Presidenti Begaj: Krenar për shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare në misionet ndërkombëtare

1 Janar 2026, 12:04Politika TEMA
Presidenti Begaj: Krenar për shërbimin e Forcave të Armatosura

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti në një lidhje direkte online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj uroi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët shqiptarë të angazhuar në misione jashtë vendit për festat, duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për shërbimin e tyre larg familjeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe lirisë në botë.

Kreu i Shtetit theksoi se angazhimi i Forcave të Armatosura në misione në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Detin Egje, Irak, Sinai, Sudanin e Jugut, si dhe në strukturat mbështetëse për Ukrainën, është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

2 Komente

  1. x
    xhambazi

    Pacexhiu i rilindjes qe ka firmosur per sa e sa baza per te bere oligarket e Rames hotele.Pu race muti je dhe ushtarak

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ernest

      Ky eshte doktor zorresh ca ushtaraku. Edhe si mjek ka sherby ne ushtri ku ushtaret jane moshe e re e ky palla ska pas shance te beje vizita mjekesore vetem tu pi raki…

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje