Komandar, oficerë dhe kalorës: Rama i merr dekoratat presidentit

27 Qershor 2022, 17:17Politika TEMA

Komandar, oficerë dhe kalorës: Rama i merr dekoratat presidentit

Qeveria shqiptare ka në plan të reformojë sistemin e dekoratave në vend, e cila deri më sot ka qenë në masë të gjerë diskrecion i presidentit të Republikës, duke propozuar një projektligj që parashikon një numër titujsh nderi të dhëna me sasi të kufizuara çdo vit dhe pas një procesi përzgjedhës të realizuar nga një institucion i ri, kancelari i të cilit do të emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri Edi Rama. Projektligji parashikon gjithashtu që Rama të ketë të drejtë të japë një dekoratë ndërsa dekoratat e dhëna nga presidenti do të miratohen paraprakisht nga një këshill, në të cilin zyra e presidentit do të ketë vetëm një anëtar, ndërsa të tjerët do të jenë praktikisht vartës të kryeministrit.

Projektligji “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë” u publikua për konsultim publik në faqen e konsultimeve publike.

Relacioni shoqërues i propozimit argumenton se projektligji në fjalë përbën një “rikthim te tradita shtetërore shqiptare e periudhës 1914-1944,” një periudhë gjatë së cilës, në fakt Shqipëria ishte në pjesën më të madhe një monarki absolute dhe në një pjesë jo të vogël, nën pushtimin nazi-fashist.

Sherri me Metën dhe komisioni kryeministror

Maxhoranca socialiste aktuale dhe kryeministri Edi Rama kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësi në lidhje me dekoratat e shpërndara nga presidenti në largim Ilir Meta. Në një rast, vetë Rama deklaroi se “Meta shpërndan dekorata të pavlera” ndërsa deputetët socialistë në hetimin parlamentar që synoi shkarkimin e Metës konsideroi dhënien e dekoratave prej tij si “shkelje ligjore”.

Në fakt Meta firmosi disa qindra dekorata në një numër të lartë ceremonish ndërkohë që funksionet e tij politike si president ishin të kufizuara dhe u kufizuan akoma edhe më shumë gjatë zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ndërsa vëzhguesit vërejtën se si Meta vendosi të përdorë sa më shumë të mundej të vetmin mjet politik në dispozicion të tij me synimin e fitimit të simpatisë nga individë, familje apo grupime shoqërore të ndryshme, Rama duket se ka në plan që të përcaktojë vetë dekoratat që do të jepen.

Sipas projektligjit të propozuar, medaljet, pavarësisht se do të firmosen formalisht nga presidenti, do të kalojnë fillimisht nga një institucion i ri i quajtur Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve. Kancelaria do të drejtohet nga Kancelari, i cili, sipas projektligjit, do të emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri dhe pranë tij do të funksionojë një “Kolegj i Urdhrave dhe Medaljeve”, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të kontrolluara kryesisht nga kryeministri si dhe një përfaqësues i presidencës, i cili do të ketë rolin e nënkryetarit. Projektligji i jep dorë të lirë kryeministrit të emërojë dhe shkarkojë kancelarin sipas dëshirës, “bazuar në kodin e punës”.

Në administratën publike shqiptare, kodi i punës zbatohet për marrëdhëniet e punës së rëndomta dhe nuk i jep mbrojtje zyrtarëve publikë nga pushimet e padrejta nga puna ndërsa Statusi i Nëpunësit Civil është ligji që duhet teorikisht të mbulojë marrëdhëniet e punës së zyrtarëve të nivelit të mesëm dhe të lartë të administratës publike dhe t’i mbrojë këta të fundit nga diskrecioni politik i drejtuesve politikë të institucioneve. Fakti që kryeministri ka zgjedhur kodin e punës për rregullimin e marrëdhënieve të punës së kancelarit, i jep atij mundësi të zgjedhë dhe shkarkojë kancelarë sipas dëshirës.

Pavarësisht kësaj, projektligji sanksionon që kancelari, për shkak të funksionit, të mbajë një titull të lartë. Ai do të quhet: Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës.

Ligji i vitit 2013 që rregullon dekoratat përcakton që dekoratat “jepen kryesisht” nga presidenti i republikës ose me propozim të një numri titullarësh institucionesh. Në rastin e projektligjit të ri, presidentit i lind e drejta të japë vetëm 10% të dekoratave të përcaktuara me kuota vjetore ndërsa pjesa tjetër, pra 90%, duhet të kalojë përmes Kancelarisë dhe Kolegjit. Kolegji, sipas projektligjit, përbëhet nga nëntë anëtarë, nga të cilët, kancelari, drejtuesi i protokollit të shtetit dhe dy ekspertë, emërohen nga Këshilli i Ministrave, njëri emërohet nga Akademia e Shkencave, ndërsa tre duhet të jenë të moshuar të dekoruar më parë. Presidencës, institucionit që deri më sot jepte dekorata, i lihet një përfaqësues në këtë këshill.

Komandar por kur je gjallë

Projektligji parashikon njëmbëdhjetë tituj nderi dhe medalje, ku secili nga titujt ka disa kategori. Titulli më i lartë do të quhet “Urdhri suprem i Shqiponjës”, e cila zëvendëson në këtë mënyrë dekoratën e Flamurit Kombëtar, e cila ishte dekorata më e lartë e ligjit aktual. Ajo do të jepet në gjashtë kategori: Gjerdani i madh, Ylli i Madh, Oficer i Madh, Komandar, Oficer dhe Kalorës. Presidenti i Republikës për shkak të funksionit shpallet menjëherë komandant i këtij urdhri me titullin “Ylli i Madh” ndërsa mbajtësit e titullit Ylli i Madh do të nderohen pas vdekjes me funeral ushtarak. Urdhri i Skënderbeut do të ketë gjithashtu të njëjtat kategori ndërsa në rang të tretë do të jetë Urdhri i Lisit Akademik, në bazë të së cilit, qytetarët me merita të veçanta në kulturë, shkencë, arte apo sport, do të mund të nderohen me titujt: Ylli i madh, Komandar ose Kalorës. Edhe në këtë rast, presidenti i republikës shpallet kryesisht komandant i ushtrit të lisit akademik pavarësisht nëse është apo jo akademik.

Projektligji parashikon 20 tituj kalorës të të shqiponjës dhe 50 kalorës të Skënderbeut pasuar nga 80 kalorës të lisit akademik të dhëna çdo vit. Në vitet pasardhëse, këta kalorës do të kenë mundësinë të ngjisin shkallët e karrierës së titujve duke u bërë Komandarë, Oficerë e të tjerë më sipër, deri sa të bëhen Yll i Madh.

Rama ka ruajtur për vete Medaljen e Meritës Civile, të cilën do të ketë të drejtë t’ia akordojë qytetarëve të ndryshëm. Rama do të ketë të drejtë të pajisë qytetarët me medalje të artë, të argjendtë ose të bronztë ndërsa ka të drejtë të pajisë të njëjtët njerëz më shumë se një herë.

Projektligji thekson se urdhrat duhet të jepen për njerëzit që janë gjallë “ose menjëherë pas vdekjes” me përjashtime të medaljes Pishtar i Demokracisë, dukshëm ky një reflektim ndaj dilemave të shkaktuara nga dekretet e Metës për të shpërndarë dekorata për figura të ndryshme historike si Pjetër Bogdani.

Medaljet dhe dekoratat nuk mbartin shpërblim financiar por të dekoruarit, sipas projektligjit, do të kenë trajtim prioritar në protokollin e shtetit, pra në rastet kur ka ceremoni publike, ata do të mund të zënë vend në rradhë të parë apo të hyjnë të parët.(BIRN)

28 Komente

  1. t
    titi

    kancelari ne te gjithe shtetet qe ka patur nje te tille i ka sherbyer per mire ketu mun te marrim shembull dhe gjermanin qe z.merkel ka patur nje sukses te pa pare si kancelare

    Përgjigjjuni
    1. a
      anjeza

      wow nje lajm shume i mire per ne vajzat pasi me duket post me i pershtatcem per ne uroj qe ky post te behet sa me shpejt aktiv

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamur

        Jo nuk po i merr dekoratat por ju kuptojini mire fjalet qe thote ai

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olti

          Kur ti kuptoni ju fjalet e Rames do jete shume vone se ai eshte shume i thelle ne fjalet qe thote

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petrit

            Mjaft shpifet po kuptojini mire fjalet qe thote ai

            Përgjigjjuni
            1. a
              anita

              Cjane keto lajme palidhje.Titull skandaloz.Hyni ne thelb te ceshtjes dhe vleresoni gjerat sic jane ne te vertete dhe si funksionojne gjerat per te miren e vendit tone.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tajar Tahipi

                @anita moj me qifsh.

                Përgjigjjuni
              2. a
                ada

                Kjo gje vetem pozitivisht do te ndikoje ne qeverisjen e vendit keshtuqe nuk eshte nevoja te meren gjerat sic duan njerezit por sic jane ne te vertete.Cdo vendim meret per te miren e vendit.

                Përgjigjjuni
                1. i
                  ilir

                  Po presidenti me cfare do merret me lulishten e presidences?!Lol...

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    ben.

                    Jo me lulishten, se mund te shpenzoje ndonje lek nga te liderit global. Presidenca se shpejti do behet me ligj qe i lejohet te organizoje vetem kampionatin kombetar te tavlles, pa te drejte shpallje fituesi.

                    Përgjigjjuni
                  2. a
                    alek

                    Shume mir qe behet reforme per gradat, sepse ato duhet ti kene njerez qe i meritoin.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      koli

                      Po ky i mjeri me cfare do merret?Apo me kopeshtari?!

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        deni

                        President prej kartoni

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Evisa

                          Tre më të mëdhenjtë e vëndit; Presidenti, Kryeministri dhe Rakipi Jr. Foto vërtetë brilante.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Irkenc

                            kancelari ne te gjithe shtetet qe ka patur nje te tille i ka sherbyer per mire ketu mun te marrim shembull dhe gjermanin qe z.merkel ka patur nje sukses te pa pare si kancelare

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Agi

                              Rrini e merni kot me ramen kur nderkoh ai i ka cdo gje n terezi

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Irena

                                Rama e ka menduar shume mire kete sistem duke vendosur kancelare ne krye. Jam i sigurt qe do te jete nje sistem shume i suksesshem

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Daniela

                                  Rama ka thene shume fjale me vend dhe jam e sigurt qe ky sistem do te funksionoje me se miri

                                  Përgjigjjuni
                                  1. O
                                    Orneld

                                    Rama i di te drejtat qe ka dhe nuk nderhyn aty ku nuk ka kompetence prandaj mos flisni kot

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Redon

                                      Vetem per te marre disa klikime pa lidhje shpikni te tilla tituj portalesh qe sbejne sens. Me vjen shume keq per keta gazetare!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        A E di Edi, që ju E di-ni.

                                        E pse e bëtë tani...! Apo se iku Likja.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tani

                                          Po cfar jan kto lajme me qafsh se e kishte ber zyren iliri jepte dekorata dhe lek kot me kot tani dhe per kto fajin rama e ka

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tefta

                                            Dhe po ja hoqi mir ja ben se ngeli likja duke ber ndere pa pik turpi dekorata kriminelve te komunizmit u ka dhen

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Niku

                                              O Titi,Merkeli ka qene kancelare e mire vetem per Putinin,akoma nuk po e kupton o pallosh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Delina F.

                                                Vin Suma alias Llapa mbajti për vehte dekoratën " Për Merita Civile të Brimës së Prapme Nobile". Në rradhët e ripjellseve ndjehet entuziasmi me siper.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 0
                                                  000

                                                  Propozoj te jepet Dekorate e Gomarit, nje ne vit. Te paren t'ia japim Likes

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Devolli

                                                    Rama po ja leron mire ketij vendi.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      anti25642654censurë

                                                      o vladimir mos i merr të gjitha përsipër,se na bëhesh putin pa kobure!! "o pallosh,vet firmos e vet vulos,nuk le dikënd të të thotë mos"!! ja kalove saliut dhe enverit bashkë mor dobiç burgajeti!

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje