U la jashtë listës fituese, Mimi Kodheli rrëfen nëse marrëdhënia e saj me Ramën është ftohur: Çfarë i thashë sy më sy

21 Mars 2023, 09:13Politika TEMA

U la jashtë listës fituese, Mimi Kodheli rrëfen nëse

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli  beson se forca e saj politike do t’i fitojë zgjedhjet, sepse siç u shpreh ajo, di të rinovojë veten me ide, me njerëz dhe programe. Me 20 vite eksperiencë në PS dhe si një nga zërat e respektuar të saj, ajo beson se kryesia do të marrë vendime të drejta për kandidatët e bashkive.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë gjatë në pushtet, sepse jemi të duhurit dhe më të mirët në treg”, tha ajo gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”.

Lidhur me opozitën dhe situatën në të cilën ata ndodhen si pasojë e përçarjes në dy grupe, Berishës dhe Alibeajt, Kodheli tha se një opozitë e mir nuk i bën aspak mirë vendit dhe se kjo periudhë të përfundojë se shpejti.

“Nuk fërkoj barkun dhe them shyqyr që janë këta në këtë derexhe dhe ne të vazhdojmë të qeverisim pavarësisht sesi qeverisim. Një opozitë e përçarë nuk i bën mirë vendit. Shpresoj të jetë një periudhë tranzitore për forcën e djathtë”, tha ajo.

E pyetur për marrdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama, nëse ajo është ftohur, pasi nuk u vendos në listat fituese në zgjedhjet e fundit, Kodheli tha: 

"Kemi 20 vite që punojmë bashkë. Disa periudha më pranë, disa më larg, por jemi aty e ndiejmë dhe e shikojmë që jemi e gjithmonë bashkëpunëtorë.

Në kohën e hartimit të listave ka pasur një diskutim. Po jua them siç ia thashë kryeministrit Rama. Kam qenë në krye të listës ose në 3-shen e parë te listës. E kam për nder të jem edhe në fund të listës së PS.

Unë i shërbej vendit pavarësisht nëse jam nr. 1 apo 35, për sa kohë jam zgjedhur ta bëj këtë punë. Do ta bëj edhe kur të jem 35-a dhe do ta bëj sot, kur jam akoma në piacë, në krye të punëve të politikës”, u shpreh Mimi Kodheli në emisionin “Pa censurë”.

40 Komente

  1. P
    Politikanet ne Shqiperi e dijn veten te Perjteshem

    Perse duhet patjeter te ket reagime te tilla ? Mos valle e keni marre me Tapi pouzicionin e Politikanit ! Ka shume te rinje sot ,qe nuk trashegojne asgje nga Politikanet e Molepsur e Familjarizuar Fanatike e Korruptive ,qe trashegojne ishPolitikanet e ktyre 32- vjeteve qe per mendimin tim eshte koha ,te hapin krahun .Kam rrespekt per kte zonje , dhe mendoj se vete kjo Zonje etj si kjo duhet te kerkojne rifreskimin e Politikes me Politikane te Rinje ,te formuar ,larg pislliqeve te Politikes se ktyre 32-vjeteve , kto vet duhet te kuptojne se kjo Klase Politike eshte Kanceri i Shqiperise . Shikoni ,Kryeshkerdhaten e Kombit saleh berisha e ilir metaj , Skandaloze qe kta jovetem s'jane cuar para drejtesise per Tradhetite e Krimet ndaj Shqiptareve ,por te veshe Ulerimen _ kerkojne te jene ne krye te Partive Politike qe ne fakte jane FakePatri -jane thjeshte Banda Kriminelesh e Antishqiptaresh !

    1. c
      cuf dabjoni

      Politikanet i seleksionon anetaresia e partise me voten e lire nje anetare nje vote dhe vota e elektoratit....mbi bazen e punes se tyre ne strukturat e Partise dhe ne zyrat e shtetit e me sjelljen e tyre dhe jo hajna e spiune.

      1. V
        Vranakonti

        Mimi Kodheli eshte nje poltikane serioze dhe me autoritet e respekt per te gjithe shqipetaret. Ajo,kudo qe ka punuar ka lene mbresa dhe suksese te mira. Mendoj qe Edi Ram duhet ta vleresoi zonjen Kodheli.

        1. l
          lesh e li

          Mjaft me budallalliqe. Mimi eshte mall i vjeter, i ka hik koha.

