“Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD”/ Bejko: Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

9 Korrik 2025, 22:01Politika TEMA
“Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD”/ Bejko:

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha i vret figurat politike.

“Faktin që Ervinin nuk e pritën figurat kryesore të partisë, këta njerëz që duihet të ishin atje, nuk ishin. E përdorën Salianjin, duke e paraqitur si të burgosur politik. Xhelozia që treguan ata dje, tregoi se Ervini ishte dikushi. Xhelozi dhe frikë bashkë. Berisha është mësuar që t’i vrasë figurat politike. Duke qenë Ervini, ka stof politik. Saliu tani, e konsideron partinë e tij dhe nuk pranon njerë që t’ia marrin partinë. Saiu nuk e donte Salianjin në parlament, i konvenoi Saliut vendimi i gjykatës që e çoi Salianjin në burg. Salianji ka potencial.”, theksoi ai.

5 Komente

  1. D
    Durres-Tirane

    Potencialin t'ja tregoje Grida Sumes!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Edhe Bejko, si shumë të tjerë, bën diversion. Të gjithë ata që me të drejtë nuk e duan Berishën, po që mbetën jashtë apo ikën nga PD për shkak të tij, u intereson që në frontin antiberishë të ketë sa më shumë aktorë nga jashtë, por më shumë nga brenda saj. Duket që si media ashtu dhe analistët politikë tani po përpiqen që pas humbjes "madhështore" të 11 majit, të krijojnë një front për ta larguar gërdallën dhe që për këtë arsye sipas Statutit do duhej larguar. Meqë Sa-lehu nuk ka ndërmend të largohet po luhet karta e krijimit të një fluksi kundër tij nga brenda. Dhe me sa duket Salianjin edhe këtë herë do duan ta përdorin. Por nuk do t'ia dalin. E para se ai politikisht dhe moralisht është kartë e djegur dhe e dyta se brenda PD nuk do të ketë aleatë. Kjo u pa qartë dje, por edhe qysh nga 8 dhjetori 2021, kur Salianji me shkop bejsbolli luftoi kundër hordhive të "non gratës" që me në krye vetë atë mësynë për të pushtuar selinë e PD dhe vetë atë, por që në fund iu vashkuan atij. Tani çdo gjë ka mbaruar! Përfundimisht, dhe pa asnjë ekuivok, PD është pronë private e familjes "non grata", e tillë dhe nga shqiptarët, por e rrethuar nga jeniçerët e tij te listës së deputetëve të 11 majit është e pamundur të shkërmoqet pa eliminimin e tyre, tashmë jo nga Salianji, siç shpreson Bejko etj, por nga drejtësia dhe Allahu. Kjo mbetet për t'u parë, por gjithsesi gjasat janë që fundi fatkeqësisht është ende larg. Kjo sepse monstra ka 7 kokë, që edhe pse 81 vjeç me pasurinë që ka, jeniçerët e tij besnikë, por më e rëndësishmja me tentakulat e ngulura brenda drejtësisë, me devizën e tij: "Jam Sali Berisha unë or budallenj", sigurisht që do të rrezistojë dhe ca. Kjo pa hamendësuar shprehjen popullore që "derri (i egri) to plumb", apo atë proverbialen e të ndjerit Namik Hoti, pra kësisoj duke i përjashtuar ato.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kapterri

      Bo bo,ketyre i kanë hedhur trute e gomarit,ose jane idote funksionale kur thone Salianji ka potencial,stof lideri etj etj.Salianje eshte mashtrues klasi,intrigant dhe mos harroni,Fshatar i rendomte qe 18vjeç erdhi ne Tirane.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kristo derviçanioti

        E ke kandarin njelloj si te Saliut , o Bejko i Lazaratit . Salianji nuk ka stof per udheheqes , por eshte nje lecke pastrimi . Atij mbi te gjitha i mungon karakteri , se nga veprimet duket se eshte ende si nje adoleshent i pa formuar . Ardhja ne kryeqytetin e zhurmshem , ndryshe nga mjedisi ku u rrit e formua , ne ambient te perbashket me dhite e me lopet , beri qe te devijoje nga karakteri i tij naiv. Ai qe nder luftetaret kryesore ne mbrojtje te selise se partise se Lulit , me leva, hunj e gaz helmues , kunder bandes se Berishes . Ne fund te luftes u dorezua pa kushte tek okupatori qe i zaptoi seline e partise me gjithe vule . Ku i shikon Bejko stofin e Babales te nje udheheqesi politik ?

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Çfarë potenciali ka Salianji o pykë?? Ai ka çertifikatë si mashtrues tani. Bëri edhe burg që vulos potencialin e tij. Berisha kaq gjë e di që Salianji është plotësisht I djegur në bazë të ligjit. To më çfarë planeti jeton?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje