S'ka bashkim me Berishën, Enkelejd Alibeaj prezanton dy kandidatë të tjerë për zgjedhjet e 14 majit

28 Janar 2023, 09:44Politika TEMA

S'ka bashkim me Berishën, Enkelejd Alibeaj prezanton dy kandidatë

Zbulohen dy kandidate të tjera të PD-së së grupit të Enkelejd Alibeaj, për zgjedhjet e 14 majit.

Klomentina Drini është prezantuar si kandidatja që do të përfaqësojë PD në zgjedhjet vendore te 14 majit për Vaun e Dejës.

“Ajo ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës. Drini ka përfunduar studimet e larta në degën e informatikës ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes.

Gjatë viteve të fundit zonja Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale", thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Ndërsa emri i dytë është për Patosin ku PD e Alibeajt ka zgjedhur si kandidate mësuesen Pranvera Rizai.

“Mësuesja Pranvera Rizai prej vitesh mban postin e kryetares së LDG të Patosit. Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak. 

Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh zonja Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos. Ajo është e martuar dhe nënë e dy djemve”, thuhet në njoftim.

6 Komente

  1. D
    Davidi

    Mire e kishin atehere kur nuk deshen dhe nuk u dhane pushtet ketyre, te persekutuareve politike. Alibeaj, konfirmoi te jete inatçi dhe hakmarres.

    1. F
      Fatmira

      Enkelejd Alibeaj po tregon se eshte politikan me karakter dhe dinjitet profesional e moral.

      1. D
        Demokrati i vërtetë

        Jo David, jo! Inatçi, hakmarrës dhe burrë i lig sa më s'ka në dynja, është Salehu, por ti nuk do ta kuptosh kurrë lojën, apo atë që quhet politikë.

      2. U
        Universi shprsa ime

        Ju doni 10 vjet të paktën që të dilni nga hija è Salës.

        1. T
          Taulant

          Zonja te nderuara, respekte pa fund. Per Tironen shif njehere ket Griden, po te pozoj edyhe gjysem nudo, ja prish menjen gjysmes se Tirones.

          1. t
            te dyja duken jokeq per gojore !

            fshtarkat apo maloket ja kan kalu qytetaeve sot , ta morrin me gjith bole ne shpell kudo te jesh. jane shum praktike .por kujdes . jo ne wc e parlamentit

            Lini një Përgjigje