“Shqipëria nuk ka opozitë”, Çupi: PS dhe Rama po bëjnë rolin e të majtës dhe të djathtës

18 Korrik 2025, 09:04Politika TEMA
“Shqipëria nuk ka opozitë”, Çupi: PS dhe Rama po

Analisti i njohur, Frrok Çupi, theksoi se në Shqipëri nuk ka opozitë, pasi asaj i mungon përfaqësimi në elektorat.

Ai theksoi në emisionin “Real Story” se Rama dhe Partia Socialiste po bën rolin e të majtës dhe të djathtës.

“Realisht ne kemi një opozitë, kemi një opozitë që nuk mund të na thotë askush se nuk e keni, por realisht nuk e kemi dhe këtë gjë e ka kapur shumë mirë Edi Rama, i cili po bën punët e vendit.

Ka marrë përsipër të jetë dhe mazhorancë dhe opozitë dhe oponencën e ka bërë vetë brenda në Parlament dhe brenda PS. Ka marrë përsipër që të jetë dhe e majtë dhe një e majtë. Ka kryer të gjitha punët e një të djathte”, theksoi ai.

Analisti komentoi dhe postin e deputetit, ndërsa tha se ky titull duhet vlerësuar në tërësi, sepse ka një mision, që përfaqëson interesin e qytetarëve.

“Unë e admiroj deputetin, e çmoj shumë.. Se kush është pastaj në emër të përveçëm është tjetër gjë.

Deputetët mbeten deputetes, sidomos deputetë që janë më kredenca. Nuk janë të gjithë deputetë dhe këto njerëzit e politikës në nivele të caktuara.

Në 1992 kishim 42 profesorë dhe doktorë, por sa vlejtën? Parlamentari ka një ndërgjegje tjetër.”, theksoi ai.

1 Komente

  1. S
    Sass

    Ky terrorist duhet te varet ne litar qe mbare shqiperia te kene rasti ta dhjesin surratin e ketij antishqipetari

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje