Rama nxjerr fotot e Pallatit të Sportit Gjirokastër: Po bëhet gati për të rinjtë nga i gjithë qarku!

17 Shtator 2023, 18:31Politika TEMA

Rama nxjerr fotot e Pallatit të Sportit Gjirokastër: Po bëhet

Në Gjirokastër, qytetin e gurtë të shtëpive muze, ku tani po korren frytet e projekteve të restaurimit dhe zhvillimit turistik, po rindërtohet edhe Pallati i Sportit.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale aspekte nga kantieri i rinërtimit, ku shihen ambiente të ndyshme të këtij pallati, në të cilat po punohet për ta ndërtuar sipas standardeve më të mira dhe me kushte optimale për publikun.

“Në Pallatin e Sportit në Gjirokastër, po punohet me ritme të shpejta për ta kthyer në një hapësirë dinjitoze, me kushte bashkëkohore dhe me çdo komoditet për ekipet sportive të të rinjve nga i gjithë qarku që na mbushin zemrën me pasionin që kanë për sportet dhe na krenojnë me arritjet e tyre”, u shpreh Rama.

1 Komente

  1. L
    Lani

    Bëje dhe ndonjë në Përmet, Tepelenë, Çorovodë…. E të shkojnë pensionistët të luajnë domino. Të rinj s’ka më në Gjirokastër. E sportistë jo e jo.

    Lini një Përgjigje