Paratë ruse për PD-në, Ristani: Nuk dinim gjë ç'bënte Basha! Prokuroria shqiptare nuk e hetoi

15 Shtator 2022, 22:25Politika TEMA

Paratë ruse për PD-në, Ristani: Nuk dinim gjë

Arben Ristani, ka folur për lobimin e Lulzim Bashës për të bërë fotografi me Presidentin Trump dhe akuzat e përdorimit të parave ruse për këtë qëllim.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Ristani tha se veprimet e Lulzim Bashës ishin të gjitha personale dhe nuk kanë lidhje me PD-në, pasi paratë nuk kanë dalë nga partia. 

Ristani tha se çështja nuk u hetua por nuk shpjegoi se kush e shpëtoi Lulzim Bashën nga hetimet dhe përse Nick Muzin nuk erdhi për të dëshmuar. 

Pjesë nga biseda në emision: 

Arben Ristani: Këto para nuk kanë hyrë kurrë në PD dhe nuk kanë dalë kurrë nga PD. Dijenitë i kam nga hetimi i Prokurorisë. Këto para janë përodorur personalisht nga ish kryetari i PD, për qëllime të lobimit. Askush në PD nuk ka patur dijeni për këto veprime. Kryetari i partisë nuk ka të drejtë të bëjë marrëveshje dhe lobim pa autorizim nga partia. Çështje të tilla nuk janë shtruar kurrë dhe nuk ka patur asnjë autorizim të tillë. Në këto kushte, unë absolutisht nuk kam patur asnjë dijeni.

Nuk di të kenë patur dijeni as nënkryetarët dhe as personat të tjerë në PD. Nuk di me kë mund të ketë folur pastaj privatisht Basha. Çështja është nisur me akuzën për pastrim parash. E para ishte dëshmia e Muzin për marrjen e parave nga Basha dhe e dyta, indicia që prokuroria mori nga deklarimi i Bashës në një emision, kur tha se i ka mbledhur paratë nga emigrantët.

Prokuroria kërkoi nga SHBA dëshminë e Muzin dhe erdhi përgjigje ku ata kërkonin të specifikonin pozicionin apo statusin me të cilin do të pyetej Muzin. Ose do të merrej i pandehur ose si dëshmitar. Ata kërkonin garanci që do të pyetej si dëshmitar dhe pastaj do të ndihmonin në marrjen e dëshmisë.

Nuk ju çua përgjigje amerikanëve për këtë. U hoq dorë nga akuza për pastrim parashë. U ngrit një akuzë për ta mbyllur çështjen, sepse falsifikimi i dokumentave nuk qëndronte fare. Prokurorët vetë u ndanë në dy mendime. Një nga prokurorët, mendonte që akuza për pastrim parash duhet të vijonte deri në fund, ndërsa dy prokurorët e tjerë hoqën dorë nga kjo akuzë.

Ylli Rakipi: Të themi ndershmërisht, kush mendon se e ka mbyllur?

Arben Ristani: Nuk di t’ju them.

Ylli Rakipi: Kaq fuqi ka ose Edi Rama ose Amerika, me njerëzit që ka këtu.

Arben Ristani: Të dy prokurorët që mbyllën akuzën, nuk janë në këtë gradë të lajthitjes të mendojnë se ka falsifikim me mosveprim. Ndaj ishte akuzë për ta mbyllur.

Ylli Rakipi: Kush mendon se ka dorë këtu?

Arben Ristani: Nuk di të them. Por, një gjë është e vërtetë, që me këtë veprim personal, Basha ka dëmtuar jo vetëm PD-në, por një opinion shumë i rëndë për shqiptarët në përgjithësi. Ndërkohë, ju them me garanci të plotë që në PD nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë asnjë lek nga cdo entitet apo shtetas i huaj. Se si kanë kaluar…

5 Komente

  1. k
    kthhh

    Nu keni faj ju kurvat e Putinit,fajin e ka ai i gjati qe lejoji shokun e kurvave Putiniane te behet kryetar i SPAK. Tani na ankoheni pse Basha nuk eshte hetuar.

    1. T
      Tarras-Bulba

      Sa qesharak dhe kontradiktor qe jeni, mor te njer qe as me genyer nuk dini... Po s'keni faj se e keni ne gjak dhe jua ka mesuar mire kete pune Sa-Hale Breshkari, ate qe dje e peshtunte sot e lepin pa piken e turpit... Nga njera an thua se s'eshte e mundur se askush s'ka pasur dijeni nga PD-ja per parate por nga ana tjeter kur LULUSHKA bente fotografit ju nuk dishit gjo fare se Lulushkari s'ishte kryetari i partise kur dilte ne fotografi, se sipas rregullave te Pe-Dhjes as kryetari s'mund te bej lobim e veprime te tilla pa approvimin e partise... Wow! c'deklarate e forte qe eshte kjo..., prandaj jeni katandisur ne kete derexhe, rroma per toma. Te gjithe jen kaq te paftyre e pa piken e turpit, qe s'e keni pergje te shisni jo bythen tuaj por dhe ato te nonave, motrave, grave tuaja. Ptuuuu fare e keqe!

      1. E
        Erjon S

        E dije ti o Beqir e dije cbente Luli. Nese nuk do ta dije, sdo firmosje cfaredo fature financiare qe te sillte Odeta Haxhiu ne zyre ty. Nese nuk beson, pyet Nard Ollin.

        1. M
          Martin

          Lulzim Basha duhet te kerkoje bashkepunim me Drejtesine, ndryshe do ta pesoje si Kosta Trebicka.

          1. M
            Malo Seferi

            Shenim! Lulzim Basha ka tasti ne mire t’i kunder pergjigjet Sali Berishes! Te rrefehet! Saliu kerkon ta varrose te gjalle, Ky hesht! Fol, gol Lulzima Basha! Fol QE te shpetoshe veten dhe Shqiperine, ndryshe t’i do re kalbesh ne burg, ai do te beje segue! Fol pra, trego Kristen e Sali Berishes - fol per Azem Hajdarin, per Kosta Trebicken, per Gerdecin, per 21 Janarin etj. Fol! Fol!

            Lini një Përgjigje