PD do t'i marrë mandatin, Agron Shehaj: Bërtasin për vjedhje, por duan të grabisin mandatin tonë

26 Maj 2025, 17:31Politika TEMA
PD do t'i marrë mandatin, Agron Shehaj: Bërtasin për

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratave nga Partia Demokratike se do të kërkojnë rinumërim të votave të pavlefshme në Tiranë me qëllim marrjen e mandatit të 14, duke i hequr Mundësisë mandatin e dytë.

Sipas Agron Shehajt, dy mandatet e fituara në mënyrë të ndershme dhe të padiskutueshme në Tiranë janë objekt i një tentative për vjedhje në tavolinë. 

Sipas Shehajt, ajo që po ndodh është një përpjekje e dëshpëruar e partive të vjetra që refuzojnë ndryshimin.

Shehaj thekson se Partia Mundësia do të mbrojë çdo votë të qytetarëve, ashtu siç e ka bërë edhe më parë përballë presioneve politike apo policore.

"Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush.

Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë.

Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë!

E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet", shprehet ai.

3 Komente

  1. G
    Grizo

    Shpresoj qe Alimehmeti te mos behet Basha nr.2! Do quhej deputet pa karakter! Ai duhet te kuptoj peshen e fitores qe ka arritur! Ajo eshte baza e nje ardhmeje te suksesshme te tij! Besoj se ai duhet te pres! Ndoshta s'duhet te pranoj edhe ndonje propozim "vleresues" nga SB per te kandiduar per Kryetar Bashkie! Eshte I ri dhe ....dihet te pres moment te pershtatshem per tu bere politikan klasi.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Po koqe akoma o Agron! Po pse flet në përgjithësi, për vjedhje të mandatit të tënd nga partitë e mëdha...... . Po partia që po të vjedh mandatin ka emër..... Ti nuk guxon ti përmëndësh emrin. Quhet PD dhe kryetari i saj Sali Berisha...... Këta janë hajdutët. Por ti ke frikë tua zesh emrin me gojë.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nua

        Kerrick per kryetare Bashkie

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje