Tabaku: Çmimet nuk janë rastësi, janë pasojë e një sistemi që favorizon pakicën dhe penalizon shumicën (VIDEO)

3 Prill 2026, 18:00Politika TEMA
Tabaku: Çmimet nuk janë rastësi, janë pasojë e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për rritjen e papërballueshme të çmimeve në Shqipëri, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me modelin ekonomik dhe vendimmarrjen qeveritare.

Në një reagim publik, Tabaku thekson se familjet shqiptare po përballen çdo muaj me një realitet gjithnjë e më të vështirë, ku shpenzimet rriten ndërsa të ardhurat mbeten të ulëta. Sipas saj, raporti mes çmimeve dhe të ardhurave është thellësisht i pabarabartë: çmimet në Shqipëri kanë arritur rreth 60% të nivelit të Bashkimit Europian, ndërsa të ardhurat mbeten në vetëm 20% të tyre.

Tabaku argumenton se kjo situatë nuk është produkt i tregut të lirë, por i deformimit të tij. Ajo evidenton se në sektorë kyç si produktet e shportës dhe karburantet, mungesa e konkurrencës reale ka krijuar struktura oligopoliste, ku çmimet përcaktohen nga aktorë të fuqishëm ekonomikë dhe jo nga rregullat e tregut.

Një tjetër faktor që rëndon mbi çmimet, sipas saj, janë taksat e larta dhe të komplikuara, të cilat transferohen drejtpërdrejt te konsumatori. Nga karburanti te ushqimet bazë, barra fiskale, sipas Tabakut, ka bërë që kostoja e jetesës të rritet në mënyrë të ndjeshme për qytetarët.

Në thelb të problemit, deputetja identifikon modelin ekonomik aktual, të cilin e cilëson si të shteruar dhe të varur nga shpenzimet publike, pa mbështetje reale për prodhimin dhe investimin privat.

“Çmimet e larta nuk janë rastësi. Ato janë rezultat i një sistemi që nuk funksionon për shumicën,” thekson Tabaku, duke shtuar se ndryshimi i kësaj situate kërkon ndryshim të vetë qeverisjes.

7 Komente

  1. L
    Lezhjani

    Mos ju pafshim bojen ju dhe partise se dreqit

    Përgjigjjuni
    1. U
      U shofshi si rrace !

      oj Tabakja e PeDe - s

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Moj zonje ku e ke pare ti qe nuk ka konkurence ne cmimet e ushqimeve? Te njejtin mall une e gjej ne dyqane te ndryshme me cmime qe luhaten nga dyqani ne dyqan deri ne 25 %. Pra, nese nje market e shet me 300 leke, nje tjeter po ate mall e shet me 365 leke. Keshtu qe mos ja fut pordhes.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajane hesapi

          Po' ti qenke me mendime komuniste, moj zemer. Nuk e besoj a kurre te kishte komuniste Ne PD, qe mendojne per interest e shtresave te varfra, kunder botgjezise kapitaliste.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Biba

            Ky është kapitalizmi real që mendon për të pasurit dhe jo për të varfërit! Çfarë kërkon kjo biba?! Kështu ka vepruar edhe PD-ja dikur.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anëtari vjetër i partisë

              Biba Tabake , e plagosur dhe pa dëshiruar nga plaku kryetar , kërkon të shërohet duke dëgjuar pordhët e tij , prandaj u rrop e u nduk duke u munduar ti shkojë nga prapa , për ta ndihmuar sadopak pak këtë plak truthare e ka në krye të partisë .

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xha Jaho

                Po Po, kesaj here jam OK me Tabaken. Te ndryshojme qeverisjen ne zgjedhjet e ardhshme ne 2029 siç e la ligji dhe te ftoj popullin per ta votu ket Biben e Pampersave te Vicitolit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje