PS mbledh Asamblenë Kombëtare të dielën, në fokus riorganizimi i strukturave

6 Shkurt 2024, 16:50Politika TEMA
PS mbledh Asamblenë Kombëtare të dielën, në fokus

Partia Socialiste do të mbajë të dielën më 11 shkurt mbledhjen e asamblesë kombëtare.

Në mesazhin që sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi iu ka dërguar anëtarëve thuhet se në zbatim të vendimit të kongresit për raportimin e detyrave të lëna në kuadër të rienergjizimit të partisë si dhe me kërkesë të kryetarit Rama do të mbahet mbledhja e asamblesë.

''Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!

Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi "Xibraku" do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!

Sekretari i Përgjithshëm i PS

Blendi KLOSI'', shkruhet në mesazh. 

2 Komente

  1. C
    Columbo

    PS nuk do gjejë paqe politike pa kuptuar shkakun e pakënaqësis qytetare. Arsye dihet., të gjithë ata që nuk i njeh Rama fizikisht, nuk ekzistojn për të. Ata qytetar të thjeshtë (ku shumica janë me arsim fillor) janë problemi politik ku herë i përdor PS, si për 21 janarin 2011,dhe herë PD(Shqipëria në rrezik, ose motoja tjetër o sot o kurrë) ku pasi vijnë në pushtet harrohen., gjë që ka sjell eksodin e 2 milion qytetarëve, ose 35 %e popullsisë. Zyrtarëve dhe ministrive ju intereson largimi fukarenjëve se e përdorin si armë për ti bërë shantazh qeveris me ngritje rrogash ose kushte më të mira pune

    Përgjigjjuni
    1. L
      Livadhisje ne kurrizin tone

      Ku ka parti more vellezer ky po behet me keq se ne kohen e merhumit. Ska asnje intelektual a politikan ti dali kundra se i con ne "te semes" sic tha Ben Ahmeti.Te gjithe i ka bere si eunuk grate i sundon me force . Ne parlament i ka kartonat jeshil 100% askush nuk mund te mendoje ndryshe se e peson. Ky po kthen diktaturen per te mbajtur postin e tij me votat qe ne i besuam.Shqiperise ja shet tokat e pasurite sic ja do qejfi si ta kishte cifligun e te jatit. Askush se ndalon . Ne skemi as opozite aty jane mbledhur nje tufe hajdutesh ,rrugace te korruptuar qe duan te ruajne me cdo kush cfare kane zhvatur dhe as politikane te ngrene zerin per gjithcka behet ne kurrizin tone.Prandaj Rama po livadhis si i do qejfi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje