Ramën e mund vetëm Rama

28 Tetor 2022, 11:54Politika TEMA

Ramën e mund vetëm Rama

Berisha e Meta u bënë sërish bashkë për të mundur Ramën, asgjë e re kjo. Dhe si një asgjë e re, krejtësisht e provuar, madje e konsumuar, nuk ka gjasë të sjellë ndonjë ndryshim kursi. Elektorati shqiptar i ka tashmë të qarta gjërat, prej vitesh, duke e sqaruar me votë zgjedhje pas zgjedhjesh, se si e gjykon këtë treshe.

Avantazhi që ka Rama ndaj tyre, në daç bashkë e në daç tek e tek, është i paluhatshëm. Ata nuk duan të pranojnë këtë, ndaj, kush thotë se janë ujqër politikë, thotë një idiotësi. Berisha e Meta janë ujqër në kuptim të egrshanisë, mosskrupulozitetit, ujqërisë më saktë, por aspak urtësisë, asaj inteligjence që mund t’u japë sukses. 

As e kanë patur e as s’e kanë, ndaj dhe janë katastrofa kulturore në politikë, që të dy. Shija që ata vijojnë të lënë në protagonizmin e tyre politik, është një banalitet i gjallë, që fyen inteligjencën dhe sqimën njerëzore.

Rama është një zhgënjim i madh në qeverisje, por vijon të ketë atë forcë imponuese të një formati me shumë avantazhe ndaj kësaj dysheje, sidomos kulturore dhe karakteriale, sigurisht dhe politike në aspekt të inteligjencës, të cilën elektorati ia ka lexuar po ashtu qartë. Dhe ajo që dyshja Berisha-Meta besojnë, se me akuza do e dërmojnë Ramën, është budallallëku më i madh politik që atyre vijon të mos u shqitet nga koka. 

Ato do vlenin, por që në fakt dhe atëherë nuk kanë vlejtur, nëse do ishin fillimet e shfaqjes së Ramës në gara politike, por pas 20 e kusur vitesh gara(dhe teste gjithashtu) elektorale, është e kotë të shpresosh te to. Elektorati shqiptar do ide, jo akuza. Kush nuk e kupton këtë e nuk ndryshon kurs, do jetë absolutisht i humbur.

Dhe kur vijmë te ky rregull, sërish s’ka shpresë për dyshen Berisha-Meta. Në shumëçka, ata vetëm njerëz idesh nuk janë. Varfëria e tyre monumentale në politikë vjen pikërisht nga kjo. Idetë, si konotacion fisnik në politikë, nuk lidhen asgjëkundi me emrat e tyre. Thërrasin për protesta, vërshojnë në akuza, pasi s’kanë agjë tjetër për t’ju imponuar elektoratit. Deri aty e kanë limitin.

Si përfundim, Ramën e mund vetëm Rama!(Tesheshi.com)

20 Komente

  1. i
    ibri

    rama nuk do kapet me kurr nga kto te 2 e kush i ka bo kto te 2

    Përgjigjjuni
    1. j
      jori

      ore kto po u ben bashk skan gje ne terezi po e keni vendosur tamam titullin rama vetem rama e mund

      Përgjigjjuni
      1. t
        titi

        bo bo tani do degjojm kto te 2 si ulerin e si lefin me njeri tjetrin aman o zot

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pa emer

          Po keta e mbajne Ramen ne pushtet. Keta e dine dhe vete po nuk u intereson. Per keta mjafton mis fillojne hetimet se Rama qe e dhjeu s’ka problem. Mjere populli fukara ae kurvat ja dalim gjithmone.

          Përgjigjjuni
          1. a
            arrifi

            Keta te 2 jane uqer pa dhembe.

            Përgjigjjuni
            1. k
              keli

              po normale qe ramen e mund vetem rama sepse nuk e konkuron dot askush

              Përgjigjjuni
              1. a
                alfred

                Rama eshte i pamposhtur sepse e do populli edhe e voton!

                Përgjigjjuni
                1. d
                  deni

                  Eshte shume e vertete qe skane per ta mund kurre ramen sepse njeriu qe punon cdo dite eshte i pamposhtur

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edi

                    Rames nuk i trembet syri nga askush normal se ka punuar me shume se kushdo

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Geri

                      Sa turp behen dy veta bashk dhe ja si perfundim se mundin dot

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Ledi

                        Po ku meren dot me ramen kta. Rama vetem ka punuar per popullin ndersa kta vetem kan vjedhur

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sindi

                          Qe nga emri ne fillim keto jane “ish”,pra kane mbaruar pune me vendin skane me se ca japin

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Isi

                            Se di si nuk u lodhen kta te fy lloj lloj budalliqesh gjejn por kurr nuk do e mundin dot ramen. Populli do njerez puntor ne krye jo hajdut e vrases sic jan kta

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Deni

                              Askush nuk krahasohet me Ramen i vetmi qe ka punuar dhe ka fituar besimin e popullit

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                AI

                                As Rama nuk e mund Ramen...se po te ishte keshtu me kaq skamdale kishte rene....pd humb lokalet iken Berisha e Pd e re e mund Ramen...kaq e thjeshte eshte e mund .

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shaqo

                                  Ti qe ke shkruar, Rama eshte zhgenjyes ne qeverisje, cfare do te beje me shume se kaq sa ka bere Rama ose me mire se Rama? ...nese po, do te merrje 100% elektoratin e Rames. Thuaj nje gje dhe pastaj provoje.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jorgo

                                    Dielli duket qe ne sabah i thon nje llafi ti ilir e ti sali e keni treguar qarte qe vetem te keqija i keni sjelle ketij populli

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Leli

                                      Ramen skan byth ta mundin kta

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nika

                                        Kur po punon aq shum ska pse iken nga drejtimi

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          agim

                                          kta te dy jane bere si loli me colin

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje