“PD i ka vënë vulën vetes, po mbron fatin ligjor të Berishës”

12 Nëntor 2025, 09:03Politika TEMA
“PD i ka vënë vulën vetes, po mbron fatin ligjor të

Analisti politik Arben Meçe, ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se kjo forcë politike ka humbur funksionin e saj opozitar dhe ekziston vetëm për të mbrojtur fatin ligjor të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Meçes, PD “i ka vënë vulën vetes” dhe nuk ka më forcë reale politike, ndërsa e konsideron “21 Janarin” si krimin shtetëror më të rëndë të dirigjuar nga Berisha.

“Nuk ka bërë vaki ndonjëherë që një parti të dalë në zgjedhje me të gjitha kandidaturat e tepërta. PD i ka vënë vulën vetes. PD nuk ka fare forcë politike, e vetmja forcë që ka PD, ku do të vazhdojë të mbështetës dhe qëllimit i ka dhënë vetes, ka të bëjë me fatin e Sali Berishës.

PD ka qenë në dispozicion me fatin ligjor të Sali Berishës. Për mua çështja më e rëndësishme është ndëshkimi i këtij krimi shtetëror të dirigjuar nga Sali Berisha, “21 Janari”.

Fati ligjor i Berishës do të ballafaqohet me një aksion “grupin e zjarrit”, që Berisha e emëroi në Kuvend. Nuk do të ketë aksion politik të masës së PD në Kuvend. Berisha nuk ka marrë vetëm demokracinë me veten, por ka vrarë dhe shpresën.

E vetmja gjë që i ka mbetur Berishës është grupi parlamentar. Berisha në forcën e vet politike është zero, në të gjitha planet nuk ka më kapacitet që Grupi Parlamentar t’i shkojë nga pas”, tha Meçe në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Lini një Përgjigje