Rama në Athinë: Hapja e negociatave me BE-në do ta ndihmojë Shqipërinë. Jam kundër presionit ndaj Serbisë, Erdogan e kam mik

28 Prill 2023, 18:55Politika TEMA

Rama në Athinë: Hapja e negociatave me BE-në do ta ndihmojë

Kryeministri Edi Rama është kthyer sërish në Athinë ku pasditen e kësaj të premteje po merr pjesë në forumin e Delfit. Kreu i qeverisë është pjesë e një paneli ku flitet për politikën e jashtme. Kryeministri Rama është ndalur në disa çështje në fjalën e tij.

Ai u shpreh se hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë dhe se ka një frymë të re në marrëdhënien mes vendit tonë dhe BE-së. 

Por Rama nuk ngurron të thotë se BE-ja e shtyu pa argumente bindëse procesin e anëtarësimit për Shqipërinë.   

“Liderët e BE-së e kanë parë Ballkanin Perëndimor si një film në Netflix. Na lanë vetëm në një rrugë të gjatë, shtynë pa argumente bindëse procesin e negociatave të anëtarësimit. Ka një frymë të re në marrëdhënien tonë me BE. 

Hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë. Jemi të detyruar ta shikojmë BE si të vetmen dritare për përmirësim”, u shpreh Rama.

Sa i përket Kosovës, ai u shpreh se ka qenë çmenduri nga ana e liderëve të BE-së mosliberalizimi i vizave. “E mbajtën peng për vite me radhë”, tha Rama.

Për Serbinë përsërit se nuk është pro presionit për shtimin e sanksioneve. “Nuk jam pro presionit për shtimin e sanksioneve, serbët varen nga gazi rus”, tha ai.

Rama ka folur në Athinë edhe për raportet me presidentin e Turqisë, Erdgoan, të cilit i vlerësoi punën për shndërrimin e Turqisë.

“Jam mik i ngushtë i Erdogan, ka bërë një punë të shkëlqyer për shndërrimin e Turqisë”, është shprehur Rama.

Në mbrëmje, Rama dhe të gjithë liderët që janë pjesëmarrës në forum janë ftuar në një darkë nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

6 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Edi eshte maestro i politikes Jashtme. Keta qe jane rrotull Ballkanit, i rrotullon si te doje, me argumenta, jo me llafe.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Durrsaku

      10000000% sakte!

      Përgjigjjuni
      1. D
        DinPak

        Pilo Lala Kapedani! Ashtu eshte, sic thua, por une do saktesoja qe Edi i rrotullon keta si te doje, me te dyja bashke, argumenta dhe llafe.

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Shqipëria ka bërë përparime të mëdha ,por mbetet akoma vëndi më i prapambetur dhe problematik në ballkan.Korrupsioni,vjedhja,krimet mizore të rregullta,grabitja e pronave private dhe shtetëtore,nuk të çojnë në evropë por në Azinë e vogël.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????????????????????????

          shqiperia eshte sketerr? 3 gjera do vecoj kot per qejf. 1 shteti qelbur nuk i siguron minimumin e jeteses shqiptareve te vet .. 2 korrupsioni galopand. 3 gjygjesori katastrof. etj etj etj

          Përgjigjjuni
          1. b
            bashkimi per drejtesi

            Z. Rama për të parën herë jamë kundër jush sepse e gjithë BE e kritikon Serbin për ndihmën që po i jep Rusisë fashiste kurse TI po e mbron!!!. Mo zot po i vije era embargos që e theu Berisha për NAFTË. Kujdes se serbi han e dan ka qenë armiqësisht kundër shqiptarëve dhe ketë e ka treguar qe 200 vjet radhazi me gjenocid.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje