VIDEO/ Socialistët bëhen gati të shkarkojnë Veliajn. Avokatët e tij do ta kundërshtojnë në Kushtetuese

16 Shtator 2025, 18:13Politika TEMA
VIDEO/ Socialistët bëhen gati të shkarkojnë Veliajn.

Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës janë thirrur të mblidhen më datën 17 Shtator në orën 5 pasdite, në selinë e Partisë Socialiste, për të zhvilluar mbledhjen e grupit të këshilltarëve socialistë. Edhe pse nuk bëhet e ditur axhenda, natyrisht që temë diskutimi do të jetë vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Vendimi, i cili do të jetë një mekanizëm politik për krijimin e mundësisë për zgjedhje të reja, mund të përballet me shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pasi zoti Veliaj është ende në paraburgim dhe nuk ka asnjë vendim të formës së prerë që të provojë fajësinë e tij. 

Burime nga ekipi i avokatëve të huaj të zotit Veliaj thonë se ai do të ankimojë vendimin, pasi është në procedurë e sipër për ta çuar çështjen në Strasburg, dhe një vendim i tillë humbet integritetin e procesit.

Sipas precedentit të Fredi Belerit, këshilli bashkiak nuk mund të vihet në lëvizje për shkarkim për shkak të mungesës në detyrë, pasi mungesa në detyrë është jo e vullnetshme dhe buron nga masa e paraburgimit. I njëjti precedent u përdor dhe për mosheqjen e mandatit të ish-kryeministrit Berisha, gjatë arrestimit të tij shtëpiak.

 

 

6 Komente

  1. L
    Lali K..i

    Lali Eri , per mendimin tim krejt personal …po e theksoj krejt personal nuk u tregove i zgjuar ….duhet te kishe mare parasysh qe lufta e brylave per mbijetese dhe rruga per nje ngjitje ne majen e hierarkise per tu ngjitur lart e me lart me lart eshte hibride , e piste dhe e pashpirt …duhet ta kishe parashikuar …..po dole paq nga arestimi dhe nga qendra e ciklonit ku u perfshive ka nje vend poshte Bashkise …eshte nje tezg e madhe qe jepet me qira nga Bashkia te shesesh fiq , per ty do kete okazion special ….atje tregoje talentin …se per hajdut nuk ishe i zoti , hajduti nese nuk eshte ne gjendje te mbuloje gjurmet qe le …nuk eshte hajdut por idjot ….sot , nuk eshte zgjuarsi te vjedhesh …por ti trashegosh ato qe vodhe …..nuk more shembull nga Tosi ….e ngacmon njeri Tos hajdutin ?? Gjall ne Bot , e di perse ?? Sepse ishte ekonomist brilant dhe diti te mbulonte gjurmet …nuk provokoj , nuk ngacmoj kundershteret , beri dhe nje bashkepunim dhe dorezoj pushtein te nje kriminel qe nuk duhet te ishte kurre ne siperfaqen e Tokes me kufomen Sali qe mbas dorezimit te pushtetit te mos ngacmohej , ashtu sic beri Basha me Ramen ne 2017 ten , dicka e tille , nuk dua asnje te me thot se Saliu fitoj me merite ne 2005 sen ….pasi pushteti u dorezua me mjeshteri qe vetem Tosi dinte nga ajo mjeshteri ……kurse ty te mori ne qafe ekspozimi i pasurise dhe konkurenca e saj , njerezit nuk jane bageti , dine se kush ishe dhe si u bere , sa do qe bere pune dhe le veper ne Bashki , prap nuk mjafton , duhet dicka e vecante qe ti nuk e tregove , te mori ne qafe megalomania dhe ekspozimi ….nuk duroje pak ??? Ri brenda si debila tani ….per mua eshte e kot ….laku qe te vune ishte i bere me mjeshteri …mos i be punet me te nderlikuara ….shiko te heqesh lakun nga qafa dhe te gezosh ato oak te ardhura qe do te kene pas avukatet …..god luck idjot ….te dija te zgjuar ..po me zgenjeve ….

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqja me qepe

      Donte gruaja te ekspozohej dhe jo ky. Jam dakord me pjesen tjeter.

      Përgjigjjuni
    2. g
      gunnar

      do jete interesante kjo beteje e rames me lalin,ligji thote qecse heq dot pa vendim te formes se prere ,shenja per doreheqje deri tani nuk ka dhene gje qe tregon se sdo ja beje te lehte piktorit rrugen.Keq apo mire lali fiku eshte ligjeriast i blinduar.Pooor edhe nese del dhe ben edhe keto dy vite mandat te mbetur ,karriera e tij ne ps mbaroi .... Kush rron do shohe i thone kesaj .....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Silvia Kurva Tabaku

        Lali ciao, Lali ciao, Lali ciao ciao ciao ...

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi NYC/USA

          Edi Rama e ndjete se rreziku kryesor për tia marrë pushtetin Ramës ishte popullariteti i Erion Velisë që nuk është i pari të bëhej viktimë e Ramës. Pak kohë më parë ishte popullariteti i zotit Bushati si Minister i Jashtëm që e bëri këtë viktimë të Edi Ramës që ka kuptuar si të mbajë pushtetin e tijë gjatë duke eliminuar rivalët. Është Edi Rama një Enverist i dytë? Si ka mundësi që një Kryeministër të mos mbajë asnjë përgjegjësi kur administrata e tijë mban në burg dhe izolim jo konform ligjit kryetarin e bashkisë më të madhe në vënd Tiranës?... Egoizmi i Ramës po pret koka njerëzish pa i shkëputur kokat nga trupi!...

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Pës Ditmir Bushatin je gabim,aij I mbet afër vetëm vallja wë e lujati në Kretë.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje