“Na shikonin si armiq, ishte shumë surreale”, Gonxhja rrëfen 28 majin e 1996: Disa e paguan me jetë, unë me plagë…

28 Maj 2026, 21:20Politika TEMA
“Na shikonin si armiq, ishte shumë surreale”, Gonxhja

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka rikthyer në vëmendje ngjarjen e 28 majit 1996, duke e cilësuar si një nga periudhat më të errëta dhe të frikshme të tranzicionit shqiptar. Ai rrëfeu atmosferën e tensionit dhe dhunës që, sipas tij, dominoi atë kohë, ndërsa opozitarët dhe qytetarët trajtoheshin si armiq.

Gonxhja u shpreh se ngjarjet e asaj dite përbënin një rrezik real për jetën e njerëzve, duke theksuar se shumë persona e kanë paguar me trauma, ndërsa të tjerë edhe me jetën e tyre. “Unë e kam paguar me plagë, që tani është përtharë, por do të jetë gjithnjë në trupin tim”, deklaroi ai.

Ministri kujtoi edhe kushtet në komisariate, ku sipas tij kishte një numër të madh grash të ndaluara, ndërsa situatën e përshkroi si një “tragji-komedi” jashtë çdo imagjinate. Ai shtoi se në atë periudhë askush nuk kursehej dhe se qytetarët jetonin në frikë, pa ditur kush i ndiqte, kush i dhunonte apo kush i rrëmbente.

Në rrëfimin e tij, Gonxhja hodhi akuza edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke deklaruar se “Berisha kapi PD-në”, ndërsa përmendi edhe lëvizje të dyshimta me dosje dhe materiale që, sipas tij, hynin dhe dilnin nga selia e Partisë Demokratike në ato ditë.

“Nuk ishin emra individësh. Ishte një lloj drenimi, na shikonin si armiq. Ishte shumë surealer. Një parti që duhet të ishte shpresa e gjithë shqiptarëve, ishte e papranueshme. E jetonin dhe nuk e dinim. Ka qenë vërtetet një rrezik shumë i madh, disa e kanë paguar me jetë, disa me trauma që ende nuk i janë rikuperuar.

Unë e kam paguar me plagë, që tani është përtharë, por të do të jetë gjithnjë në trupin tim. Më ka bërë shumë përshtypje se sa shumë gra kishte në qelitë e komisariatit. Ka qenë një tragji-komedi. Ishte e pabesueshme, jashtë çdolloj imagjinate dhe e pabesueshme.

U ndoqëm dhe u pamë nga njerëzit. Ata nuk kursenin më asnjë njeri në atë periudhë. Ishte shumë herë më e frikshme në ato kushte kur nuk ishe i shikueshëm, kush targë të mori, kush të rrahu, e kush të rrëmbeu. Kanë ndodhur gjëra shumë të rrezikshme atë ditë, është luajtur edhe me jetën e njerëzve. Vinin njerëz me çanta dhe dosje dhe iknin pa çanta, sillnin dosje në PD. Berisha kapi PD-në”, tha Gonxhja.

5 Komente

  1. s
    shpohem ne hunde qe nuk e di

    A thua te dije rumbullaku byth e koke nje, kuptimin e fjales surreale.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Faqe petulla

      Ky faqe ortulla të çan menderen sikur të gjith Shqoptarët kan ardhur nga Kandahari Po ty të zhduki për ca kohë Edi Po ddim si u ktheve

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisti

        Kush e pagoi me jete mor bythqiri i zi?! Nuk ju shikonin. Por ishit armiq. E shqyet Shqioerine dhe po ja falni te huajve copa copa. Te babes e keni o shkerdhata?!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Koha tregoi qe ju e patet shume pak hurin dhe drurin e 1996. Me korrupsionin tuaj ju keni shkaterruar jetet e mijera Shqiptareve. Ju ndyresira arritet sa vodhet edhe ilacet e Onkologjikut ne Tirane.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhulio

            Bravo Taulant, Fiks percaktimi jot. Ky koke shiniku duhej ras ne burg me kohe por ktu tek ne sfinksiono drejtesia e vertete.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje