OKB, Xhaçka me ekipin shqiptar në KS: Presidenca në Qershor, sfidë dhe përgjegjësi për vendin

27 Mars 2022, 10:41Politika TEMA

OKB, Xhaçka me ekipin shqiptar në KS: Presidenca në Qershor,

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj në Nju Jork, ka zhvilluar një takim me ekipin shqiptar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo theksoi se Shqipëria ka patur performancë shumë të suksesshme në muajt e parë të mandatit, duke rritur shumë profilin dhe imazhin e vendit tonë në botë.

“Shqipëria do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në muajin Qershor, çka është edhe momenti kulmor i punës sonë gjatë vitit të parë të mandatit, jo vetëm në terma prestigji, por edhe sepse vendi ynë do të marrë një rol akoma më të rëndësishëm në përcaktimin e axhendës dhe punës së Këshillit të Sigurimit dhe do të ketë mundësinë të avancojë akoma më shumë agjendën e prioriteteve dhe interesat e Shqipërisë”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Duke iu referuar axhendës së Shqipërisë gjatë presidencës, ministrja Xhaçka theksoi se përpjekjet globale kundër ekstremizmit të dhunshëm, axhenda e grave, paqes dhe sigurisë do të jenë prioritetet kryesore. Ajo porositi ekipin që Ukraina të vijojë të ketë vëmendjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Gjatë mandatit dy vjeçar si anëtar i KS, vendi ynë do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në Qershor të këtij viti dhe në Tetor të vitit 2023, periudha gjatë të cilave Shqipëria do të ketë mundësinë për të avancuar akoma edhe më shumë axhendën e prioriteteve ndërkombëtare.

5 Komente

  1. M
    Ministret e Ramos ngelen tu u shkerdhy Botes nderk

    Jane thjeshte Vegla qe i perdor Bota me shfry bolet . Kjo Ministri s'ka reaguar kurr krimeve e vrasjeve te shqiptareve ne greqi , apo kunder cvarrosjes se eshtrave te shqiptareve nga Kerma Greke Janullatos ne Permet mbasi dolen nga Laboratori se ADN-ja e eshtrave te cvarrosura s'ishin greke yyyyyt shkerdhata , qe vec posteve me bo qejf e u shkerdhy Botes nuk dini tjeter . Qeverri Bordello

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trojan

      xhacka ministre jashtme ,pika buces ,ne fakt ne kete ministri vihen njerez qe mbarojne per diplomaci dhe jo idiote

      Përgjigjjuni
      1. b
        bimi

        Bridhni me avjona e mirate te bashkuara Arabe, Europen e Ameriken me leket e Shqiptareve ne kete kohe krize bridhni se per ju paska qene kjo jete

        Përgjigjjuni
        1. a
          agim

          Kontrolloni pak ekipin!!!! Qe nga kreu, deri tek blogere Kacupi qe nuk prek pune me dore e shijon NY duke pritur qe te linde femijen e te beje doc etc Nga djali i Rakacollit qe ka 10 vjet qe serviloset cdo kryeministri, majtas e djathtas, merrte rroge si i jashtem e tani ka pasaporte diplomatike e shtepi, por eshte nje idiot funksional qe nuk ben asgje Po njerezit e diktatures, miqte biznesmen te Bushatit, vajza e ish Sekretarit te Partise Dautllari, qe ka filluar qe femije drejtoreshe, ambasadore dhe zbrite nga kali po deshe, bashke me shefin e saj te tanishem, AMBASADORIN E PERJETSHEM E TE GJITHEPUSHTETSHEM ne Ministrine e Jashtme Po KONSULLJA e SHQIPERISE ne NY, nje ish rrobaqepse qe ka 2 mandate dhe po blen edhe te 3-tin, ne vend qe te kishte fluturuar qekur e kapen me afera ne Itali??

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hasoni

            O Gimo Ambasador osht bo mret fryn xhepat me $$$$ e me ato kurvat femra e meshkuj qe ka mledh Konsull osht shitse qe boni nomin Grin miletin dhe I çon super k… Dega mafioze e ambasadorit qe ta maj mire

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje