SKANDALI: Njerëzit e Shkëlzen Berishës pritet të marrin 20 milionë euro si pronarë të tokës tek Porti i ri ne Porto Romano

13 Gusht 2024, 19:33Politika Gazeta Tema

 

Shpronësimi i pronarëve të tokës ku do të ndërtohet Porti i ri i Durrësit nxjerr në shesh pronësinë e familjes Berisha dhe sidomos njerëzve të afërt të Shkëlzen Berishës, që zakonisht përdor për të hedhur pasuritë në emër të tyre.

Një javë më parë kryeministri i vendit Edi Rama duke prezantuar projektin e ri të portit industrial në Porto Romano tha se ai parashikon që për ndërtimin të disbursohen në fazën e parë 329 milionë euro. Ky port i ri u vendos të ndërtohej vetëm pasi qeveria vendosi të shndërrojëë në kompleks turistik të vjetrin në Durrës.

Tashmë që ka nisur të investojë në Porto Romano, qeveria është e detyruar që të bëjë dhe shpronësime të tokave aty vërdallë portit të ri, për të krijuar kapacitete magazinuese dhe shërbimi. 

Por ajo çfarë zbulon lista e pronarëve që do të shpronësohen në fazën e parë është tepër interesante. Në të përfshihen familjarë dhe tarafi i ngushtë i familjes Berisha, persona të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë në punë e transaksione, sidomos me zotin Shkëlzen Berisha, i biri i ish- kryeministrit. 

SKANDALI: Njerëzit e Shkëlzen Berishës pritet të marrin 20

I pari person që bie në sy është Ismail Mulleti. Ky i fundit është një biznesmen dhe lidhje tepër e besuar e familjes Berisha.

Ismail Mulleti ka marrë një koncension në kohën e qeverisjes Berisha. Në shtyp janë ekspozuar disa transaksione dhe kontrata shit/blerje tokash në Porto Romano mes tij dhe zotit Shkëlzen Berisha. 

Ismail Mulleti posedon 2 hektarë tokë në emrin personal në listën e shpronësimeve të portit të ri. Një sipërfaqe tjetër prej gjysmë hektari ai e posedon në emrin e kompanisë GFI. 

Një tjetër emër që bien në sy në listë është zonja Shpresa Breçani. Ajo është mbesa e ish-kryeministrit Berisha dhe posedon të paktën 1.6 hektarë tokë në zonën pranë Porto Romanos. 

Biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i njohur si “garanti te Berishajt” për emërimin e Adriatik Llallës si kryeprokuror, rezulton në listën e shpronësimeve me 602 metra katrorë pronësi.

Por ajo çka shfaqet më interesante në këtë listë është një kompani e quajtur “Stellar Real Estate”. Kjo kompani posedon vetëm në këtë listë të paktën 8 hektarë tokë.

Investigime të mëparshme mediatike kanë zbuluar se kjo kompani me pronar misterioz ka lidhje direkte biznesi dhe kontratash përfaqësimi me Shkëlzen Berishën dhe me Ismail Mulletin. 

Kompania “Stellar Real Estate” është me pronarë ende të panjohur dhe e regjistruar në Gjibraltar. 

Në Tiranë filialin e administron një juriste e quajtur Entela Shehaj (Memishaj) e cila disa vite më parë u propozua nga Partia Demokratike si kandidaturë për postet vakante në sistemin e ri të drejtësisë. Ajo si juriste ka punuar shumë pranë familjes Berisha, së bashku me Erinda Ballancën.

Entela Shehaj rezulton gjithashtu ortake me Ismail Mulletinn ë kompaninë “IMAH 2014”. Shehaj posedon 10% në këtë kompani, ndërsa Mulleti 45%.

Në vitin 2009 kompania “Stellar Real Estate” me një prokurë të posaçme autorizoi Shkëlzen Berishën që t’i gjente 5 hektarë tokë në këtë zonë. 

Është ende e paqartë si dhe sa u pagua Shkëlzen Berisha për këtë mision, por i sigurtë është fakti se ndërsa vepronte si agjent i Entela Shehajt, ai ishte në këtë kohë dhe djali i kryeministrit të vendit dhe mund të kishte akses në planet afatgjata për zhvillimin industrial të kësaj zone. 

Të gjithë këta personazhe të lidhur në mënyrë integrale me familjen Berisha i kanë përfituar këto toka mbi 15 vite më parë, ndërsa tani janë afro 20 hektarë të dokumentuar në pronësi të tyre. 

Qeveria Rama ka përcaktuar një bazë çmimi prej 6 eurosh (kursi i këmbimit 13 gusht 2024) për metër katror në vendimin e shpronësimit, por ka lënë të hapur opsionin që nëse këta pronarë duan të këmbejnë metrat e tyre diku tjetër, mund ta bëjnë. 

Aktualisht çmimi për metër katrorë në këtë zonë është 100-125 euro, për metër katrorë. 

Këta pronarë mund ta ankimojnë me lehtësi çmimin në gjykatë administrative për të kërkuar çmim tregu. Procesi është i thjeshtë pastaj, gjykatësi i kërkon hipotekës zyrtarisht se me çfarë çmimesh janë bërë transaksionet e tokave nga privatët dhe çmimin mesatar e përcakton si marzhë shpronësimi. Çmimi mesatar në këtë zonë është 100 euro për metër katrorë dhe me kaq territore sa përcakton kjo listë, pra rreth 20 hektarë të tarafit Berisha, llogaritet që ky grup të përfitojë rreth 20 milionë euro. 

Ndërkohë në listë janë dhe biznesmenë të njohur shqiptarë që posedojnë territor në këtë zonë, ndërsa një hetim i thelluar mund të gjurmojë nëse dhe këta biznesmenë i kanë përfituar tokat nga marrëdhënia e shit-blerjeve me kompaninë real estate të Entela Shehajt apo nga marrëdhënia me Ismail Mulletin në të kaluarën.

Dokumenta bashkëngjitur

45 Komente

  1. D
    Daullxhiu

    Ram babloku nuk pjerdh per parate e shqiptareve.ptuuuu rrac muti.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Edi Rama ka nje shtet per te ndertuar, nje port modern, nuk ka qellim te filloje luften me kundershtaret. Pervetesimin e ka bere familja Berisha, kjo dihej nga levizjet shitje-blerje qe beri Fazllici me Argiten dhe Shkelzen Berishen, letrat aty jane, do hapen. Urime gazetarit investigative. Te njetat toka Argita mendohet se ka ne zonen e Divjakes dhe Darzezes.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Top G

        Fajin e ka Berisha. Rama nuk di gje, ai eshte mbi satelitet duke zgjidhur hallet e botes si lider global,,,, Ahhhh ju qifte Kina rrace , rraca e kuqe, gjeja me e shpifur qe i ka ndodhur ketij kombi. E bejne kopilin e te lene ne dere.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rana

          Ka karakter leaderri: www.facebook.com/share/p/CTo5oeocp2KGcg6d/

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kot kemi shprese tek Spak mesa duket

          SPAK duhet ti konfiskoje fillimisht ato prona te Saliut me soj e sorollop. Pastaj te hape nje hetim kombetar e nderkombetar duke kerkuar te dhena nga shtetet relevante ku jane bankat e pisave te Saliut. Nese Spak nuk ben kete, atehere te shkrihet krejt sepse nuk u krijua per te hetuar vetem PS per cikerima tenderash. Qelbesirat Sali me shpurren e tij, dhe Likja me te tijen nuk do denohen sepse ata jane pronaret e shtetit tone. Rama eshte lolo e tyre me sa duket, kaq e thjeshte eshte. Mbulohet duke thene se nuk nderhyn ne drejtesi. Te nderhyje qe cke me te, sepse nderhyn ne emer te popullit qe e voton me tepri.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            Po mire merrni nje mendim te EDrahmanit e Pilo LALIt...OSE te USA...

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Shtet degjeneratash. Behen bashkë per te vjedhur popullin.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jim

                Ju dalte shpirti nga mbrapa jo nga goja!!!

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sllobodanka

                Njera dore lan tjetren, te dyja fytyren!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni Montana

                  PIKERISHT PRANDAJ BERI SALIU MARREVESHJEN TANI ME RAMEN...SEPSE IU PREMTUAN KETO PRONA.

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vazhdoni te beni sehir

                  Ku qendron skandali ketu?Tani u zgjuat,qe hordhite shpellare tropojane,kane pushtuar cdo gje ne kete vend,duke i denatyruar dhe etnine e tij,ne mareveshje okulte me falangat e beut te surrelit,rajait rama.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Top G

                    Edi eshte mbi satelitet, ay nuk di gje. Ay mendon per hallet e globit

                    Përgjigjjuni
                  2. l
                    luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

                    keta hajdute e kriminel po i nxjerin ujin e zi ketij vendi dhe qajne hallin e popullit dhe sidomos ju vjen keq per pensionistet,per cmimet,dhuhr nje enver qe ketyrd maskarenjeve tu tregohet dpaci

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ardit

                      Vazhdoni vidhni ore ropqira si PD si PS se do lahen keto mekate nje dite.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Ligji

                        Me saktë: 1.-Cila është origjina e ketyre siperfaqeve toke ? 2.-Si e kanë patur statusin juridik keto sipërfaqe toke në datën 01.08. 1991 ? 3.-Si janë përfituar keto sipërfaqe toke në origjinë, mbasi disa kohë më parë kemi lexuar shkrime për fallsifikime të llahtarshme në Zyrën e Regjistrimit të Durrësit për përvetësim të sipërfaqeve të konsiderueshme deri 450 000 m2 në kete zonë nga zyrtarë të ndryshëm ? 4.-Nëse janë përfituar me Ligjin Nr. 7501, duhet të verifikohen mirë a kanë qënë me status tokë bujqësore në daten 1.8.1991, të verifikohen mirë përfituesit dhe të mos shkruhet dhe flitet pa pikë përgjegjësie.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dumdum

                          Saktë. Pastaj nëse janë blerë rregullisht, u lumtë trapi, të tjerët të bëjnë gam gam nëpër kafene.

                          Përgjigjjuni
                        2. G
                          Go West

                          Te dhurosh dy portet kryesore per te ndertuar e shitur apartamente ca miq te km, pa perfituar asgje shqiptaret dhe ti mbushesh xhepat me euro Shkelzenit e te motres! (Do marrim 30% te fitimit thuhet, mjeshtrat per 25 vjet do dalin me "humbje") Dikush duhet lidhur-them une. Nuk di si mund te pritemi me keq ne bese?

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Asd

                            Ke te drejte. Tek porti i vjeter fiton Rama, Balluku, Veliaj e kompani ndersa tek porti i ri Berisha dhe listat pas tij. Pra te dyja palet jane me brisk ne dore.

                            Përgjigjjuni
                          2. K
                            Kolegu i SPAK-UT

                            Po normale i kanë ndarë bashkë. Ca Saliu ca like floriri dhe lideri global pashai i surrelit

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              pilo Lala

                              Nje nga nje do dalin vjedhjet dhe korrupsioni i familjes Berisha. Cudi se ne hetimin e Ilaceve mjekesore nuk po del akoma mbesa e Liri Berishes, me mbiemrinHana, nje nga njerezit me te pasur ne Shqiperi, ka mundesi te jete me e pasur se Argita berisha.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mara pompinara

                                Para Beqes ska shanc o pilo bq

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Me prokurë të posaçme

                                  Hana ndër të tjera është dhe bashkëaksionere e Credins Bank.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Top G

                                    Edi e di kete? Ndoshta nuk jan treguar mga largesia. Ay eshte mbi satelite per hallrt e globit,,, Te poshtrit,,,

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      Uliks

                                      Hana ka dhe banken kredins del dhe te vrasja e santos.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. K
                                      Kris

                                      Te gjitha votat superhajdutit te Surrelit qe te rilinde Saliu

                                      Përgjigjjuni
                                      1. b
                                        beni

                                        tani tu veme faj ne ketyre qe Rama do me e marre portin e durresit per vete dhe do u shpronesoje token ketyre, se do me ndertu aty nje port tjeter. a medet per propaganden qe ju kthehet ne te kundert o mjerona

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Aleksander

                                          Toke e Zanun. Prej hajnave. Qeveria nuk duhet tju japin asnje lek.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Top G

                                            Nuk do ju japi asnje leke nga populli, Do ju japi leket e buxhetit E mban mend ca thagmash thoshin idhujt e tu o patronazisht bythe,,, Yttt rrace kurvash e pa dinjitet

                                            Përgjigjjuni
                                          2. T
                                            Turi

                                            Këto e kanë rrjep Shqipërine ,të gjithë këto hajdutë politikanë që erdhën pa brekë në bythe e kanë vjedhur barbarisht nga cepi në cep. Këto pisa që bëjnë sikur zihen janë miliarderë sot, nuk kanë lënë tokë shtetërore pa vjedhur përvetësuar dhe privatizuar. Kancer ju bofshin gjithë këto vjedhje që keni bërë me gjithë familjarët që keni dhe niper e mbesa,vetem kancer ilaçe spitale or plehra. Spaku nuk ben asgjë kështuqë vetëm kanceri do ju vijë hakut

                                            Përgjigjjuni
                                            1. O
                                              Optimisti

                                              Te tre , te tre brinjet e Bermudes u Kane vjedhur , Po u vjedhin , u kane plackitur , u Kane dhunuar dhe Po u dhunojne , me zi se eterit . Ne doni te shpetoni , jepuani dermen me vote . Revolucionin lerjani Berishes dhe larove te tij .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Kuituzovi

                                                Mesa duket,ky eshte njje zbulim nga gazetar investigativ dhe jo nga drejtesia. Rendesi ka,te zbulohen nga SPAK-u se ai ka fuqi ligjore dhe keto prona qe ka xhvatur sypeshkaqeni Zen Berishka t'i meret dhe ti kaloi shtetit.Kjo tegon se sa hajdut te medhenj ane njerzit e familjes se Sali Berishes.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. J
                                                  Jugu

                                                  Akoma fajin e ka Berisha? Po ky Rama qe po hajdutos ne Durres dhe me keq shperblem njerezit e Berishes si pronar toke, po ky Rama nuk eshte fajtor, hajdut, frikacak, mut? Hajdutosi ne jug mijera hektar dhe tani na tregoni dhe per portin e Durresit qe po ben dhe shet Rama dhe Veliaj, dhe me marifet permendni njerezit e Berishes. Por, duket sheshit se hajduti dhe krimineli po del Rama me Veliajn dhe 5D e tyre.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Labi

                                                    Te na rroje SPAK-u

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. O
                                                      Operacioni Zjarri

                                                      Epo te akuzosh Berishen se ka bere korrupsion sepse ne tokat qofte edhe te familjes se tije do ndertoje Rama, kjo ska bythe ku te rrije. Asnje qindarke nuk do te merrnin ne rast se Rama nuk do vinte ne dispozicion te ortakut te tij arab portin e Durresit. Sot po prishim nje port dhe po ndertojme nje port te ri perse? Porti i ri kerkon 2 miliarde dollare, kush i paguan?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        BUMERANG

                                                        Cili është problemi? Ata kishin prona në zonën e Porto Romanos shumë kohë më parë. Aleati Rama vuri re se kjo pronë nuk u jepte fitim pronarëve. Atij i erdhi keq për këtë dhe shpiku një projekt porti për të rritur vlerën e tokës. Tani po shesin për “interes publik”. Shitësi është i lumtur, blerësi është i lumtur! Win-win! Ku qëndron problemi atëherë?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Top G

                                                          Gjeja me e rende qe i ka ndodhur ketij kombi eshte komunizmi. U ngriten yzmeqaret dhe u bene bejler. Pavaresisht se u qiheshin ropt e shpis. Dhe keshtu vazhdon,,, per nje rroge keta vazhdojne tjua marrin ne goj udheheqesve te tyre. Ptyyy,,,, rrace,,,,,

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Bekimi

                                                            O njerëz, po këta për njëri tjetrin punojnë. Nëse i kan blerë, çar të keqe ka. Puna është kur të marrin dhe stë pyesin. I ka ky i ka ai, me këtë ata rallin bythln ashtu sikur u tha që, pallati që do ndërtohet tek gropa hajdinit dhe i kalon 60 katet, u tha që e bën djali berishës, po, ai e bën, po me leje të kujt e bën, pa lejen e Ramës nuk bën vaki. Keni parë ju të protestohet nga ndonjë parti politike, jo. Sepse janë aksionerë të gjithë bashkë. Ky është rama, ky berisha, ky meta. Edhe vite të tjera do keni këto fytyra deri sa në shqipëri mos mbetet pëllëmbë toke. Ka njerëz që akoma nuk kanë marë pronën e tyre, sepse jua ka marë shteti, dhe shteti ja ka dhënë me qera një të huaji si biznes. Ky është vendi ynë me këta hajdutë.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Tani Durrës

                                                              Po shkrujeni Shqip: ZOTËROJNË Jo POSEDOJNË!! JU QIFSHA ROBT! Injorantë

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. V
                                                                Vlonjati

                                                                Sa bukur qe lozin te dy! Bejne sikur zihen e shahen dhe leket i ndajne bashk.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. D
                                                                  Dinua nga Smokthina.

                                                                  Mire qe i moren, po nga kush i moren, kush ishte pronar i atyre siperfaqeve toke, etj. Kaq e veshtire eshte qe te gjendet origjina e zoterve te tojes. Ata qe paraqiten si pronare sot, duhet te paraqitin te gjithe dokumentacionin e origjines, ndryshe te shkojne para gjykates. Urte e bute si shelege. Ky eshte ndryshimi i kohes. Kaq.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. f
                                                                    fytyra e taulant balles plot e perplot me gjakun e

                                                                    te keqen e vjedhjes qe iu bejne shqiptareve

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. Z
                                                                      Zgjatimet komuniste

                                                                      Eshte gje e mire qe Bermudja ka filluar te refuzohet . Rrugen tjeter s'ka .

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        A.G.

                                                                        Jeni bërë si ata italianët që "fotografonin aksionet e Kananit". Keni 12 vjet që mbani shënim grabitjet dhe zhvatjet e Salës dhe i numëroni pallatet dhe lejet e ndërtimit që i jep Rama, se gjëmb në këmbë sikur nuk i ka hyrë deri më sot. Ah, po. Do dalin dosje përcëlluese në shtator. Dosjet "përcëlluese" të prokurorëve shqiptarë janë si shkrepëset kineze, duhet t'i fërkosh 30 vjet që të ndizen.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. T
                                                                          Toni

                                                                          Fam.. berisha investoje dhjetemilion lek per dynym ne ate zone(diku nga vitet 2000 ) tani merr dhjetefishin per dynum... leku shkon te leku.. si gjithmone te paret politikanet... pastaje naj kocke per te tjeret...(e njejta gje si ne gjirin e lalzit te tokat e privati.. ndersa te toka e shtetit( bregdet) toke e zanun bashke me lir m.)

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. I
                                                                            I INDINJUARI I PERJETSHEM.

                                                                            SI E KANE PASUR STATUSIN JURIDIK KETO TOKA ME DATEN 01/08/1991. ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- KETU MBARON GJITHCKA ME POLITIKE ME GAZETARE ME MEDIA ME LLAFAZANE ME KREMINELE ME HIPOKRITE ETJ......... KETE PERGJIGJE DUHET TA JAPI QEVERIA ME VENDIMET E DREJTESISE NE DORE. SE DONI SHQIPERI BEHENI KESHTU,SE NUK DONI SHQIPERI BEHENI ASHTU.

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje