Pse u sulmua me tritol njeriu i Lulzim Bashës?!

27 Mars 2022, 12:21Politika Ylli Pata

 Pse u sulmua me tritol njeriu i Lulzim Bashës?!

Kanë kaluar 24 orë nga hedhja në erë e një ndërtese në qendër të qytetit të Shkodrës, e cila është një nga ndërtesat më të vjetra e historike të qytetit.

I quajturi gjithmonë si “Gastranomi”, ajo ndërtesë është pronë e familjes Bushati, përkatësisht njërës prej degëzimeve të këtij mbiemri mjaft të famshëm në Shkodër, ku ka shumë “barqe” e fise.

Ekzaktësisht, ajo është pronë e Xhemal Bushatit, dhe e familjes së tij. Bushati, ishte më 6 mars kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër, si dhe u identifikua si përkrahës i PD-së zyrtare që deri dje drejtohej nga Lulzim Basha.

Gjatë fushatës për bashkinë e Shkodrës, pala e foltores që arriti të fitojë dhe PD pati një përplasje të madhe, që shkoi deri në sharje, sulme e kërcënime.

Këtë e ka deklaruar si kryetari i PD-së së Shkodrës, Xhevdet Amuli, por edhe kandidati për kreun e bashkisë, Xhemal Bushati.

Dy ditë më parë, në selinë e PD-së së Shkodrës, disa punonjës së bashkisë, kanë shkuar dhe ngjitur një poster të Sali Berishës, tek dera kryesore e degës, kur ajo ka qenë e mbyllur. Me një fjalë, dega e PD-së, ka qenë në një linjë me qendrën, e cila nuk lejoi Sali Berishën që të kthehet për të kandiduar për kryetar.

Ngjarja ka ndodhur thuajse njëkohësisht me “vizitën” e Sali Berishës në selinë e PD-së dhe përplasjen e tij me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Pse u sulmua me tritol njeriu i Lulzim Bashës?!

Pikërisht pak orë pas kësaj ngjarjeje ka ndodhur shpërthimi i tritolit në pronën e njeriut më të rëndësishëm të Partisë Demokratike në Shkodër, i cili një javë më parë kundërshtoi dorëheqjen e Bashës, e publikisht akuzoi struktura të ngritura nga Voltana Ademi dhe administratën e qeverisë, që e kanë sulmuar PD-në gjatë fushatës së 6 marsit.

Vendi ku ka shpërthyer tritoli, është në qendër të Shkodrës, pak hapa me bashkinë, e përballë selisë së prefekturës, 500 metra nga Gjykata e Rrethit. Policia e shtetit, në një komunikatë me dy rreshta nuk thotë asgjë mbi ngjarjen, edhe pse ajo është shumë serioze.

“Rreth orës 02:20, në derën  e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën "Bujar Bishanaku" si dhe në derën e një  biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori", është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, në disa medja e rrjete të lidhura me qatqe politike po flitet sikur ngjarjet janë të lidhura me konflikte apo “premtime të parealizuara elektorale”.

Xhemal Bushati, është një militant e përkrahës i PD-së që prej 1990-s, së bashku me familjen e tij, por nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë që të ketë pasur poste qeveritare.

Pse u sulmua me tritol njeriu i Lulzim Bashës?!

Familja e tij është marrë me tregti që me rënien e komunizmit, duke qenë një nga bizneset e vogla me më shumë punë, e ku ishin aktivizuar thuajse të gjithë pjesëtarët e familjes. Edhe pse një mbështetës i flaktë i PD-së, Xhemal Bushati, ka qenë gjithmonë një qytetar i edukuar që asnjëherë nuk është përplasur për punë partie apo përkatësie politike.

Gjatë mandatit të parë të Voltana Ademit, pra viteve 2015-2019, Xhemal Bushati ka qenë kryetar i  këshillit bashkiak të Shkodrës. Nëse ka krijuar përplasje gjatë kësaj pune, është fakt se ai nuk ka lejuar dhënien e lejeve apo koncensioneve për grupe të rëndësishme kriminale. Është fakt i njohur, qëndrimet edhe publike të tij për këtë çështje gjatë kohës kur drejtoi këshillin.

Prona e tij historike në mes të Shkodrës, prej kohësh nuk administrohej nga familja Bushati, pasi i ishte dhënë me qira një prej rrjetit të njohur të shitjes së veshjeve në Shqipëri, që përfaqëson një kompani të huaj.

Logjikisht, ai që e ka vënë nuk e ka pasur me kompaninë e njohur, e cila është shumëkombëshe dhe nuk ka si të sulmohet në Shkodër, e as me pronën, e cila ka të paktën 100 vjet e ndërtuar dhe është pjesë e korpusit muzeal të shëtitores qëndrore të qytetit.

Arsyeja e vetme e atij sulmi, është pikërisht mesazhi ndaj Xhemal Bushatit, i cili kohët e fundit ka mbajtur qëndrime të qarta politike, të cilat kanë qenë në krah të kundërt me qëndrimet e “Shtëpisë së Lirisë”, Foltores dhe Sali Berishës…

TemA

31 Komente

  1. M
    Malo

    Po mir mor Gazetar edhe une te pyes pse u hodhe ere?te majtet jane mjeshtrat per te krijuar vella vrasjen e kane bere per 47 vite edhe po vazhdojne akoma me kete menyre.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Po mor Malo palla po, por keto 3 dekada kane qene pjella me e keqe e tyre qe kane krijuar ate bicim te djathte me ne krye Sali kermen qe ka bere keto.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malo

        Aron un Malo kam Emrin e vertete,nqs ke deshire tme njohesh une te identifikohem shpejte,edhe ketu nuk jame per te ofenduar ty e askend,Ndoshta ty te dhen e vellavrasja qe ben per 47 e Po e bejne perseri Po kjo eshte se ate e kane primare,fjalen Palle eshte mire ta terheqesh pase,e kunderta eja te njifemi perballe.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skypion

          "Malo"! Po qe se gjerat i zgjidh me "muskuj", atëherë mere parasysh se ai qe organizon vëllavrasjen eshte ai qe ka 30 vjet qe eshte babai jot faktik qe fle me momen tende. Sa per ate qe thua "eja te njifemi perballe", kjo eshte nje shprehje e MALOKEVE PEDERASTE.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malo

            Nqs me drejtohesh me ti ska problem,aqe me mire Kur e respekton dike po nqs me drejtohesh me fjalen Palle Po ta them Edhe ty se une jame Fierak me origjine nga Tepelena jo Malesor,ai njeriu e meriton dicka me shum se aq sa i thashe. Faleminderit

            Përgjigjjuni
    2. U
      UEFA

      Pra si gjithmonë fajin e ka Saliu.Jeni bërë të neveritshëm me propagandën lejfeniste dhe shpifjet rilindase.Edhe fajin e shfarosjes së rezervave hidrike po Saliut do t'ja vini.Gezohuni ore dele gezohuni se edhe cmimin e karburantit Bordi rililindjes ja u ngre.Se shyqyr qe keni Taulantin se kontrollon në cdo cep te Myzeqesë savshkoi cmimi i miellit e vajit.O dele,si nuk ju vjen ndot ku keni rënë.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na mbyten idiotet e Sali Komunistit

        O ti Dashi i UEFA's. Se të tjeret qenkan dele. Ne fakt ti nuk je dele, por as dash nuk je. Je vetem nje buf pulash, qe nuk e kupton se per t'u hequr Taulant Palla, Erion Halla, dhe Damian Zalla, duhet nje opozitë e vërtetë, qe të gezojë besimin e popullit. Po vazhdive me Saliun, ate Taulant Pallen e Myzeqese ta gëzosh edhe per nja pese vjet se e meriton. Eh pike e zezë. U be bufi, t'i thotë popullit dele.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Qenkan fut cubat e Saliut dhe po bejne avokatin e tij.

          Përgjigjjuni
          1. P
            PA EMËR !

            UEFA, le te pergjigjet per Agron Duken e mos te ngaterrohet me keto pune, ndersa Malo le ta prese doren e majte e te mbaje te djathten meqense nuk i duhet! Njerez gjallesa qe vetem kerkoni gjilperen ne kashte dhe nuk shikoni se nga keni dale: nga pordhet e brekeve te sali kermes. Do tu pellcasin syte, por do te jete vone juve te gjitheve qe doni perçarjen e atij populli qe e ka mbrojtur me gjak e sakrifica kombin e ndare ne pese pjese vetem nga parardhesit tuaj dhe pasuesit e sotem me ne krye kermen qe e shkaterroi Sali Karaxhiç Sheqere Berisha.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malo

              Per Ju i pa Emer,ska lidhje me doren e kemben por me nje ngjarje reale,si mundet te tallesh me ate qe i ndoth halli?atij i kane vene dinamit keta bejne perifrazime pa kuptim si mendon ti i pa Emer?sa per doren mua me duhen te dyja por mendjen e kam per tu kthjelluar e gjykuar mbi ate Cfar ka e Po ndoth sote.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rajmond Vlonjati.

                "Malo"! Ate ngjarjen reale, d.m.th dinamitn ti mendon se e kane vene UFOT? Jo o "Malo" apo Balo si e ke emrin ate dinamitit e kane vene MAMOKET e Saliut, babait tend.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malo

                  Ah ke te drejt se ti e paske inteligjencen -0.

                  Përgjigjjuni
            2. E
              Entoni

              "UEFA"! Saliu, si BABAI jot ideologjik nuk ka asnje faj. Faj ko joteme qe nuk kënaqej me babain tende biologjik.

              Përgjigjjuni
            3. T
              Taulant byrektorja

              Filloj nga puna e tij Salehu , kjo eshte adn e Salehut ....prisni se skeni pare gje akoma ...ca Alibeaj dhe ca te tjere kundershtare te Salehut do kalojne nje here ne zgeth , do tu prishi hunden , suratin , brinjet , gjymtyret , pastaj do ti fali.....dhe po i fali ...kamora Salah , tani Salehu ezhte si veza e gjarperit ......qe te gjithe e duan se ka embrion brenda ....vec kur plas veza atehere shikojne tmerin ....tani ben babaxhanin , te mirin , te urtin Salehu, kur te hipi ne kryesi atehere do shikoni nje tjeter babaxhan ......me thoni njerin qe kundershtoi Salehun dhe perfundoi normal .....dikush u zhduk ,u raf barbarisht , disa akoma ikin me vrap , kane ikur kaq large sa qe duken sikur kane vdekur ......ketomesime mori , keto dhe jep Salehu .... Vec nje gje eshte me se normale .....me SLehun dhe non grata PD nuk shkon as ne hale ...e jo te qeverisi .....

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na mbyten idiotet e Sali Komunistit

                Dhurata e pare qe i bën Shkodres, si qe i ka venë flaken edhe Shqipërisë, Sali Voldemort Komunisti, nepermjet zarit të tij, Spahise. Zar i jati, zar i biri, zar ai qe bëri të jatin. Uroj që Shkodra të gjejë veteveten dhe kulturen e saj, sepse ka tridhjete vjet qe i ka humbur. Mbasi ishte per 50 vjet qendra e mendimit antikomunist, ne menyre paradoksale, kur ra komunizmi, u be me kryekomunistin Sali. Turp.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dritan z

                  Normal qe Policia e Shkodres eshte ne dije para se te ndodhte. Drejtori i Policise shkodres eshte njeriu i Sali Berishes, ndersa zevendrsi i drejtorit te Policise se shkodres eshte njeriu i Ilir Metes. Por edi rames i jane errur syte nga makuteria per te vjedhur sa me shume dhe gropen ja ja hapur Saliu me Meten, vetem nje te shtyre do.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Foltorja.

                    Keto jane metodat e Saliut ,atij qe thite do bashkoj PD. Keto metoda ka perdirur gjithmone ky kriminel. Ky duhet ndalur me cdi menyre .Eshte vrases Ata qe e ndjekin pas jane miope ose jabe edhe ata njedoj si si. Mos ardheshin kurre ne pushtet jeta bastarde.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      loni

                      PD -ja e Berishes eshte parti Horrash.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mondi

                        Fatkeqesisht ne shqiperi po kthehen ata qe Kane ne gen terorizmin dhe nuk e di akoma se kur do zhuket kjo fare keqe

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Media e BLERE

                          Cfare do te thote kur media perdoret per manipulim. Disa te verteta rreth ketij artikulli: 1-Ndertesa e Xhemal Bushatit nuk eshte nje ndertese e vjeter por nje objekti i ri i ndertuar jo me shume se para 7-8 vitesh ne nje zone te vjeter te Shkodres perball prefektures. 2-E gjithe Shkodra e di qe sulmi nuk eshte aspak politik por nje sulm GJOBASH te cilat vendosen nga "individe" te ndryshem ne Shkoder ndaj atyre pak biznesmene qe jane. 3-Gazetaria e mire eshte kur mundohesh ti shkosh te vertetes ne fund por jo te dizinformosh QELLIMISHT duke filluar nga infot baze e jo me te "zbulosh" pse dhe kush vendosi dinamitin ne mes te Shkodres. Fatkeqesisht keni humbur besueshmerine si gazete. Kete koment dhe mund te mos e postoni po kjo nuk e ndryshon imazhin dhe opinionin qe keni krijuar per veten tuaj si media ne publik. Si une ka dhe shume te tjere!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tualet Palla

                            Po zoti Patok, po e trgoni fare hapur qe po i trembeni uraganit BERISHA, si qoftelargu nga temjani. E dini ju sufllaqexhinj qe regjimi i open Balkan mbaron shpejt bashke me shokun e ngushte te Vucicit, Edramen. Morr Gelbaza publikoje, mos e fshij komentin tim si ben perhere.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E verteta

                              Si ne Rusi qe nuk marrin asnje informacion pa u censuruar nga Putini edhe shumica e lexuesvet te Temas jetojne ne nje realitet tjeter ate te “ brain washed”Fajin e ka Saliu do ta degjome edhe pas vdekjes te tij. Sa per gazetarin e zgjuar prokuroria nuk ka nevoje te beje hetime le ti a mare artikulin e te denoje Saliun

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Patronazhisti

                                "Tualet" e ke emrin dhe me te vertet qe je hale e shkuar halese, bile me hale se Sali Ram Berisha dhe familja e tij e qelbur.

                                Përgjigjjuni
                              2. X
                                Xeni

                                Filluan hamutesat e Temes me konspiracionin. Po more gazekare vete Berisha I ka sulmuar, por ka qene I maskuar.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bravo

                                  Hahaha me lot. Cudi qe fajin nuk ia Kane vene Flamur Nokes

                                  Përgjigjjuni
                                2. e
                                  eduarti

                                  Njeriu i Bashes u sulmua nga shpellaret e Sali non grates kjo dihet ka 30 vite qe funksionon, tritol, rrahje, vrasje, vjedhje e plot te tjera... Fatkeqesi qe Shkodra e "kulturuar" ka shume shpellare. SALI NON GRATA TE VRET.....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Emiljano

                                    Talebanet njohin vetem gjuhen e armeve

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      Oh sa kom qesh

                                      Prini more, po sikur tritoli te jete vene per llogari te kompanise se huaj qe ka veprimtarine me qera ne objektin e shokut Xhemal, cfare do te thoni me pas ?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ali Peza

                                        ky eshte mister 97-ta,dhe kjo gje do ndjeki shqiptaret per sa kohe te jete gjalle kerma.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          E verteta

                                          Postova nje koment disa minuta me pare dhe komenti im nuk u pelqye nga “vigjilentet”e gazetes sepse jane ne kundershtim me vijen e partise Une armiku i kllases punoj per te keqen e vendit Kjo me bindi edhe njehere ate qe sa shume ka degjenerur kjo gazete E di q qe si komentin e pare ju nuk do botoni edhe kete te dytin

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xeni

                                            Ja, ti botuan te dy komentet, shko vrap tek financa e Argites dhe mer "shperblimin".

                                            Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje