INTERVISTA/ Eksperti amerikan: Pse Edi Rama është i vetmi që mbështet "Ballkanin e Hapur"

27 Qershor 2022, 13:01Politika TEMA

INTERVISTA/ Eksperti amerikan: Pse Edi Rama është i vetmi që

Profesori amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me politikën e jashtme, Edward P. Joseph, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur. Sipas tij, kjo nismë rrit potencialin për ndikimin rus. Lexoni më poshtë pjesë nga intervista e tij:

Ju jeni kundër idesë së Ballkanit të Hapur. Pse një qëndrim i tillë dhe duke parë çfarë po ndodh në Bruksel, a mendoni se ideja e Ramës dhe Vuçiqit për të krijuar iniciativën e Ballkanit të Hapur është legjitime, duke parë çfarë Brukseli po bën dhe se se si një shtet si Bullgaria mund të bllokojë gjithë procesin e integrimit. A e shihni si logjike?

Edward P. Jospeh: Sa i përket Bullgarisë. Kam shkruar dhe kam një zgjidhje për këtë. Aty shpjegohet se si presidenti Biden mund ta zgjidhë çështjen e Bullgarisë. SHBA-ja mund të konfirmojë identitetin e Maqedonisë, në mënyrë bilaterale, mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut. Bullgaria s’mund të bëjë asgjë rreth saj dhe kjo do të provojë dhe tregojë për Bullgarinë që s’mund të kenë sukses.. Kjo është mënyra se si SHBA-ja mund të ketë sukses.


Dhe për Ballkanin e Hapur. Shumë qartë. Është ide e mirë të ketë treg të përbashkët rajonal, është ide e mirë të reduktohen barrierat, nuk është ide e mirë që kjo të bëhet jashtë kornizës së Bashkimit Europian, jashtë vlerave dhe rregullave. Nuk është mirë. Dhe arsyeja pse s’është mirë, sepse ekonomitë në rajon s’janë të barabarta. Serbia është ekonomia më e madhe në Ballkanin Perëndimor dhe të gjitha përfitimet në Open Balkan, shumica e tyre do të shkojnë më shumë tek Serbia sesa tek të tjerët. Do të kenë më shumë investime të jashtme, do të kenë mundësi të eksportojnë mallra me vlerë më të madhe dhe kjo fuqi ekonomike përkthehet në fuqi politike. Ky është problemi kur e ke një shtet që ka tendenca të forta autoritare dhe ky është gabim dhe është e rrezikshme. Kjo është pse Ballkani i Hapur është gabim. Kjo do të çojë në një Serbi më të fortë ekonomike dhe do ta ketë  më shumë e mundur që të minojë sovranitetin e fqinjëve, në mënyrë të veçantë  të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Prandaj, është gabim.

Por, me apo pa “Open Balkan”, Kosova importon miliona nga Serbia brenda muajve…

Edward P. Joseph: Shiko. Kjo është në rregull. Ti mund të kesh tregti me Serbinë. Por s’mund të ketë një iniciativë rajonale ku Serbia dhe fqinjët s’janë në kuadër të një kornize që është më e madhe se shtetet në vete. Nuk duhet t’i lihet vetëm rajonit, sepse nëse i lihet vetëm rajonit, Serbia do të dominojë dhe kjo do të rrisë tensionet mes shteteve dhe rrit perspektivën e Serbisë për të minuar sovranitetin e fqinjëve dhe do të ketë më shumë konflikt që redukton gjithë synimin për të pasur një treg të përbashkët në rend të parë. Tregtia në vete s’krijon mirëbesim. Ajo çfarë ka rëndësi është karakteri i pushteteve, nëse është demokratik apo autoritar. Dhe e shohim çdo ditë në Ukrainë dhe Rusisë, sepse Rusia ka qenë një prej partnerëve kryesor të Ukrainës. A shihni mirëbesim mes Rusisë dhe Ukrainës – s’ka besim. Dhe ju e merrni këtë në Ballkan. Serbia dhe Mali i Zi kanë shumë tregti. Mali i Zi është partneri kryesor për eksport dhe import me Serbinë, por ka besim shumë pak. Pra, ka shumë tregti mes Serbisë dhe Mali të Zi dhe ka shumë pak besim. Pra, kjo është çështja. Që besimi dhe tregtia duhet të jenë në kuadër të një kornize më të gjerë dhe kjo është nën kornizën e gjerë të BE-së.


Por është një arsye që Rama dhe Vuçiq…

Edward P. Joseph: S’pajtohem me arsyen..

Por çfarë mund të thoni për Procesin e Berlinit?

Edward P. Joseph: Po, ata mund ta bëjnë atë. Ata mund të bëjnë Procesin e  Berlinit që s’ka të bëjë asgjë me Bullgarinë. Ata mund të bëjnë Procesin e Berlinit dhe SHBA-ja që po e promovon Ballkanin e Hapur mund ta përkrahë Procesin e Berlinit.

Por, janë katër marrëveshje që s’po e gjejnë rrugën e implementimit. Kancelarja Merkel kishte bërë thirrje disa herë që shtetet duhet të implementojnë marrëveshjet dhe tani kemi parë kancelarin Scholz që erdhi në Kosovë …

Edward P. Joseph: Cili është dallimi aty? Pse duhet të implementosh marrëveshjet në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe jo në kuadër të Procesit të Berlinit? Duhet të jenë marrëveshjet e njëjta, të tregtisë, lirisë së lëvizjes, punësimit, shërbimeve. Pse ata mund ta bëjnë këtë në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe jo në kuadër të Procesit të Berlinit? Janë të njëjtat. Por, ata e bëjnë këtë në një kornizë, ku raporti mes këtyre shteteve dhe respekti reciprok kërkohet nga një fuqi më e madhe. Dhe kjo është bërë në kuadër të vlerave europiane dhe lëvizjes drejt një tregu më të madh të Bashkimit Europian. Dhe SHBA-ja mund ta mbështesin këtë proces. Nëse e bëjnë këtë për Ballkanin e Hapur, mund ta bëjnë edhe për Procesin e Berlinit.

Pse mendoni se SHBA-ja ka një qëndrim mbështetës për Ballkanin e Hapur, sepse kemi parë z.Escobar dhe ambasadori z.Hill që kanë qenë pjesë e takimit në Maqedoninë e Veriut. A e shihni këtë si një përpjekje të SHBA-së që ta ketë nën kontroll se çfarë po ndodh me Open Balkan, apo ata vetëm e mbështesin, sepse ka frikë që mund të ketë influencë ruse përmes Serbisë. A e shihni këtë si një përpjekje të SHBA-së për ta mbajtur nën kontroll, apo vetëm mendojnë që është një mënyrë e mirë për bashkëpunim rajonal?

Edward P. Joseph: Dua të jem shumë i qartë. Nuk mund të spekuloj se pse SHBA-ja e bën këtë. Por, do të përgjigjem tek argumenti që Open Balkan do ta mbajë Rusinë jashtë. Rasti është komplet e kundërta. Open Balkan e rrit potencialin për influencë ruse, sepse sateliti dhe aleati i Rusisë është Serbia. Kështu që nëse Serbia rrit fuqinë ekonomikisht, influenca e Serbisë do të jetë më e madhe dhe influenca e Rusisë do të jetë më e madhe. Kështu që s’ka sens. Arsyeja tjetër është që Rusia hapur po e mbështet Ballkanin e Hapur. Nuk është vetëm Lavrovi, por edhe “Sputnik Serbia” një numër titujsh. Kështu që, nuk them se pse SHBA-ja. Por, nuk është një argument i mirë që Open Balkan e mban jashtë Rusinë.

Por si mund të shpjegohet që Edi Rama e mbështet Ballkanin e Hapur?

Edward P. Joseph: Kjo shpjegohet në artikull. Njerëzit dhe shtetet që i frikësohen Ballkanit të Hapur, i frikësohen Serbisë. Kosova ka arsye të mira për t’iu frikësuar Serbisë. Mali i Zi ka arsye të mira. Boshnjakët dhe kroatët kanë arsye për t’iu frikësuar Serbisë. Shqipëria s’ka, sepse Shqipëria s’ka serbë dhe s’ka pretendime territoriale të Serbisë në Shqipëri. Kur Aleksandar Vuçiq synon Serbinë e Madhe apo Botën Serbe, kjo nuk e prek Shqipërinë. Nuk e prek Shqipërinë. E prek Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën. Nuk e prek Maqedoninë e Veriut. Ata kanë çështje me Bullgarinë. Kjo është shumë e thjeshtë. Edi Rama nuk përballet me kërcënime direkte agresioni nga Serbia. Prandaj, ai sheh përfitime politike dhe ekonomike për vete dhe vendin e tij. Kjo është pse.

Le të lëvizim tek pyetja e fundit. Ka të bëjë me Dhomat e Specializuara të Kosovës. Edi Rama ka qenë ditëve të fundit në Kosovë dhe ka thënë se Shqipëria do të hartojë një Rezolutë që do ta prezantojë në Këshillin e Europës dhe do të kërkojë që Këshilli i Europës të distancohet nga Raporti i Dick Martyt. Ai gjithashtu ka thënë se Shtëpia e Bardhë duhet të reflektojë për Dhomat e Specializuara, meqë siç thotë ai ka një lidhje mes Rusisë dhe Raportit të Dick Martyt?

Edward P. Joseph: Nuk mendoj që ky është rasti. Unë mendoj që raporti i Dick Martyt pati sukses nga një raport tjetër, që ishte Clint Wilimason. Kështu që mendoj se njerëzit duhet të shikojnë edhe tek raporti i Clint Wiliamsonit dhe duhet ta ekzaminojnë. Kjo është pika e vërtetë. Ata që kanë kryer krime të luftës duhet të përgjigjen për ato. Kjo është çështja. Edhe nëse janë serbë që kanë kryer krime të luftës, edhe nëse janë kosovarë që kanë kryer krime të luftës, edhe nëse janë të tjerë. Ata që kanë kryer krime lufte duhet të përgjigjen për to, në gjyqe fer, me prova. Roli dhe përgjegjësia e SHBA-së dhe BE-së është që të sigurohen se ka sistem dhe gjyqtarë që e arrijnë këtë. Dhe kjo ka rëndësi për Kosovën dhe Serbinë dhe për kriminelët e luftës që enden të lirë në Serbi. Dhe SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta adresojnë këtë dhe gjithashtu edhe për çështje që ndërlidhen me qytetarë amerikanë, siç e kemi rastin e vëllezërve Bytyçi që janë qytetarë amerikanë dhe që janë vrarë pas luftës dhe atë në Serbi, jo në Kosovë. Kështu që, çështja është drejtësi për viktimat dhe Dhomat e Specializuara janë pjesë e kësaj dhe duhet të jetë një qasje e plotë, që sigurohet se ka drejtësi gjithashtu për viktimat shqiptarë të Kosovës.

Edi Rama ka nënvizuar se s’mund të ketë gjykim të UÇK-së, meqenëse thuhet “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Ai ka thënë se çdo kush individualisht duhet të sillet para drejtësisë. Por, që s’mund ta gjykosh UÇK-në, që ishin njerëzit e Kosovës?

Edward P. Joseph: Nuk jam i sigurt që një teori e tillë përdoret në Hagë. A janë duke e shfrytëzuar?

Po prokuroria e përdor “ndërmarrje e përbashkët kriminale”?

Edward P. Joseph; Edi Rama mund ta ketë një opinion për këtë. Por, kjo i përket prokurorit që ta vërtetojë dhe prokurori ka barrën e provës. Është në rregull që Edi Rama të ketë një opinion. Por, nëse ishte apo s’ishte një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, është çështje për t’u vërtetuar në gjykatë. Prokurori e ka barrën. Ata duhet ta vërtetojnë që ishte dhe duhet të sjellin prova për të treguar këtë, derisa mbrojtja do të jetë aty për ta sfiduar dhe mund ta thonë atë çfarë thonë Edi Rama dhe pastaj i takon gjykatës për të vendosur. Ndoshta gjykatësi në fund do të pajtohet me Edi Ramën, ndoshta jo. Por, duhet të bazohet në prova.

 

43 Komente

  1. A
    Ari

    Sipas kesaj logjike "interesante", Gjermania e madhe dhe Franca Italia, qe krijuan BE, nuk do ti duhej bashkuar Greqia, Portugalia apo me vone Bullgaria , Rumania, sepse "do te mbyteshin nga ekonomia e te medhenjve.." Nese Ballkani i Hapur ndertohet me parmet e BE, anje porblem nuk ka...ka vetem frike te pajustifikuar. Shqiperia? Me ne fund, Shqiperia bashkohet me te gjitha trojet e saj. Kjo eshte arritja me e madhe....Por, prof e justifikon kete me "friken nga Serbia e fuqishme ekonomikisht dhe, me vone , politikisht...!!????

    1. B
      Buda

      Plotesisht dakord. Ne kohen e Perandorise Osmane, kur Ballkani nuk ishte i ndare me kufij, shqiptaret ishin te bashkuar dhe ishin lordet e gadishullit; kufijte na i vune Fuqite e Medha te Europes ne Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencen e Londres (1913); prandaj mos degjoni "Profesoret" qe nuk e kane haberin e Historise se Shqiptareve te copetuar ne 5 shtete, si Edward P. Joseph, i trajnuar si pilot helicopteresh ne ushtrine Amerikane.

      1. S
        Shaqo

        Qenka si puna e profesoreve shqiptare. E vertete eshte se kudo ne bote ka kondrapedale. Ky eshte nje nga ata.

      2. B
        Bardha

        Po mor idiot ku do hane buke ky milet a po me pacavuret tuaj sot ne kete dite shet dengla si studim pornjerzit duan buke e jo pordhat tuajasi mender ekspertesh

        1. d
          danieli

          Mire thote ky person sepse Serbia eshte vendi me i fuqishem ne ballkan por me qe qenka "ekspert" a e di ky qe Gjermania dhe vende te tjera te BE kane investime te medha ne Serbi, perse vetem ne kete vend apo pse jane pro Rus.... Keta lloj ekspertesh quhen ekspert me korespodence..... Hajde njif realitetin pastaj shkruaj...

          1. A
            Alma

            ideja e open balkan eshte shume e mire pasi do te zhvilloje me tej vendin tone

            1. I
              Ilir

              Kot fare flisni,Edi Rama e di qe Ballkani i hapur eshte nje nisme per te pasur perfitime per te gjithe vendet

              1. R
                Redi

                Politikan m te zot nuk kam pare deri me sot dhe eshte per tu vleresuar shume politikat qe kryeministri yne ndjek

                1. E
                  Eri

                  Po e degjuam kte xhaxhin i bie qe edhe BE nuk esht nje ide e mire. Kam pershtypjen se kta ekspertet amerikan duhet te shikojn pak ameriken kto koh se nuk esht se i kan dhe aq mire punet

                  1. S
                    Siar

                    Normalisht qe Rama duhet ta mbeshtetse Ballkanin e hapur sepse eshte dicka me perfitim nga shtetet

                    1. A
                      Anja

                      Shpresoj qe te cohet deri ne fund projekti i open balkan pasi me duket nje iniciative shume e mire per vendin tone

                      1. A
                        Alfred

                        Se di pse e beni kete pyetje kur t gjithe e dime qe shume mire kryeministri po merr shume hapa te rendesishem

                        1. G
                          Glea

                          Ballkani i hapur eshte nje nisem mjaft e miremenduar dhe do i sjelle nje zhvillim te madh te gjithe rajonit

                          1. B
                            Beni

                            Ballkani i hapur eshte nje mundesi shume e mire per shqiperine e vendet e rajonit qe jane relativisht vende te vogla te forcohen ekonomikisht

                            1. K
                              Krajli

                              “ai sheh përfitime politike dhe ekonomike për vete dhe vendin e tij“ shume mire e ka thene pasi ky bashkepunim do ndimonte shume vendin tone te ecnim perpara

                              1. S
                                Sonja

                                Duhet mbeshtetur ballkani i hapur pasi do sjelle marreveshje dhe bashkepunime te rendesishme per secilin vend antare, dhe do i jape rajonit nje zhvillim

                                1. H
                                  Henri

                                  Po normal qe e mbeshtet se eshte njeri me llogjike

                                  1. R
                                    Redi

                                    Po rritet bashkepunimi i shqiperise ne fushen e tregtise prandaj e do rama ballkanin e hapur ne skemi cfare te humbim me te

                                    1. J
                                      Jorgo

                                      Nuk po e mbeshtet vetem edi rama por po e mbeshtetin dhe shtetet e tjera qe dp behen pjese e ketij ballkani te hapur

                                      1. E
                                        Ergya

                                        Po perderisa eshte dicka qe duhet mbeshtetur normal qe ai do e beje kete gje

                                        1. M
                                          Mondi

                                          Rama dhe vucic po bejne te pamundur qe ta mbeshtesin ballkanim e hapur qe dhe vendet te marrin nje zhvillim sa me te madh

                                          1. L
                                            Lea

                                            Normal qe do e mbeshtes lasi ballkani ihapur i fal shume perfitime vendit tone. Bashkohemi me shume me vendet e tjera dhe kemi me shume interesa

                                            1. E
                                              Esi

                                              Normal qe do e perkrahi per faktin qe kemi perfitime te medha

                                              1. E
                                                Ema

                                                Normal qe e mbeshtet sepse ballakni i hapur eshte nje nisme shume e mire per vendin tone

                                                1. O
                                                  Olsa

                                                  normal qe duhet mbeshtetur sepse open ballkan do te sjelle shume bashkpunime dhe marrveshje me shtete te tjera

                                                  1. T
                                                    Tina

                                                    Ballkani i hapur eshte nje nisme shume e mire qe i vjen ne ndihme ketij populli

                                                    1. x
                                                      xhorxhina

                                                      Ballakani i hapur do i sjelle perfitime te medha vendit tone

                                                      1. A
                                                        Aldo

                                                        Ballkani i hapur do na hape shume dyer dhe do na ndihmoje te futemi ne Be

                                                        1. R
                                                          Reni

                                                          E vetmja mundesi qe mund te na ndihmoje te futemi ne Be

                                                          1. P
                                                            Parid

                                                            Relatat e Rames me europen nuk mund te dyshohen,sjellin vetem prosperitet per Shqiperine cdokush qe thote ndryshe eshte irracional

                                                            1. T
                                                              Tani

                                                              Ballkani i hapur nje nisem e cila do i coj akoma dhe me perpara vendet tina e do te rris bashkupnimin me rajonin

                                                              1. S
                                                                Stejsi

                                                                Ballkani i hapur sado mund te duket negativ nga relatat e kosoves me serbine po ta mendosh logjikisht eshte vetem se pozitive

                                                                1. T
                                                                  Titi

                                                                  Open ballkan nje nisem e cila po forcon akoma dhe me shume rajonin dhe po na bashkon akoma dhe me shume bashkipini ne keto kohe qe ndodhemi eshte gjeja me e rendesishme qe mund te bejm per zhvillimin e vendeve tona

                                                                  1. E
                                                                    ERTV

                                                                    Hapja me Serbinë jashtë konturit të EU do të thotë hapje me Rusinë (me të cilat Serbia nuk ka sanksione). Do të thotë që t'a kesh Rusinë indirekt ulur këmbëkryq në rajon. Dhe çdo pare e rajonit të fuqizoj ekonominë dhe indirekt ushtrinë e Rusisë. Të tjerat mendojini vetë. Ky është realiteti. Nqs Serbia vendos sanksione Rusisë, atëherë tjetër gjë por përsëri brenda kornizës së EU.

                                                                    1. A
                                                                      Astrit

                                                                      Normal qe do e perkrahi sic e perkrahim gjithe ne sepse kjo nisme do ndikoj drejtperdrejt ne ekonomin e vendit

                                                                      1. A
                                                                        Artan

                                                                        Ballkani i hapur esht menyra me e mire per te perfituar te gjithe sepse keshtu do zhvillohen te gjith vendet. Rama ben mire qe e mbeshtet

                                                                        1. P
                                                                          Ppsh

                                                                          Rrofte ps rrofte rama... Jam ne sinkron me gazeten apo e ekzagjerova? Skam par kor me te shpifur

                                                                          1. u
                                                                            urim

                                                                            vendet si puna e shqiperise e vetmja menyre per tu zhvilluar eshte te bashkohet me te tjere pra rama mbeshetet bashkimin dhe forcimin e gjithe rajonit dhe shqiperise

                                                                            1. r
                                                                              rei

                                                                              Edi rama eshte burr me mend dhe ecen me plane

                                                                              1. M
                                                                                Mallakastra

                                                                                Shumica e komentuesëve nuk kanë kuptuar thelbin e diferencës Ballkan i Hapur nën BE me Ballkan i hapur nën Serbi... Këtu është gjithë dallimi... BE të mbështet kur të bën pjesë të tregut të vet dhe nuk të varros, të bie në një standard me të tjerët dhe ndaj ta vë kufirin tek thana derisa të të barazoj me shokët dhe pastaj të bën anëtar me të drejta të plota. Po kuptuam këtë gjë flasim pa tifozllëk as pro dhe as kundër idesë por mënyrës se si duhet kryer dhe se si duhet mbikqyrur ky proces që të mos mbetemi si vaporri i Duçes në detin e hapur të ekonomisë së fuqishme serbe... ja kaq...

                                                                                1. P
                                                                                  Parruca

                                                                                  Bo bo qeka leshuar zyra gebelsiane e kryeministrise me komentet standarte. Mjerane!

                                                                                  1. s
                                                                                    shqiptar

                                                                                    Na harxhove kohen kot okokqoleQenke me poshte se niveli i Bushatit dhe Lubonjes,shko bej cicin

                                                                                    1. A
                                                                                      Alo-Alo

                                                                                      Pjesa më e madhe e liderve shqipëtar janë të kompleksuar nga friga se do mbesin lider nacional e e nuk do ngriten në lidera internacinal, prandaj edhe përkrahin cdo ide e cila vjenë nga jashtë. Këta lider që nuk kanë ide të veta për zhvillim të vendit por që mbështesin ide të huaja, duhet konsideruar me fjalën e popullit si e kecja e shtëpis ndërsa si mira e carshisë.

                                                                                      Lini një Përgjigje