Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2 CNN, foli për reformën zgjedhore dhe zhvillimet në opozitë.
Shehi deklaroi se mbështet grupin e opozitës që po negocion për reformën zgjedhore, duke theksuar se prioritet mbeten listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik për të garantuar zgjedhje të ndershme.
“Ne i kemi dhënë grupit të negociatorëve mbështetjen tonë për të çuar përpara idenë e listave të hapura, votimit dhe numërimit elektronik që të mos vidhen votat. Këto janë bazat tona”, u shpreh Shehi.
Ai kundërshtoi gjithashtu rritjen e pragut elektoral për partitë e vogla, duke kërkuar që ai të mbetet në nivelin aktual.
“Kërkojmë që pragu për partitë e vogla të lihet aty ku është, 2.2%. Nuk ka pse të bëhet 5%, sepse pastaj bëhet përjashtues. Ligji i detyron partitë e vogla të futen në një thes të përbashkët ose të zhduken”, deklaroi ai.
I pyetur për zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe të ardhmen e opozitës, Shehi tha se gara brenda PD-së është e kotë pasi, sipas tij, drejtimi i partisë do të mbetet në duart e Sali Berishës.
“Unë them se janë lodhur kot me këtë punë. Atje dihet, është Berisha dhe ai do të rrijë”, tha Shehi.
Sipas tij, opozita duhet të mendojë për një lidership të ri dhe të pranueshëm nga ndërkombëtarët, me ide të reja politike.
“Berisha ka rolin e vet, por nuk mund të jetë faktori determinant, sepse nuk po mbahet përgjegjësi për humbjet. Siç është Rama 13 vite në pushtet, ata që kanë drejtuar opozitën duhet të ndjejnë përgjegjësinë që u bënë 16 vite në opozitë. Opozita nuk është vetëm për hallet e këtyre”, përfundoi Shehi.
Ne nje vend te vogel si Shqiperia pragu duhet te jete 5% dhe jo 2,2% . Eshte bere lesh arapi me parti te vogla qe kane vetem kryetar dhe nuk i voton askush. Hiqni dore nga politika kur s'ju voton njeri se na hapet barkun , dilni ne pension ta haje e mira ta haje se jeni bere pleq dhe ju jane ftohur pordhet.
Votim elektronik?????Me mire ja coni per numurim ish KGB.
Zhdukini partite e vogla vetem per te marresh leka Jane Jo 5 Po 10 perqind ta bejne pragun
Pragu duhet 7 %o kryetar i LZHK......... Te ikin gjithe zvarraniket dhe parazitet..... Juve edhe grate tuaja nuk ju votojne or pace plenci
Bake, sa per dijeni pacja e plencit sidomos nga te imtat eshte shume e shijeshme. Edhe me nje gote vere Merloti shijon akoma me shume. Une them se 5 % eshte tamam me kusht qe te mos kete me zona zgjedhore. Pra e gjithe shqipnia 1 zone. Dhe deputete jo me shume se 120 syresh. Keshtu nje parti e vogel qe arrin te marri 5% ne te gjithe shqiperine do kete 6 deputete. Si thua, e kam mire? Me mire akoma do te ishte pa prag. ne kete menyre inkurajon individe me popullaritet te kandidojne te pavarur. Keshtu me numer deputetesh 100, mjafton te marresh 1 % te votave ne gjithe shqiperine dhe behesh deputet.
Haaa humbi statusin monument kulture mbrohet nga Bufi ...30 vjet deputet pa parti pa elektorat por me votat e Qorrave te PD
E keni gabim. Me kaq popullsi sa jemi dhe numri deputeteve do jete 101, pragu nuk duhet te jete me shume se 3 %. Partite e vogla humben identitetin per shkak te sistemit te gabuar zgjedhor, duke ju servilosur 2 partive te medha. Ky sistem propocional kombetar do te gjeneroje levizje te reja. Eliminimi partive te vogla, nuk solli rritje cilesie perfaqesimi tek 2 partite e medha.
Pyetja eshte, perse duhen partie e vogela? Vetem per rremuja dhe vjedhje, prandaj pragu hyrjes duhet mbi 25 %. Kur te bindin elektoratin le te fitojne pushtetit. Duhen eleminuar te gjitha. Kane nga 36 vjet dhe bejne vetem tregeti. Fatmir Mehdiu deputet i perhershem pa elektorat, Vangjel Dule deputet fashist il perhershem , Idrissi po ashtu, Tani u shtuan dhe Lapaj zhapaj me gjithe familjaret, Agron Shehaj me gjithe bisneset e tij , Qorri me du sy et ndoshta gjarperi qe shumezohen me copa... shkaterruat Shqiperine me keta njerez kundera saj ! Te shduken fare me ligj !