“PD duhet të hapet, këtë themi edhe në kafe me kolegët”, Demiraj: Kemi nevojë për figura të reja

6 Maj 2026, 13:50Politika TEMA
“PD duhet të hapet, këtë themi edhe në kafe me

Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë teknike të 2017-ës, Dritan Demiraj, mendon se Partia Demokratike ka nevojë për një hapje më të gjerë me figura të reja nga fusha të ndryshme.

Ai u shpreh se opozita nuk mund të funksionojë me një numër të kufizuar drejtuesish dhe se afrimi i kontributeve të reja është thelbësor që PD të vijë në pushtet. 

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Demiraj shtoi se PD-ja s’mund të ketë vetëm 15-20 figura.

“Do duhet që PD t’i hapë komplet portat, që të ofrojë njerëz të tjerë me kontribute më të mëdha nga të gjitha fushat, dhe nuk mendoj që PD duhet të ketë vetëm 15-20 figura, dhe ky është një nga problemet që miqtë tanë demokratë… Qëparë kam qenë me tre deputetë të PD duke pirë kafe, ky është problem real që thonë çdo ditë. Mendoj që PD do t’i shikoj me seriozitet, është duke i analizuar me sukses të gjitha problematikat, dhe e vetmja mënyrë që kjo forcë të vijë në pushtet, të frymëzojë popullin, është hapja e saj dhe afrimi i figurave të reja. Kryetari i PD, që është edhe politikani më me eksperiencë në Shqipëri, e ka të qartë se cilat janë rrugët, format, metodat, për ta forcuar këtë forcë në muajit në vijim”, tha Demiraj.

8 Komente

  1. E
    Emigranti

    Jo te hapet por duhet te shqyhet

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      Ky duket si i depordhizume se ka qene ushtar

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Ky Demiraj eshte nje llapaqen i Sali kermes. Kush e ka pare ne faqen e tij sillet si xhorre.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demiraj, minister i Saliut, cfare te presesh prej

          Ky kapiteni Demiraj qe vjen nga usa eshte ushtar i familjes nongrata. Duket se vjen nga familje komunistash, thote se di shume, por punon per Saliun si antishqiptar. Dikur thoshte se Ukraina ka humbur luftem por tani hesht.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lumi

            More kolonel po akoma ske zënë mënd more kolloqithe po bën propogandën e Saliut Dhe pa asnjë mendim konkret se si duhet të hapet thua Saliu e di mirë se si hapet dhe mbyllet kjo Pari se ai ka goxha përvojë. Po mirë nuk ke aq kurajo të paktën si ushtarak të thuash që kjo parti hapet dhe ri forcohet dhe shkon drejtë zgjedhjeve për fitore por me një kusht dhe domosdoshmëri :të hapet partia dhe të vijnë të rinjtë duhet të nxirret jashtë partisë Saliu dhe një ose dy duzina deputetësh dhe drejtuesish që i kanë zënë frymën ksaj partie Mirëpo ju o kolonel keni pirë ujëntë komtaminuar nga çezma e Saliut dhe domosdo që do të flasish kësht Sa mirë do të ishte që të mos prononcoheshe fare për këtë problem sepse jo që nuk ndihmon por përkundrazi mbështet strategjinë e Saliut .Mirëpo ju nuk e bëni pa përfitim këtë propogandë . Ke fituar disa bene fice në karierën tëndr si ushtarak duke filluar nga dradimet detyrat specializimet zgjedhja në qeverinë teknike si Ministër i Brëndshëme etj dhe tani pret të vijë PD që tëtë bëjë deputet dhe ministër Pra je shajtan budalla . Nuk punon badiava por jep për të marrë dhe nuk e ke keq si kanë ardhë kohët sot E ha turpin me bukë për pak karierë

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni

              Ky eshte karafil complet.Ben si politikan,analist,polic,biles edhe analist nderkombetar.Te gjithe parashikimet o dalin blof.Do me u ingranu si intelektual por eshte koqe complet.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Te gjithe per dru Dishumi per shkarpa

                Doni te dini cdo ndodhe? Pyesni te gjithediturin dhe do te ndodhe e kunderta.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Salkufoma

                  Ky Demiri eshte dordolec i famshem …

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje