Tirana zyrtare dënon sulmin rus me dron në Rumani: Përshkallëzim serioz dhe i papërgjegjshëm

29 Maj 2026, 08:50Politika TEMA
Tirana zyrtare dënon sulmin rus me dron në Rumani:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për sulmin rus me dron në Galați të Rumanisë që plagosi dy persona, përfshirë një të mitur.

Ministria shpreh solidaritet ndaj Rumanisë, ndërsa thotë se përshkallëzimi “serioz dhe i papërgjegjshëm” nga Rusia nënvizon “absurditetin dhe koston njerëzore” të luftës së saj ndaj Ukrainës.

“Shqipëria dënon sulmin rus me dron në Galați, Rumani, i cili goditi një ndërtesë banimi dhe plagosi civilë, përfshirë një të mitur.

Shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Rumanisë dhe u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve.

Ky incident përfaqëson një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse dhe nënvizon më tej absurditetin dhe koston njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pasojat e së cilës vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë dhe mbrojtjen e civilëve përtej kufijve të Ukrainës.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, në mbështetje të përpjekjeve të koordinuara për t'i dhënë fund kësaj lufte në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në rrjetin X.

3 Komente

  1. P
    Për qeverinë esadite shqiptare

    Shihni ku ju ka ardhur greku në jug të vendit që qeverisnin si spiromilistë dhe mos vraponi të bëni grupin e gatshëm të prostitutave që paguhen për t'ja dhënë Kujës dhe për të pështyrë këdo me urdhër! Armiku më madh i Shqipërisë në gjendje lufte dhe aktivitete Lufte hibride brenda territorit të republikës është Greqia dhe institucionet e sai të shërbimeve sekrete, grupeve paramilitare, ushtrisë, grupeve terroriste dhe qeverisë greke. Vrisni Sali Berishën! Vrisni Fredi Bejlerin! Vrisni gjithë llumin e Himarës dhe dhe rrafshijini hotelet abuzive! Eleminoni agjentët e grekut në media dhe kudo. Shpalleni armik ashtu siç është dhe sillet dhe jo aleat strategjik! Ose ndryshe rrezikoni të përfundoni në vend të tyre të varur dhe pështyrë si tradhëtarë . Më mirë se shqiptarët të vriten si qentë mes tyre për drogë, madje dhe llafe goje, vërini të bien dëshmorë për vendin e tyre

    Përgjigjjuni
    1. I
      I juaji, Edi Rama

      Nuk është më koha e Enver Hoxhës, or xhan. jetojmë në demokraci hej more hej. Në të sëmës të vejë Shqipëria, boll që unë të shëtis botën.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vrima miut - 500 grosh.

      Tani që edhe Tirana zyrtare e dënoi këtë akt, ku do futet Rusia?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje