Zonja me karfica që bëri historinë! Ambasada e SHBA kujton Madeleine Albright: Si u tërbua Putin pasi mësoi kuptimin e aksesorit të saj në samit

27 Mars 2022, 09:56Politika TEMA

Zonja me karfica që bëri historinë! Ambasada e SHBA kujton

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka përkujtuar Madeleine Albright, ish-sekretaren amerikane të shtetit e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Ajo ka ndarë një intervistë të Albright disa javë përpara ku ajo flet për karficat e saj të famshme të cilat i përdorte për diplomacinë në emër të Amerikës.

“Këtë javë ne humbëm një legjendë. Madeleine Albright shërbeu si e para femër Sekretare e Shtetit. Një “mendje e shkëlqyer, ajo rikrijoi diplomacinë në shumë mënyra. Disa javë më parë, Share America pati privilegjin ta intervistonte mbi karficat e saja të famshme.

Lexoni se si ajo përdori për diplomacinë në emër të Amerikës një mjet aspak tradicional dhe shumë efikas, si dhe historitë prekëse pas dy karficave të saja të preferuara”, thuhet në postimin e ambasadës.

“Ideja e përdorimit të karficave si një mjet diplomatik nuk gjendet në asnjë manual të Departamentit të Shtetit apo në asnjë tekst që kornizon politikën e jashtme amerikane,” tha ajo në intervistë.

Albright zgjidhte karficat përpara takimeve me personalitete të huaja për të sinjalizuar pozicionin e saj diplomatik.

Ajo ka treguar një histori të vitit 2000 në Moskë gjatë një samiti të mbajtur mes SHBA dhe Rusisë. Albright shprehet se Putin kishte pyetur presidentin amerikan Bill Clinton për karficat e saj.

“Ai shikonte vazhdimit për të parë se çfarë karfice kisha vendosur dhe u përpoq të gjente kuptimin e saj. Kur ai më pyeti pse kisha vënë karficat e tre majmunëve ‘Hear No Evil, Speak No Evil, See No Evil’, unë i thashë se kjo ishte për shkak të qasjes së ashpër të Rusisë në Çeçeni, e cila përfshinte shkelje të konsiderueshme të të drejtave të njeriut.

Putini u tërbua, presidenti Clinton më pa me mosbesim dhe kisha frikë se e kisha rrezikuar samitin,” vazhdoi ajo. “Tani që shikoj mbrapa, jam krenare që kisha vendosur ato karfica”.

Albright grumbulloi në total 200 karfica që janë të vendosur në 22 muzeume dhe biblioteka presidenciale, tani janë pjesë e ekspozitës së Muzeut Kombëtar të Diplomacisë Amerikane.

11 Komente

  1. n
    nje qytetar

    Zonjen Madeleine me karfica e kane pritur me protesta te ashpra ne Prage, vendlindjen e saj!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje qytetar objektiv.

      E cfare konretisht do te thuash ti o nje qytetar me kete? Kur ka ndodhur kjo? A ke ndonje reference? Apo e ke mamin sovjetike?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njoni

        Me sa duket ky e paska babin sovjetik, edhe mamin ceke.

        Përgjigjjuni
    2. s
      shori

      Avash, avash, shqipot edhe Hitlerin do ta bejne hero, sepse u premtoi Shqiperine e Madhe...!!! Si thua Mero, shkruaj dicka per kete...

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje qytetar objektiv.

        Perderisa u shkyme bythesh per Stalinin qe per pak na shiti tek Titoja, perse te mos e bejme edhe per Hitlerin, qe te pakten ne shqiptareve nuk na beri ndonje te keqe? TI shori cfare problemi ke nqs shqiptaret bejne heroj ata qe shume a pak kane dhene ndihmese per shqiptaret? Apo te ka shku mendja ke udheheqesi i madh i proletariatit boteror Vladimir Putin. Rrace nevojtoresh!

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vjosa.al

        Zoti ''nje qytetar'', Cfare nuk te pelqen tek Madeleine Albright? Fakti qe eshte hebreje; Fakti qe ishte Sekretarja e Shtetit ne Administraten e Bill Klintonit; Fakti qe personalisht, ngriti zerin e fuqishem te USA per te drejtat e njeriut; Fakti qe Albright, ne unison me B.Klinton, T.Blair dhe Richard Holbrooke, 4 dishepujt e lirise se Kosoves nga zgjedha dhe genocidi serb, u be simboli dhe modeli i nje lufte te drejte konseguente per te vene ne lartesine e duhur, historine e mohuar te shqiptareve ne Ballkan; Fakti qe Albright ishte nje faktor determinant per shkaterrimin e planeve pansllaviste serbo-ruse per ta kthyer Ballkanin dhe gjithe rajonin ne nje plardarme te dominimit sllav duke e zhytur ate ne luftrat, masakrat dhe genocidet e pashembullta ne Evrope qe nga Lufta e Dyte Boterore, nje reminishence e te cileve eshte sot invadimi rus i Ukraines dhe krimet e luftes dhe kunder njerezimit qe ata po bejne atje? Vepra dhe trashegimia e Sekretares Albright, jo vetem per ne shqiptaret, eshte nje model i humanizmit edhe pse ajo e kuptoi dhe e zbatoi moton se humanizmi nuk do te thote te rrish duarlidhur dhe vetem te lutesh dhe te deshirosh qe te mos ndodhin tmerret e persekutimit, genocidit, masakrave dhe cfarosjeve qe behen ne emer te nacionalizmit, ideologjive dhe ideologjive supremaciste. Kjo, me se pari, do te thote te marresh persiper pergjegjesite dhe te veprosh, te perdoresh fuqine dhe supremacine ushtarake per te ndeshkuar autokratet dhe diktatoret dhe per te siguruar te drejtat e njerzve dhe te kombeve. Vepra e saj e spikatur, ''Fashizmi: nje paralajmerim'' eshte nje leksion i madh e trashegimise se saj poltike dhe diplomatike, nje model i aktivizmit ne krahun e duhur te historise. Te mos e kuptosh kete figure boterore dhe te perpiqesh ta denigrosh ate duke bredhur neper bllogje per te permendur demonstratat anti-Albright ne Ceki, nuk eshte thjesht nje miopi dhe naivitet i rastit nga thjesht ''nje qytatar''. Qytetar i kujt jeni ju zoti ''nje qytetar''?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Respekte!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Respekte!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Respekte!

              Përgjigjjuni
            2. E
              Entoni

              Kesaj gruaje shqiptaret duhet ti jene perjete borxhlinje. Ajo qe ajo beri per Kosoven nuk e ka bere asnje myslyman halldup pergjate tere historise se kombit tone. Madje edhe ne Pentagon lufta e Kosoves me ironi quhej “Albright war”. Fatmiresisht zonja kishte nje fobi patologjike per serbet edhe Milloshevicin. Nga kjo perfituam ne. Na i dha te gjitha ne nje pjate te argjend. Shtatorja e saj duhet ngritur aty ku ka qene shtatorja e Dulles ne sheshin Skenderbej.

              Përgjigjjuni
              1. s
                spartak

                Madelen OLLBRAJT , së bashku me Bill KLINTONIN e kanë hak nga një përmendore në dy sheshe në Tiranë , si kryeqendra e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve të Ballkani , vetëm për ndërhyrjen deçizive në momentin më kritik jo vetëm të Shqipërisë, por krejt kombit shqiptar , atë të datës 14 Shtator 1998 , ditën kur vrasësit e vërtetë po zhvillonin gjoja ceremoninë e varrimit të Azem HAJDARIT . Sali BERISHA, si skifteri, që vëzhgon e gjurmon prenë , rrinte gjithë sy e veshë në selinë e PD-së dhe, prej aty vazhdonte të udhëzonte e drejtonte turmat për organizimin e puçit të shtetit për marrjen e pushtetit . Dëshmitarët e atij momenti , e mbajnë mend mire, se si e organizuan dhe si u veprua për realizimin e këtij grushti shteti . Momenti i lënjes mbas dore të ceremonisë së varrimit , devijimit të kortezhit drejt iunstitucioneve kryesore , braktisja e arkivolit dhe sulmi ndaj Kryeministrisë dhe Radio-Televizionit duke deklaruar : FITORE , e morëm Kryeministrinë , e morëm pushteti , i bëri amerikanët të kullohen, të zbresin me këmbë në tokë dhe të konkludojnë saktësisht, që vrasja e Azemit ishte e planifikuar prej kohësh, projektuar dhe po vihej në jetë nga ato që kishin qëllime krejtësisht djallëzore , të mbrapshta dhe tejet kriminale ndaj popullit shqiptar të Kosovës, Shqipërisë dhe krejt trojeve shqiptare në Ballkan . Në moment , ndërhyrja energjike e Zonjës së zonjave Madelen OLLBRAJT , e ndoshta edhe e vetë Presidentit Klinton nëpërmjet gojës së saj , e gozhdoi , e friksoi dhe e detyroi Sali BERISHEN të japë urdhërin për tërheqjen e hordhive anarshiste e puçiste që po drejtonte e udhëzonte deri në atë moment për marrjen e pushtetit . Riardhja në pushtet e Sali BERISHES, pas largimit të pa pritur e të pa parashikuar nga Piramidat në vitin 1997 , ishte detyrë dhe objektivi i serbomëdhenjve me Milosheviçin në krye . Me Sali BERISHEN në krye të Shqipërisë , populli i Kosovës, prej dhunës e genocidit të makinerisë kriminale e ushtarake të Serbisë, do shpërngulej totalisht drejt Shqipërisë , dhe nuk do kishte as Amerikë e as NATO , që do të guxonte me sulmu Serbinë mbas DEKLARATES ( ANTI ) KOMBETARE - " Mirë se vini në atdheun mëmë ". Ky ka qenë momenti , kur Bill KLINTON dhe Madelen OLLBRAJT , me largpamësinë dhe qëndrimin e fortë e të paepur, shpëtuan Kosovën, Shqipërinë dhe krejt ardhmërinë tonë si komb . Kot nuk kemi thënë : Mos të lëntë zotri pa miq . Në jetë të jetëve ne i kemi dhënë miqësi të tjerëve , e veçanërisht e treguam karakterin e mirësinë tonë me popullsinë hebreje dhe armenët edhe në kulmin e herezisë anti-Semite të nazizmit gjerman në Luftën e dytë Botërore . Dhe zonja fisnike OLLBRAJT e dinte mire dhe nuk e kishte harruar . Mirësia lahet me mirësi . Nder përjetë kësaj mikeje të popullit tonë .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje