Preç Zogaj: Bashkimi i PD-së po pengohet nga Berisha, problemin e zgjidh tërheqja e tij

15 Korrik 2023, 19:41Politika TEMA

Preç Zogaj: Bashkimi i PD-së po pengohet nga Berisha, problemin e

“Berisha të bëjë një hap pas dhe PD të bashkohet përmes një rithemelimi të ri, me njerëz të pakonsumuar”. Kjo është receta e Preç Zogajt se si Partia Demokratike mund të vijë në pushtet.

Gjatë një intervistë për “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, analisti Zogaj thekson se ka ardhur momenti që Berisha të mendojë për demokratët dhe të tërhiqet.

Berisha flet për riaktivizim të protestave, ndërkohë që ajo është e ndarë në tre fraksione. Çfarë po ndodh?

Ajo që po ndodh në opozitë është dëshpëruese, jo vetëm për anëtarët e PD-së, por edhe për votuesit e saj dhe popullin opozitar. Opozita është fragmentuar kaq shumë dhe është kaq e dobët sa që nuk perceptohet si alternativë. Edhe zgjedhjet e fundit vendore treguan se Berisha me grupin e tij konsumoi edhe premtimin e fitores. Perspektiva është edhe më e keqe se sa ishte. Ka egoizëm dhe axhenda të karrierave personale. Nuk shoh që dikush po e vret mendjen për të gjetur zgjidhje.

A ka më zgjidhje për PD-në?

Po. PD pavarësisht se ka një strategji për ta diabolizuar, për ta nxjerrë vetëm në dritë të keqe, PD i ka bërë shërbime të mëdha Shqipërisë. Mos ta lidhim këtë me individë që kanë devijuar. PD ka vendosur pluralizmin, ka vendosur demokracinë, ka vendosur ekonominë e tregut në Shqipëri, ka vendosur disa standarde që janë sot historia ku ecën Shqipëria. PD nuk e ka përfunduar misionin e saj.

A është dikush që duhet të tërhiqet sot?

Bashkimi i PD-së pengohet nga protagonizmi i Berishës dhe ndonjë tjetri.

Po Basha po bën protagonizëm?

Nga kthimi i tij pritej që partia të përthithte edhe elementë nga Foltorja. Por ka ndodhur që edhe vetë partia është ndarë. Problemin e opozitës e zgjidh tërheqja e Berishës.

Çfarë i inspiron demokratët për të votuar PD-në nëse ikën Berisha?

Inspirimi nuk jepet me shiringë, ai vlen. Demokratët i inspiron një rithemelim i vërtetë i PD-së. Drejtuesit e PD-së edhe po të mos kishin pengesat që kanë në raport me SHBA-në, kanë pasur një lidership që ka përmbyllur ciklin.

A është Basha elita e re?

Basha është provuar. Ka një përvojë politike. Ajo përvojë sa ndihmon në PD, aq edhe shtron pyetje që duhet tu përgjigjet. Unë e mbështes PD-në zyrtare. Nëse më pyesni a fiton PD-ja zyrtare zgjedhjet, do isha naiv nëse do të thosha “po”. Por një bashkim që thith edhe 100-200 mijë të tjerë votues, kjo është e mundur me një rithemelim të ri, të vërtetë. Berisha që ka mbështetjen më të madhe në PD bën një hap mbrapa dhe lejon që partia të bashkohet, duke marrë sadisfaksionin që në ditë të keqe kishte shumë demokratë që e mbështetën. Këtu është momenti që Berisha të mendojë për demokratët se demokratët menduan për të. Duhet një bashkim i ri me një grup drejtuesish të pakonsumuar, me një frymë të re, me një program të ri, me një ligjërim të ri.

10 Komente

  1. D
    Dakord

    Ore s'ju ka mbetur më cipë në faqe, as skuqeni, as zverdheni. Po prisni që saliu të ikë vetë se ne të tjerët po presim të ngordhë? Ju nuk e hiqni dot? Po pse? Sepse ka shumë idiotë, hajdutë dhe vrasës që e votojnë apo jo? Pra ti pseudointelektual sugjeron që këta votuesit idiotë, hajdutë dhe vrasës i duhen PD që të vijë në pushtet bashkë me ta apo jo??? Në ke bythë të bësh opozitë hiqi vizën saliut dhe bandës së tij votuese dhe dil në publik tja çirrni maskën, përmdryshe hesht, mjaft e keni poshtëruar veten. Hesht legen. Ja keni shpifur shumicës dërrmuese të popullit shpellare të dreqit.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cen Dymi

      Doli fytyra me e zeze e 33 viteve trzicion Spiuni i Sigurimit Prec Zogaj ( Ciftelia ) njeriu nr.1 i Ramiz Alise ne P.D - ne e krijuar nga vete Ramiz Alia ne nje marrveshje me Sali Ram Berishen. Preci bente levizje te komanduar nga Ramizi sebshku me spiunat e sigurimit njerzit po te Ramizit Arben Imami , Neritan Ceka , Azem Hajdari e shume spiuna tr tjete te sig.. Prec Zagari perfituesi me i madh ne privatizime , Tedera, leje pallatesh , vende pue ne Ad. Qendrore etj.. Nadaj Shqiperia ka ngelur skllave e Bllokmeneve te rij. Turp ...Saliu sherbetori me i devotshem ne Demokraci per ish bllokmenet.

          1. N
            NAPOLEON BONAPARTI

            Eshte e turpshme qe edhe nje nga mendjet me te ditura te opozites na thote se " PD ka vendosur pluralizmin dhe demokracine ". Se pari, te gjithe shqiptaret me sadopak mend e dine se PD u krijua pas lejimit te pluralizmit, pra ishte " bija " e pluralizmit te lejuar dhe jo " nena " qe polli pluralizmin. Pastaj, te thuash se PD vendosi demokracine kur demokracia nuk ekziston as sot dhe, cfare eshte me e rendesishmja, kur PD eshte udhehequr dhe sunduar gjate gjithe kohes, ne pushtet dhe opozite, nga nje njeri te cilin Perendimi e ka shpallur " minues te demokracise ", kesaj i thone te vetediskreditohesh.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjergji

              I mbarove bizneset me Ben Imamin? E ndertove pallatin ne token qe grabitet bashke? Habitet si SPAKu nuk ka degjuar per kete afere super korruptive. Ishalla I vijne veshet .

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Ziguri.Guri I Zi

                Cudi e madhe

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pal Melyshi

                  Spiuni dhe hajduti me i madh i Globit Spiuni Ciftelia Prec Zagari dhe djali na e kishte keshilltare te Presdentit Spiun Sgurimi Ilir Metaj. Ky ska turp verifikoni c'fare vjedhjes ka BO....!!!@

                  Përgjigjjuni
                  1. Analist

                    ZOGAJ afer zagarit.Ky e dhume te tjere promovuan dhe gjithnje perkrahen kriminelin sali.Krimineli sali me bekimin edhe te zogajtshkateroi e vodhi gjithe ekonomine e shqiperise vrau e petndoqi cdo njeri qe muk i shkoi pas menderes setij por me keq akoma i vetmi vend te pakten ne Europe qs le te flasi e akizoje te tjeret gjithe diten edhe sot qe .ERIKA KA 2 VJSTQE E KA SHPALLUR NON GRATA .DREJTESIA GJOJA E RE NUK E PYET QOFTE EDHE NJEHERE SALE KRIMINELIN HAJDUTON SHKATERUESIN E DREJTESISE NE KETE VEND.ZOGAJ DHE SHUME POLITIKABNE ANALISTE GAZETARE PROKURORE ZYRTARE THONE AKOMA GJITHE DITEN CFARE THOTE SALIU PER MUA ..Them se do vere dore perendia ndaj sali kriminelt.

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      UNE

                      Frok, Frok Koke malok!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje