Ylli Manjani: Vendimet e Gjykatave si lejet e ndërtimit, zbardhen pas disa viteve

28 Maj 2026, 22:20Politika TEMA
Ylli Manjani: Vendimet e Gjykatave si lejet e ndërtimit, zbardhen pas disa

Juristi Ylli Manjani komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.

Ai bëri edhe një sqarim pse vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë nuk ka lidhje me vendimin e dy ditëve më parë nga Gjykata Kueshtetuese, e cila e ktheu për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë kërkesën e Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë.

Manjani: Teknikisht nuk kanë lidhje, janë dy procese të ndryshme. Janë dy kërkesa të ndryshme që kanë ardhur në kohë të ndryshme. Që do të thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbardhur ende dhe vendimet e GJK që zbardhen me vonesë janë bërë si lejet e ndërtimit që mezi zbardhen. Pra, ky vendim duhet zbardhur, duhet botuar në Fletoren Zyrtare që të jetë i detyrueshëm për Gjykatën e Lartë. Dhe Gjykata e Lartë duhet ta shqyrtojë çështjen e masës së sigurisë së Veliajt përsëri, sapo vendimi i GJK të ketë hyrë në fuqi. De facto ende nuk ekziston një vendim i GJK që të jetë i detyrueshëm për GJL sot, në këtë moment. Sot ka gjykuar, me praktikën aktuale, të mënyrës së gjykimit të këtyre rasteve.

Ajo që vlen të diskutohet është a e ka zbatuar GJL vendimin e vet unifikues? Por, edhe ky vendim vetë nuk është zbardhur ende. Kjo është Shqipëria administrative ku jetojmë. Pra, kjo trupë gjyqësore e sotmja është juridikisht e mbrojtur sepse asnjëri nga vendimet nuk është ende i detyrueshëm për zbatim në praktikën konkrete. Besoj se juridikisht fshihen pas kësaj. 

15 Komente

  1. D
    Dire _?_?_______Straits

    Ydhi i shkrete , i ngeci darka ne fyt , e thirri padroni te flase edhe ai ndonje gje per "padrejtesine" qe iu be Lalit ,......se leket po mbarohen dhe ........"sponsori i burgosur" nuk i levron fondet po nuk u shkruan artikuj pro tij edhe ne mes te nates..........epo ngushellime Ydhi , ...."tjeter here me djale".....mos e rruaj , se Lali do dale nje dite..........po se kur do jete ajo dite .........

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dyli

      Tamam diare! Fiks mbeturine me ere te keqe!

      Përgjigjjuni
      1. x
        xha Braho

        Manjani nuk po i ben frek Lalit o debil. Po trajton nje shqetesim shume te drejte dhe qe duhet regulluar. Manjanit as nuk i plas per lalin si individ, por analizon dhe fshikullon procesin apo mekanizmat sesi vepron drejtesia jone. Por truri yt punon vetem per breket e erjoles!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire ._._Straits

          Po pse truri i Ydhit nuk funksiononte per te tilla ANALiza , atehere kur Lali ishte jashte ???? !!! Pse Ydhi dhe shume nga keta ANAListe te paguar befas u bene te ndjeshem per probleme te tilla , vetem kur Lali hyri brenda ???!!!!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Role karderri

            I ka prekur ndjeshmeria qe drejtesia e re ka treguar ndaj Berishes. Zehollit, Brecanit dhe Paplekajt qe, i ka lene te lire gjithe keta zagare, kriminelet e hajdutet!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dire _?_?Straits

              Keto qe thua ti ekzistonin edhe para se te arrestohej Lali...por Ydhi me shoke nuk e rruanin atehere....Sapo u fut brenda Lali.....befas Ydhi dhe ANAListat e tjere u bene teper te ndjeshem..

              Përgjigjjuni
      2. a
        arvanitsi

        o diare e vicidolit sllavo-komunist, e more kaparin per sonte tek sypeshkaqeni

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Gjykatat tona jane degraduar komplet dhe duan rindertuar nga e para. Mund te mos jene te gjithe prodhime te plepave, por mbartin te njejtin mentalitet. Krijimi I stokut prej mijra dosjesh, prek edhe ngadalesine e punes se ketyre gjykatave.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Gjykatat tona jane degraduar komplet dhe duan rindertuar nga e para. Mund te mos jene te gjithe prodhime te plepave, por mbartin te njejtin mentalitet. Krijimi I stokut prej mijra dosjesh, prek edhe ngadalesine e punes se ketyre gjykatave.

            Përgjigjjuni
            1. h
              hila

              Vendimet e gjykatave sipas interesit te xhepit, nuk po merret vesh efekti i drejtesis se re me njerez te vjeter gjobvensa e diploma me mik e pare.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Deli

                Po pra si ato mijera leje te veliajt qe mbyten qytetin. E bene perfundimisht te pabanueshem, te pakalueshem edhe me biciklete, lagjet jan bere si burgje as hyn as del dot.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teme

                  Shtoni magjistratet. Vetem keshtu mund te trajtohet stoku I dosjeve. Njerezit duan vite te marin seance per nje gjyq te thjeshte divorci...tmerr...dikur mbyllej per 3 muaj. Ne Urop keshtu do ryjme o kumamdar...

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexues

                    Ylli, Je një jurist që mendimet racionale për drejtësinë i hedh në letër dhe të argumentuara, jo si këta të portaleve. Më ngjan shumë me Varufaqin e Greqisë, profesorin e ekonomisë që idetë e tij për perspektivat e zhvillimit të kapitalizmit, të ndryshme nga ato të të tjerëve, i hedh në libra. Po ti vetëm me shkrime do të mbetesh?

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anal-lista e Hileve te pushtetit

                      Ou, po ku ishe ti Yllka kur ato lejet e ndertimit u zbardhkan si vendimet e gjykatave qe te thoje nje llaf? Apo ishe i zene der ne 11 maj 2025 duke mallkuar Ramen e pas 11 majit 2025 duke ja lepire mollaqet nga jarget qe i ke leshuar!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        Prabdaj edhe këta gjyqtarë duke qënë maskarenj e shqyrtuan shumë shpejt kërkesën e Erjonit,sepse e dinin që vendimet e këtyre gjykatave nuk janë zbardhur akoma.E thua mirë o Ylli sepse vlrtetë vendimet e gjykatave tona janë bër si lejet e ndërtimit.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje