfare qe kjo analize? Citove Mustafaraj po ai stha gje vecse duhet maturi dhe permbajtje. Edhe une e mbeshtes cfare ka thene Mustafaraj po mbeshtes dhe Ramen qe ju sos durimi me kto telenovela. Cpune ka Mustafaraj se politikanet e tjere per interesa personale shajne e shpifin cdokend ne Shqiperi duhet tju dali krah?! Po Rames me pak fjale i thane ne per ju po mblidhemi ju sdo vini? Po skeni pare gje akoma se rradhen e ka Greqia me ceshtjen came e minoritetin grek.

                                                                            1. A
                                                                              ASD

                                                                              Dhe cfare ka thene Rama per bullgaret pak ka thene se shtet bythe jane. Shtet gjys rus. Pas 90 i futen vetem qe ti kishin si mur ndaj rusise. Bullgaret rumunet e gjithe kto shtete bythe ne lindje te europes. Po kshu eshte kur zgjohesh cdo mengjes e do botosh nje mendim. Fillojne mendimet behen pa vlere si kjo analize qe ngjan me nje monolog pijaneci te klubi lagjes.

                                                                              1. g
                                                                                geri

                                                                                Rama nuk prishi gje me perendimin vetem kerkoi qe ti hiqej vetoja maqedonise sepse nuk do ishte nje gje e mir per BE ajo veto e bullgaris per Maqedonin

                                                                                1. P
                                                                                  Pa doreza

                                                                                  Ylli, nuk eshte e njejta gje, kur flet nje analist, qofte edhe nje politikan i opozites, dhe kur flet nje Kryeminister. Nuk mbrohet Edi Rama, duke sulmuar Besnik Mustafajn. Eshte thjesht nje pergjigje e deshtuar.

                                                                                  1. A
                                                                                    Andi

                                                                                    Popullin jone esht pro shqiptar pastaj pro europian

                                                                                    1. M
                                                                                      Marjeta

                                                                                      Asnji shtet nuk duhet tallet me ne pavarsisht pergjies pozitive ne e meritonim me perpara

                                                                                      1. B
                                                                                        Bubuzhel Berati

                                                                                        Kryeministri Bullgare ne largim konsoderohesh pro- europiene dhe pengonte hapjen per negociata ky qe erdhi sot konsiderohet pro- Rusé dhe hoqi veton ndaj Maqedonise tani ec e kuptoje kush eshte pro - europien e kush eshte pro- Rusé .. Me heqjen e vetos Maqedonia nuk pyetet edhe nese nuk eshte dakorde tani vendoset nje date nuk eshte e nevojeshme per Samit mblidhen ministrat dhe vendosin nje date per fillimin Shqiperia shkeputet nga Maqedonia dhe lufta Bullgare - Maqedonase rifillone perseri ....Politika eshte e keqe fitone kush tregon dhembet bravo Rama je i forte suksese

                                                                                        1. D
                                                                                          DELIRANTI

                                                                                          PO CFARE TE FLASIN,E CFARE TE THONE KETA PLEHRA,CFARE TI THUSH SALI SOCIOPATIT,E PYET,PSE KE NDERRUAR DATEN E LINDJES,SI DEBIL QE ESHTE,RRI E PERPLAS BUZET,E PYET SI TA QUJNE BABEN,NUK DI CFARE TE THOTE,SE NDERRIMI I DT.TE LINDJES,KONCIDON ME MBAJTJE NE SHTEPI,TE NJE PARTZANI SERB TE PLAGOSUR,9 MUAJ PARA SE TE LINDTE KY,DHE KY MOSTER KA KURAJE,TE SHATAZHOI KE TI DALE PERPARA,SI KUNDERSHTAR,E PYET CFARE LIDHJE KA ME XHELILIN,BEN SIKUR NUK NDIGJON,E PYET PER PSEUDONIMET:BISTURIA DHE PELICILINA,BEN SIKUR NUK KUPTON,E PYET E KUJT ESHTE KJO VILA,THOTE ESHTE E VAJZES,E PYET PER BAXHANAKUN,NUK E NJEH,KY ESHTE MOSTER ANTI-SHQIPETARE,E SHUME E SHUME TE TJERA,FAKTE DHE KRIME,QE KA KRYER KY DELIRANT,GJATE SUNDIMIT TE TIJ

                                                                                          1. E
                                                                                            Eni

                                                                                            Kur I qani hallin Europe's me vjen te shkoj ne tualet.....ikni beni cicin.......se po hame buke me leket e Europe's....Shqiperia vdes po u pre rubineti nga Europa

                                                                                            1. b
                                                                                              boll komentuat injorantet e tipit QafPata

                                                                                              o Zot i Madhe - nji morr bythe si Pata bo analistin e Politikes se Rames ! haaaaaaahahahahahaha ne byth o qafPate

                                                                                              1. :
                                                                                                :)

                                                                                                Po Bullgaret jane si ne mo shoke, mblidhen te votojne rezoluten dalin duke rrezuar qeverine. Kap ca te kapesh dhe ata. Prandaj dhe Rama su ankua shume.

                                                                                                1. S
                                                                                                  Sadna babul ka bidai

                                                                                                  Terheqje hajduti verdall dhe gjallesat perdhosje

                                                                                                  1. f
                                                                                                    feridon

                                                                                                    Ka shume te drejte z. Mustafai ???????? nuk mund te dilte nga rreshti , tani situata eshte tjeter ,keshtu eshts nje pune?? afersisht tjeter mendojme ,tjeter bejme e tjeter themi |||||

                                                                                                    1. V
                                                                                                      Velo

                                                                                                      Rama tha " turp" per Bullgaret qe mbajne peng dy shtete anetare te Natos. Cfar duhet te thoshte, "falem8nderit" we na bllokoni???

                                                                                                      Lini një Përgjigje