Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit shqiptar, Nik Gjeloshaj, duke shkaktuar reagime të forta politike.
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, e cilësoi këtë veprim si kërcënues dhe të dëmshëm për përpjekjet e përbashkëta për një shoqëri europiane.
Ai kërkoi nga autoritetet shqiptare të reagojnë diplomatikisht dhe të mbështesin komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Gjekmarkaj theksoi se respekti për përfaqësimin e drejtë është kyç për stabilitetin dhe integrimin rajonal.
Deklaratë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj
Shqiptarët në Mal të Zi, malsorët dhe qytetarët e Tuzit, kanë qenë dhe mbeten një faktor thelbësor në proceset demokratizuese dhe integruese të Malit të Zi.
Ata kanë kontribuar me përgjegjësi dhe vizion në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike, në stabilitetin institucional dhe në orientimin perëndimor të vendit.
Pikërisht për këtë arsye, çdo sulm me retorikë kërcënuese ndaj një përfaqësuesi autentik e autokton si z. Nik Gjeloshaj, personalitet perfaqesues me integritet, Zëvendëskryeministër i Malit të Zi, dhe aq më tepër kur vjen nga vetë Presidenti i Republikës, z. Jakov Milatović, është jo vetëm preokupues , por përbën një cenim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të shqiptarëve dhe të përpjekjeve të përbashkëta shqiptaro-malazeze për një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe europiane.
Në këtë kontekst, ftoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të ndjekin nga afër këtë ngjarje, të kërkojnë sqarimet e nevojshme nga autoritetet malazeze dhe të mbështesin pa komplekse komunitetin shqiptar në Mal të Zi, në funksion të respektimit të standardeve demokratike dhe të përfaqësimit të drejtë dhe dinjitoz.
Nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë dhe integrim europian në rajonin tonë pa barazi reale mes qytetarëve dhe pa respekt institucional për të gjithë komponentët kombëtarë të shteteve tona.
Shpreh mbështetjen time të palëkundur për z. Gjeloshaj dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në Mal të Zi. Është detyrë e çdo shteti serioz, përfshirë Shqipërinë, të mbrojë interesin kombëtar me dinjitet dhe me përgjegjësi, jo përmes retorikës, por përmes qëndrimeve të qarta dhe veprimit diplomatik.
Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Nuk e lexova artikullin se pashe qe eshte cuar shpejt nga gjumi ky derri i Lezhes
“bashkejetesat” e kombesive te ndryshme nen nje shtet nuk ka funksionuar kurre. Mal i Zi, Bosnja apo ne Bullgaro “Maqedoni” do te kete gjithmone trazira derisa nje dite do plasi lufta civile. Greket e kuptuan kete gje shume kohe me pare dhe me menyra te ndryshme i asimiluan shqiptaret, duke ju zhdukur e tjetersuar historine e gjithcka qe kishin. Prandaj Greqia eshte shtet qe nuk njeh pakica kombetare dhe shtyp e tjeterson cdo gje qe devijon nga ideja e “helenizmit”.
Ju lumte Gjekmarkaj! Por jo vetem nenkryetari i Kuvendit, te gjithe institucionet shqiptare duhet te pozicionohen ne mbrojtje te shqiptareve ashtu sikur e thote dhe Kushtetuta.
Shqiptaret behen me shume pis kur mbrohen nga maskarenjte pa vertebra si ky loqja "profesor".
Nuk e lexova çfare ky lavjers shkruan por kur shikoje suratin e ketij bythe lepires cuditem si ky frymor del ne média
O Gjel-ush Mali i Zi patì dhe nje KM Shaiptar dhe ju opa-zistet nuk ju degjuam nje here ta perkrahnit vetemse bashkepunontr me Ramen dhe tashti foni ti nxirrni geshtenjat nga zjarri me duart e qeverise dhe te behet probldm dipllomatike.
Shumë i drejt mendimi juaj. Përfaqësuesi më i lartë ishte Kryeministri shqiptar. Por këta opozita e opozitës me Niko Gjeloshin donin përfaqësues me zv. Kryeminister. Po ti shohësh kështu si kallëpe duken goxha burra por nga koka janë kallëpe bashk me këtë "Profesorin"pa shtyllën kurrizore nga Leshi.
Prof doc i shkencave antar i bandes terroriste pd Agron GJEKKAKA pasi rregulloj marrdheniet me krye terroristin Sali Karaxhic Berisha , si largpames qe eshte ka hedhur syte pertej kufirit , per situaten ne Ballka e me tej ne Europe . Agron Gjekkaka ky emer i madh me titull prof ne universitet e tashme deputet qe i ben lavazh koqeve te fishkura te Saliut dikur e shante bile tha qe po e mori pd ai .err fund rrugetimi politik i Gin Gjekmutit , po sot . . . . . .
Ja Xheķu po nderkomtarizohe