Selami Jenisheri: Do e bëj Shqipërinë vendin më të pasur të botës. Kujtim Gjuzi: Kam një kandidat mik të Rubios, do vijë nga SHBA

10 Mars 2025, 17:27Politika TEMA
Selami Jenisheri: Do e bëj Shqipërinë vendin më të

“Ne nuk kërkojmë asgjë, ofrojmë gjithçka”, thotë Kujtim Gjuzi.

Mes aleatëve që iu bashkuan Partisë Demokratike ka nga ato subjekte që nuk justifikojnë dot as përkufizimin si të vogla.

Me një vulë partie në xhep dhe një numër të paqartë votash përtej rrethit familjar të kryetarit, pohojnë se janë bërë pjesë e koalicionit për të kontribuar dhe jo për të përfituar.

Premtojnë të bëjnë Shqipërinë madhështore, por për momentin gëzojnë bindjen se të paktën kanë arritur t’i dhurojnë madhështi formacionit të drejtuar nga Sali Berisha. 

“Jemi në koalicion për të bërë Shqipërinë ndër vendet më të pasura të botës. Këtë kontribut do ja japim popullit shqiptar”, shprehet Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve.

“Vij vetëm për të kontribuar, se po të ishte për poste, më kanë parë ndonjëherë në ndonjë post që ndoshta dhe e kam merituar, kurrë”, shprehet Sazan Guri, kryetar i Aleancës Ekologjike Europiane.

“Nëse do të shikonim dhe do të mendonit që ne vinim për të përfituar, do na dëgjonit më veprime vetjake në lidhje me diasporën dhe emigracionin.

Ne dhe pse jemi përfaqësi e emigracionit, e kemi lënë atë që përfaqësohet në një zë të përbashkët se ky është vit i kthesës”, shprehet Kostaq Papa, kryetar i Partisë për Emigracionin.

Zakonisht emrat u ridëgjohen në publik rreth 6 muaj para zgjedhjeve, por sërish flasin për bastione.

“Më shumë besoj te Tirana, Shkodra, kam shpresë dhe Fieri dhe Elbasani dhe Durrësi, por dhe Vlora do jenë..., por mbi të gjitha është diaspora”, thotë Jenisheri.

“Jemi shumë të fortë në Lezhë, në Shkodër dhe në Dibër me një shqiptaro-amerikan që është afër zyrës së Marko Rubios”, shprehet Gjuzi.

“Tirana, Elbasani, Delvina, Saranda Vlora, që janë rrethe me emigrim të madh”, shprehet Kostaq Papa, kryetar i Partisë për Emigracionin.

“Zoti Goxhaj në Tiranë, zonja Dorina Mema në Durrës dhe një Arianit në Tiranë, janë 4 -5 zona që ne mendojmë se e duan familjen”, shprehet Sazan Guri, kryetar i Aleancës Ekologjike Europiane.

Sa i përket numrit të mandateve që pretendojnë se do i japin koalicionit, nuk preferojnë të flasin më shifra, por thonë se do e bëjnë Partinë Demokratike fituese.

“Kjo është e vështirë ta kuptojmë në terren, aq më tepër që këtë radhë ndërhyrja është direkte e diasporës, por ndihmesa jonë do jetë e madhe. Vetëm kërkesat që më kanë ardhur mua për t’u bërë friends janë mbi 1 mijë, kjo tregon që prurjet janë të mëdha”, thotë Papa.

“Ne i premtojmë PD votat që janë vjedhur në 2021 kur unë drejtoja një koalicion tjetër”, thotë Gjuzi.

“Ne nuk pretendojmë për deputetë, duam që të sjellim një frymë të djathtë brenda koalicioni. Të garoj unë për një deputet, jo more fare”, shprehet Gjuzi. (A2)

19 Komente

  1. N
    Ndoci

    hahahahaha.. ku je katandisur shoku Sali... tufe bashibuzukesh...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Cfare palacosh, shikojini qe ne surrat.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        O none o nene

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liqeni

          Qeverisje, kuvend me Jenisherin, Saying, Kujton! Etj., me Salon...E c'e ka gjetur Shqipen e vuajtur!

          Përgjigjjuni
        2. T
          Teme

          Kta duhen cuar ne cmendi. Ky Gjuzi do te kandidoje Islamike nga ata me ekstremistet we nuk pranojne as Skenderbeun as Shqiperine.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Ceri

            Shqiperia qe C’behet, me keta kokemishdhjamisur mjerim ne ekstrem Me se rrojne vallle kur pensioniste si keta jetojne ne varferi?

            Përgjigjjuni
            1. C
              Ceri

              Shqiperia qe C’behet, me keta kokemishdhjamisur mjerim ne ekstrem Me se rrojne vallle kur pensioniste si keta jetojne ne varferi?

              Përgjigjjuni
              1. C
                Ceri

                Shqiperia qe C’behet, me keta kokemishdhjamisur mjerim ne ekstrem Me se rrojne vallle kur pensioniste si keta jetojne ne varferi?

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lekondi

                PREMTIME E BETIME SA TE MARRESH FUQIN. QYSH PREJ KOHES ENVERIT PER MENCA ME LUG TE FLORINJTE DHE ME QUMESHT ME TUBO NGA MALI. NE REALITET MJERIM TE PA PERSHRUSHEM PER FSHATARESIN. NDAJ POPULLI E FLAKU NE GROP TE PLEHRAVE NE KOHE REKORD TE PA DEGJUAR NE BOTE. SALI BERISHA PREMTOI AQ SHUME NE REALITET SHKATERROI DHE POSHTEROI SHQIPERIN ME KEQ SE GJITH ARMIQT E TRADHETARET E MEPARSHEM BASHK. BARAK OBAMA E BIDENI U VOTUAN NGA PREMTIMET E TYRE PER NDRYSHIM TE AMERIKES NE FAKT NDRYSHUAN PER KEQ. SEMUNDJET DHE VESET E PISTA I BEN KRENARI. EDI RAMA PRMTOI RILINDJE POR E BERI RI-VDEKJE E RI-DHIERJE. SALIU LUFTON PER JETEN E TIJ DHE TE RRETHIT TE TIJ TE MBYTUR NE AKUZA PER CDO KRIM.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kris

                  Me 11 maj do te luajne perseri Tomi e Xherri

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jimi

                    Mos o Zot qe Shqiperia te bjere ne dore te jenicereve e asqereve te Sulltan Saliut !

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Grupi viagra

                      Grupi viagra , shume lart po e coni shqiperine

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noka

                        Na mbyten budallejt.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Henk

                          Ku ku moj nane..

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TIRONA

                            Plehra mashtruesish me oke ! Lum ti Shqiperi qe i ke! Kjo ishte shkerdhatokracia e ramiz alise qe vuri kryeudb—istin qellimisht per ta shkaterruar kete dhe. Dhe prec koqe zogaj mban ne murr “Cekun e bardhe “ qe pritet te vije nga dita ne dite” Fluturon Fluturon Gamori!

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Endi

                              Ju jeni 5shja që bëni shtet. Jeni të parët që do formoni qeverinë tek shteti bektashi. Sazan Tjegulla, minister i tranzvesitëve, gjuzi, minister i industrisë së prodhimit rraketave me lëndë të parë djegëse shurrën. Selamiu, minister me kater sekretare për prodhimin e majmunëve tre D, me pamjen e bukur që i ka dhënë natyra këtij djsloshi. Vlonjati, minister i tregtimit të qefit nëpërmjet uiskit. Dhe kryetari dihet, do të vazhdojë t’ju shkërdhejë dhe masakrojë të dashutit tuaj, nëse luani bithën nga rrjeshti që cakton ai. Qeveri kukumjaçkash, më bukur nu bëheni. Elektorati juaj po ju pret tek kopshi zoologjik.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cubi

                                Të shikosh të tilla fytyra aman të bindin që t'i votoshhhhhhh. Dhe është shumë e drejt se domosdo janë e ardhmja e kombit. Mjer Shqiperia nga kush shpreson . Lum demokratet që i kanë gjetur, besoj do kenë vuajtur pak për t'i mbledhur të gjithë bashkë.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  TIRONA

                                  Plehra mashtruesish me oke ! Lum ti Shqiperi qe i ke! Kjo ishte shkerdhatokracia e ramiz alise qe vuri kryeudb—istin qellimisht per ta shkaterruar kete dhe. Dhe prec koqe zogaj mban ne murr “Cekun e bardhe “ qe pritet te vije nga dita ne dite” Fluturon Fluturon Gamori!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    aleks

                                    mjere shqiperia, e imagjinoni qe keta debila do marin nga 5 mije euro ne muaj rroge te ardhura te tjera. thote mire ai i gjati eshte mbushur keneta e xhaba, hardhuca, bufer e shume gjallesa te tjera zvarranikesh

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje