Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e fundit të KAS-it për shpalljen e votave të pavlefshme në ato fletë ku janë bërë shënime të dyshimta.
"Të qëndruarit rresht dhe heshtja nuk ka lidhje me mua e as ma ndjen fare se mund të mërziten një grusht individësh brenda apo jashtë PD qofshin këta edhe mender “lidera” apo “udhëheqësa” imagjinar 3D që nuk kanë asnjë votë nga QYTETARËT në mandatin e tyre të pshurrur e të “vjedhur” duke u futur në listën e mbyllur si dhjaksa të pështirë." - shkruan Murrizi.
Më tej Murrizi shprehet se e fton publikisht PD-në të përgatisë ankimim për në kolegj zgjedhor nëse PD nuk është pjesë e këtij skenari të qelbur se PS nuk bën dot asnjë hap po nuk foli kreu i organizatës.
Më poshtë komenti i plotë i Myslim Murrizit:
KUR KAS MERR VENDIM SI SHENJA E ORGANIT GJENITAL TË VENDOSUR TEK VOTA E BRAÇES NUK MUND TË BËJË SEHIR SE PO PRISH UNITETIN E PARTISË
Megjithë konsideratën që kam për ndonjë anëtar të KASIT si profesionolist apo individ me integritet ky vendim absurd i KAS gjatë “rinumërimit” është një vendim bastard që duhej të ishte marrë para proçesit të votimit pra para datës 11 maj.
Nëse para votimit KQZ bazuar në një vendim të KAS nxori një manual ku shpjegonte se çdo shenjë dalluese e qartë që shpreh qartësisht vullnetin e zgjedhësve do të konsiderohej VOTË E RREGULLT DHE E VLEFSHME PËR ÇDO KANDIDAT, nuk mund të nxjerrë tjetër vendim pasi ka mbaruar proçesi i votimit ose i bie që këtë vendimin e dytë të gjejë vend ku ta fusë që të kënaqen vetë.
Kjo do të thotë që pasi ka mbaruar një ndeshje futbolli dhe ekipet, tifozët edhe opinioni publik e di fituesin, arbitrat e VARIT kujtohen të anullojnë “golat” dhe rezultatin 1 muaj më pas pasi shohin me vëmendje pamjet në VAR.
Asnjë kandidat për deputet në listën e hapur nga PD, PS apo çdo subjekt tjetër politik nuk ka qenë numërues madje asnjëri prej tyre pothuajse nuk ka pasur numërues në të gjithë Shqipërinë sepse me kod zgjedhor numëruesit i emëron apo cakton Partia.
Kështu që këto lajme për “vjedhje” votash, “trafikim” votash apo “tjetërstim” votash nga njëri kandidat tek tjetri shitjani si lajm vetëm qenve të kategorisë tuaj mediatike se nuk ka asnjë mundësi një kandidat të “vjedhë” votën e një kandidati tjetër sa kohë që votat janë numëruar nga 4 numërues për çdo tavolinë ku 2 janë të pozitës dhe 2 të opozitës.
Fakti që nga ky “rivlerësim” votash se rinumërim nuk mund të quhet kurrë rezulton se numri i votave të hequra ndaj kandidatëve është 5-6-7 herë më i madh se numri i votave që ju shtohet shumë pak kandidatëve, tregon qartë se numëruesit e KQZ bazuar në vendimin e KASIT organo-seksual ka hequr vota kandidatëve që gjatë numërimit me numërues politik sipas manualit që kishte shpërndarë përpara zgjedhjeve KQZ ishin konsideruar VOTA TË VLEFSHME PËR ÇDO KANDIDAT.
Që të kishte trafikim votash minimalja do të duhej që numri i votave që kishin “tepër” kandidatët që ju është hequr votë, të ishte pothuajse i barabartë me numrin e votave që kishin mangut kandidatët e tjerë.
Por kur shoh që 27 kandidatëve të PD ju janë hequr në total deri tani 705 vota dhe 10 kandidatëve të tjerë ju janë “shtuar” gjithsej 130 vota, e po kështu 32 kandidatëve të PS ju janë hequr 1724 vota dhe 5 kandidatëve ju janë “shtuar” gjithsej 70 vota, kjo është një lojë e pistë dhe e ndyrë e KQZ bashkë me KAS për 1 deri në 2 individë të caktuar që t’ju heqin mandatin për t’ia dhënë dikujt tjetër.
E meqë Erion Braçe nuk e thotë dot atëherë po e them unë Erion që pyet Ramën, Damianin ose Ballën të ta tregojnë se përse u pranua në heshtje ky pazar “rinumërimi” ose pyet Çelibashin për kë ka marrë urdhër që t’i japë mandatin se mua më duket që i gjithë ky proçes farsë, fallco dhe me dy standarde është bërë që të marrë mandatin e Oltës në Tiranë Blerina dhe ndoshta në Fier në vend të Zeqinës së Gazit të vijë Zeqinja e Ramës.
Ky vendim banal, absurd dhe bastard i KASIT duhet të ankimohet patjetër në Kolegjin Zgjedhor sepse nuk mund të ndryshojnë kurrë rregullat e lojës pasi të ketë përfunduar NDESHJA.
E ftoj publikisht PD dhe përfaqësuesin e saj në KQZ Z. Besard Logu që të përgatisë ankimim për në kolegj zgjedhor nëse PD nuk është pjesë e këtij skenari të qelbur se PS nuk bën dot asnjë hap po nuk foli kreu i organizatës.
Nëse PD dhe përfaqësuesi Logu nuk do ta bëjnë këtë ankim atëherë po ju garantoj që do ta bëj unë personalisht qoftë edhe për një votë të vetme që QYTETARËT kanë dhënë për mua e ju është hequr nga ky vendim palaço nga palaçot prezervativ të KASIT duke marrë firmën e një subjekti tjetër politik që ka qenë në koalicion me PD.
Të qëndruarit rresht dhe heshtja nuk ka lidhje me mua e as ma ndjen fare se mund të mërziten një grusht individësh brenda apo jashtë PD qofshin këta edhe mender “lidera” apo “udhëheqësa” imagjinar 3D që nuk kanë asnjë votë nga QYTETARËT në mandatin e tyre të pshurrur e të “vjedhur” duke u futur në listën e mbyllur si dhjaksa të pështirë.
Nje nga fytyrat me ordinere dhe me te ndyra te PeDe ! Nuk e kam degjuar kurre te flase me nje fjalor normal ! Fshatari ngelet fshatar edhe kur behet me leke dhe duhet te kalojne tre breza te qyteterohet,ka thene dikur i madhi Namik Vehbi Fadile Hoti !
O Murriz, mirë Mulit, apo mutit , i thua mender lider, po Albanës si mund ti thuash, mender Albana. Muli është spiun i rekrutuar nga UDB, e ka pranuar edhe vetë. Por Albana është e respektuar. Ajo është mbesa e Bije Vokshit, që në kohë të luftës i ka shpëtuar jetën udjëheqësit të madh të popullit shqiptar, shokut Enver. Dhe i ka patur të dy prindrit komunistë, jo di ti që e ke patur babanë traktorist.
Jo 3 breza, por 7 breza, sepse eshte shprehja: KATUNAR HE BURRË ME TI RRJEP 7 LÊKURË SHEHERLI (qytetar) NUK BËHESH KURRË.... e jo me Lymi i murrizit, që të merr erë në fund të kurrizit, u boka qytetar mbas 3 brezash.... i vjen era e llumit dhe BAJGES që 7 metra larg.
Muriz shqiptoe qarte dhe pa u pertypurDuhet te japi Berisha doreheqien sipas statutit apo jo.Gazrat dhe Gjekmarkajt e thone qarte Jeten e japim po Berishen se japim.Ti je me keta?
Pse e leni dhe e postoni kete legen me kete fjalor dhe duke e postare atij i duket qe eshte nje personazh i gjithe ditur.mbylljani deren e postimeve.
Ky eshte totalisht bosh, prandaj me ngritje zeri deri ne piskam e hakerrim perpiqet te duket ndryshe. Kur vjene puna tek Berisha, meket e belbezon neveritshem. Lodhet kot, eshte karte e djegur, si ai uji qe nuk e pi askush.
Murro pse je nxehur,ti ne shtator do jesh djeputet i saliut dhe do i mbash uturakun,apo nuk po te dalin llogarite
Gjynah i madh , qe Saliu e la jashte listave te sigurta , kete mendimtar te madh te Myzeqese se veriut . Ky ka mendim politik te perparuar , eshte trim e guximtar , por gjithnje pas beteje . Besoj se e mbani mend kohen kur PD-ja braktisi parlamentin dhe ky model hyri si zevendesues i listes . Ne ate kohe u be dhe figure e shquar e politikes pedeiste , duke u emeruar dhe n/ kryetar i parlamentit , bile ju krijua mundesia edhe per te drejtuar edhe ndonje seance parlamenti , kur lodhej kryetarka Lindite . Tani qe i hupi te gjitha , ka filluar ekran me ekran te shaje e baltose politiken e ndjekur nga Sala , por vetem titullin e larte NON GRATA dhe pergjegjesine direkte qe ka ai per kete derexhe ku ka perfunduar PD-ja , nuk ka mundur t'ja permende ndonje here .
Murriz. Më pelqen kurajo dhe ekspozimi i çeshtjeve qe cenojnë demokracinë. Por...do kisha nje keshille për menyren e shprehjes. Do te rriste me shumë interesin, respektin dhe dinjitetin tënd në se do evitoje disa shprehje qe dàlin nga mllefi por cenojne permbajthen, te tilla si qurracet, te pshurrurit, gelbazë, e te tjera te ngjashme. I ke mundesite te evitosh kete fjalor duke i zevendesuar me fjalë te tjera. Bej keshtu. Shkruaje tekstin. Bej nja 5 minuta pushim. Rilexoje, hiq këto që ye thashe dhe të lexon tjetri me qejf. Terma te renda, shkaktojnë mërzi gje qe te cenon rendesine e probleme te drejta qe ti ngre. Bëje këtë. Konsultoje me nje dashamires kete keshille e bej si te duash.