Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë.
E para që mbajti fjalën e saj në këtë takim ishte ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga, e cila e quajti ditë historike vizitën e kryeministrit.
“Ardhja e kryeministrit shqiptar në Athinë është vëmendje e vazhdueshme e komunitetit shqiptar në Greqi dhe ditë historike.
Ndaj le ta shfrytëzojmë ditën e sotme si një tjetër mundësi për rienergjezimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieve unike mes shqiptarëve kudo që ndodhen.
Një marrëdhënie që ushqehet nga qëllimi I pastër për të lartësuar Shqipërinë deri në fund duke besuar se ëndrrat marrin jetë kur jemi të gjithë së bashku” tha Hajdaraga.
Duam xhami ,,te festojme dhe ne bajramin ,,,,se greket festone pashket ne kishe,,,