
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një takim me anëtarë dhe ish anëtarë të PD-së, ku akuzoi se Tirana është shkatërruar. Gjatë takimit, Berisha kujtoi se kur ai ka ardhur për herë të parë në kryeqytet në vitin 1958, Tirana ishte një qytet që kishte dimension më njerëzor, për që më pas u shkatërrua dhe u rrafshua.
Në fakt, Berisha ka të drejtë kur thotë se Tirana u shkatërrua, pasi vetë ai është “arkitekti” i kioskëzimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në vitet 1990. Mjafton të shohim këto pamje të Tiranës së viteve 1994-1995, kur bashkia drejtohej nga Partia Demokratike me Sali kelmendin dhe Albert Brojkën - një kryeqytet i shpërfytyruar, me ndërtime pa leje, dëshmi e një krize të thellë identeti, një Tiranë xhungël e atyre viteve që për fat të mirë sot nuk ekziston më.
Ne shpesh e harrojmë si ka qenë Tirana në kohën kur vendi drejtohej nga Berisha. Ato që do të ishin hapësirat publike shumë shpejt do të zaptoheshin nga kioskat e mbira si çibanët në çdo rrugë, por edhe ndërtimet pa leje, që ia marrin edhe sot frymën Tiranës. Me rritjen e kriminalitetit të atyre viteve dhe korrpsionin, do të niste dhe zaptimi i Parkut Rinia, Sheshit Skënderbej, si dhe i të dyja anëve të lumit të Lanës, që do të mbahej për shumë gjatë mend për erën e tij të rëndë.
Jo vetëm kaq, por çibanët e epokës “Berisha” do të ktheheshin dhe në vatra të prostitucionit dhe të lëndëve narkotike, ku kundrejt ryshfetit, jo vetëm që nuk do të prisheshin, por do të lulëzonte paraja e pistë. Vetëm pas rënies së Berishës, do të niste edhe prishja e kioskave nga Edi Rama.
E kaluara e risjellë në vëmendje na ndihmon të jemi jo vetëm më të informuar, por edhe na sjell dëshmi se cili ka qenë arkitekti i vërtetë i kioskëzimit në kryeqytet.
Ndiqni për më shumë filmimet bruto të pandryshuara të atij realiteti ngjethës të kohës së Sali Berishës.
Video: https://youtu.be/HQrw3pDj2ws
dhe amerika arkitekt i shkaterrimit te uzinave fabrikave kombinateve, arkitekt i 97 dhe zhdukjeve te parave te popullit edhe arkitekt i zhytjes ne borxhe pa mbarim te shqiperise, pra shkaterruesi total i atij vendi esht amerika.
Kim qenke idiot!!
Per politikat antishqiptare te Sal Ram Berishes (SRB) nuk ta ka fajin Amerika. Nga nje skizofren i tille patalogjik mund te presesh me te keqen. Kur do vije ajo dite te ktheje patkojte njehere e mire ????????????
BERISHE SERBI ESHTE ARKITEKTI I SHKATRERIMIT TE SHQIPERISE FIZIKISHT DHE MORALISHT. DEMET QE KABERE KY MONSTER I LYER ME MUT DUAN 60 VJET TE REGULLOHEN.
Shife Tiranen e atyre viteve dhe te vjen t'ja lash kembet e t' ja pish ujin Rames e Veliajt . Shqiperia- Afganistan , Tirana - Kandahar . E majta nderto , e djathta shkaterro . Dhe duan te vijne perseri ne pushtet ....pu pu pu pu pu. !!!!
Ne ate kohe ishte pak ndryshe,aq dinin aq benin,por 8 miliarde € borxh nuk kishin.e majta jote i zhyti Shqiptaret ne borxh,pse nuk permend edhe baballaret e tyre qe e ben Shqiperine nje Rep Sovjetike me ndertesa te shemtuara e Fabrika kanceroze te 1920 .Tollonat dhe rradhet e vajgurit Babi I Rames I votonte,i mire I keq Saliu I zhduku Qelbesirat e Dhive nga Blloku dhe hapi vendin.Nuk ka bere asgje As Rama as Velia se ju dhimbset Shqiperia por se jane bere me para nga ndertimet e shemtura edhe sot.ne jetojme jashte dhe Tirana nuk duket aspak evropiane,por si nje xhungel nga kazakistani ku pellet Hoxha si ne arabi.katunar ve qe kan mbet ju duket Paris.nje njeri te dale i duket si Gaza
Pl0tesisht dakord me kete banorin nga Tirana
Loku salih ka ardh ne 58 me brekushe leshi mbushur me pleshta nga dhite e vicidolit.... Imagjinoni malokun e hutuar neper rruget e qyteti,si borati kur dilte ne qytet... Eh more enver qe na e solle malokun dhe kemi 32 vjet qe nuk shkulet nga karrikja
Po ku i keni pra pamjet, nxirrini ti shohin, se shqiptaret e kane memorien e shkurter
Eshte e vertete qe Tirana e viteve ‘90 u kthye ne nje hale gjigande, por ama ajo hale ishte e pastrueshme. Nderkohe pasi pastroi halene qe la Albert Brojka, Edi Rama nisi nje betonizim kriminal te Tiranes qe po vazhdon dhe sot me kulla 40 e 50 kateshe. Kjo lloj haleje ndryshe nga e para eshte e pa rikuperueshme, se nuk behet me fjale per kioska por per qindra miliona euro beton qe e kane bere Tiranen te pa jetueshme. Kullat e fundit qe po ndertohen, pas disa vitesh kur te kene pastruar parate per te cilat jane ngritur dhe te jene futur ne funksionim, do gjenerojne akoma dhe me shume trafik makinash ne qender. Dhe Lali fiku me siguri do shtoje banderolat ku shkruhet: « me biciklete do kishe arritur ».
Ato kioska u prishen dhe per nji muaj u be parku sic kishte qene.Po ketyre pallateve me beton qe po na marin frymen ne dhe do tja marin dhe femijeve tane cfare ti besh.Rama e shkaterroi Tiranen pergjithmone o kunguj te partise.Shifeni kete byth qirin tjeter qe tha sdo jap asnje leje ndertimi cfare po ben.Apo vini ne Tirane nje here ne gjashte muaj dhe na tregoni sa e bukur eshte.Nuk mbushesh dot me fryme.
Fat karabushi: eshte ne doren tende te jetosh ne nje shtepi me qerpiq apo te jetosh ne pallate shume kateshe e shume komode. Vetem primitivet injorantet e pafund shqiptar duan qerpiq e vetem qerpiq.Bile edhe gropat septike ti ken ne oborrin e shtepia me qerpiq e ku mijt e brejtesa te tjere hedhin valle. Kudo ne bote "betoni" eshte fjala fundit e ndertimit e mjaft i pershtateshem edhe per 2 meter qe kerkojne injorantet e qerpiqit. TIRANA tashme eshte europianizu e eshte skene e artisteme me te shquem botnore.Kur ne Tirane mor zog gomari me raportin me te mire ne bote te shprehun ne meter katror midis gjelbrimit e "betonit" sipas tejet te merret fryma medet qe akoma jeton,si mund te jetojne ne Nju Jork,Milano e qytete tjera te rendesishme europiane me mbi 4 miljon banor? Ta dish e te kuptosh drejt: ndertimi i pallateve shume kateshe e ruartja e raportit gjelberim-siperfaqe te ndertuar baza e ndryshimit te nje vendi e jo "shpijat me qerpiq"
Në kohën kur u shfaq Berisha, vetëm ushtrin kishim moderne, të tjerrat ishin primitif, ku kooperativat dhe uzinat me qymyr në tre turne ishin e vetmja lëvizje në vënd.