          1. S
            Selua

            O liu leshit! A ka mall më të vjetrum se Sala

    2. E
      Eva

      jemi te sigurt qe rama ka zgjedhur kantidatet e duhur per cdo bashki

      1. J
        Jani Papafingo

        Çmë the moj çupke, çmë the!!! Sa më ishte killua e “ kandidateve te duhur” andej nga pazari? Te gjithë Edi i mblodh moj, këta të tapinosurit? Ç’ngeli bre per këta ustallaret e tjere? Vetëm mjekra e papà Jovanit??!!

      2. E
        Era

        Mimi do te jete gjithmone nje figure e partise socialiste

        1. J
          Jani Papafingo

          Jo mo ti! E gjete ti! Ç’figure moj çupkë? Ce moj se sheh ti se kjo kokë bombonka vate te mbledhë dru nga pylli I papa Thomait?!

        2. F
          Flora

          ska arsye pse mos te flase mimi me ramen sepse ato jane miq shume te vjeter

          1. L
            Lam Qafoku

            Po mi mome po. Nj’aty je dhe ti! Bab Edi tuj ec me karroc’n e Dylit ene ti osh osh n’a mbrapa. Allahile, po t’qaset ty oi goc, vrej vrej se osht tuj ardh vakti me shku te guri me xixa i “përgjegjësija është personale”

            1. "
              "BOHOTINA"

              Kerkojne te dy, SaliHu dhe Likja te jene ne krye te partive se e kane si Licence per te mbrojtur veten... Turp i botes...

              1. F
                Flora

                Partia socialiste as nuk krahasohet me opoziten mjerane

                1. L
                  Lam Qafoku

                  Po mi nuse po. Vallahi njishi osht PëSi ene i ka m’ledh k’ta “Lefterat e pergjesise personale” tuj k’nu dit’n e not: Qysh e p’sova un garipi

                2. T
                  Tina

                  Ska lidhje askush ne prtine socialiste nuk lihet jashte,cdokush vleresohet per kontributin qe jep

                  1. L
                    Loni

                    Mimi Kodheli ka treguar gjithmone se sa e afte eshte ne drejtimin e saj dhe bashkepunimi ka qene nje nder me te rendesishmet tek ajo

                    1. J
                      Jani Papafingo

                      Loni, pa lidhje fare mo burazer! Ka drejtuar bashkepunimin e rendesishem? Jo mo burazer, ti sdikerke mo! Nuku ha suflaqe sot. Ik andej se moj proftase ndonjë simite me kernacke

                    2. N
                      Nje pensioniste ne lagjen No. 9

                      Jam nje pensioniste, kam respekt per znj Mimi Kodheli ate e njoh per korekte por valle e le ai qe ka ne krye te jete vetvetja? Kam punuar ne shendetesi dhe dua te flas per sherbimin falas per ne pensionistet . Jam ne moshen 77 vjec eshte hera e pare qe ndeshem dhe kam nevoje per sherbim falas jetoi vetem.Me ka bere cudi sorollatja per te mare receten me ribursim qe na i ka caktuar shteti qe te merja receten me ribursim mjekja e familjes do me planifikonte orar dhe me vinte radha per te mare receten te specialisti mbas 10 ditesh u cudita se duhet te filloja mjekimin menjehere dhe jo mbas 10 diteve ceshte kjo praktike e gabuar . Une e kuptoi qe ne heshtje i thuhet pacientit shko blije me leke ne farmaci se i semuri ka nevoje per mjekim te menjehershem.Kush i ka vendosur keto regulla dhe thuhet eshte shendetesia gratis per ne pensionistet genjeshtra me bisht A ka fuqi Znj . Mmi Kodheli ta ngreje zerin ne kete aspekt per ne pensionistet se kemi me te vertete shume nevoje Kam sherbyer ne shendetesi ne kohen e monizmit sot kam nevoje te me sherbejne edhe per arsyen se kam nje pension qesharak ju faleminderit.

                      1. O
                        Oli

                        Mimu , ka kohe qe i dime bemat e tua. Hotelet ne Greqi dhe tenderatce ushtrise.

                        1. D
                          Dorina

                          Mimi është shumë e zonja, panvarsisht modestise se saj Mimi duhet te ishte nder 3 emrat e pare ne listen e zgjedhjeve parlamentare. Madje duke pare se sa injorant e kriminel ishin disa ne listen e Tiranes u mendua se Mimin dikush nuk donte ta shihte ne parlament, por fale nje fushate spartanesh e megjithse i vodhen e nxoren te pavlefshme me shume vota se i numeruan ja doli.

                          1. J
                            Jani Papafingo

                            Mimika thuaj ti mo? E zonja bre është. Shume e zonja. Po çti beje ajo kur ky gallofi i madhë i nxjerrë para këta tuafët e tjerë??!! Te shkoje e te beje litani e ta ndeze qirine me qish tjatër.

                            1. A
                              Arditi

                              O janullatos shume llafe paske. Ngele duke be komente si grua e keqe

                              1. J
                                Jani Papafingo

                                Ç’thua mo djalkë, vone shumë u kujtove, neser ka suflaqe. Po ce llafosem shumë une, ce? Nuk e shikon mo cupken këtu theshi: Rama di te zgjedhe kandidatet e duhur. Mirëpo pasi i zgjedhe te “duhur” pastaja thote se nuku di gjë ay dhe përgjegjësija është personale.

                          2. K
                            Komshiu

                            Ja dhe maloke Mrika e pagezuar si Mimi 40 vjece! Kerkon te binde se ato bashkiaket rrozga te vjeteruara e konsumuara te Rames na qenkan me te miret (per te vjedhur, sigurisht)

                            1. K
                              Kontrabandist me shumë lekë nga Pështan-Katund

                              Shoqja Mrike Kodheli. Ku fiken radarët se këta gjytyrymët e këtij me barseta Çuçja as ja kanë haberin. Shkojne ti fikin dhe .. mbyllin ujin e ngrohte tek suita jote e luksit ( hoteli e di vetë ti) Na çmëndën. Dje ju thamë mqs bie shi mbyllini radarët dhe !! Mbyllen brenda ne ashensor per dy ore Karlo Bolinon !! Na turperuan me Italinë e Jugut. Të lutemi jepi drejtim. Te tjerat I dijme vetë ne. I njohim detyrimet me mire se Edvini.

                              1. Q
                                QKMBM

                                Kaliqyq. Shkabe e shpifur mashtruese dhe njeri i ulet.

                                1. s
                                  sara

                                  Ka fol tamam dhe ka then te gjitha ato gjera qe duhen then

                                  1. b
                                    blendi

                                    Po ku ka opozite ky vend aman...opozite me non grada te shpifur

                                    1. s
                                      shuaip

                                      Non gradat kane marre fund me kohe,,,, Nje opozite e atille eshte e vdekur

                                      1. L
                                        Lomy

                                        Ja dhe baxhelle mrika qe do prap kostum siper brekve t’grisme..

                                        1. A
                                          Albert

                                          Mimi eshte nje zonje. Qytetare e nderuar nga i ati i saj, Pjerin Vata, ndjese paste, dhe nena e saj, Lulezime, qytetare edhe nga familja e bashkeshortit, djali i piktorit te mirenjohur, Kel Kodheli. Keto fjalet e pahijshme ne Facebook ne adresen e saj, jo Mrika e te tjera, ata qe i shkruajne le ti mbajne per vete.

                                          1. K
                                            Komshiu

                                            Albert, ajo Mimi ka lindur e rritur si Mrike dhe PIKE. Ndaj mos te te zere zerzeleja nga e verteta e te fala Mrikes a Mimkes si te duash. (ne pac dyshime, shko e pyete djalin e Kel Kodhelit se ta tregon edhe certifikaten e marteses)

                                          2. T
                                            Tutu

                                            Dava zorraxhie…!!

                                            1. k
                                              kacidhja

                                              Mimi karieren e saj ne politike si dhe Edi e ka filluar si pdiste me vone si punonjse bashkie dhe pastaj si socialiste,Keto levizje te saj tregojne karakter dhe serozitet ne pikesynimet e saj per te bere kariere e per te zhvatur sa me shume nga pasuria e popullit te varfer.Si ministre e mbrojtjes beri show me gjoja padite per ish koleget e saj te PD si Imami etj dhe rregulloi shume pune te sajat si vila ne malsi......E pafundesisht plot te tjera.Politikan si puna e Mimit duhen larguar urgjentisht nga politika si servil,hipokirt e demshkaktus te te mires se popullit ,le ti hapin rrugen te rinjve.

                                              1. N
                                                Noci

                                                Njerezit e zgjuar nuk ndenjen ne PD se ose i largonte plaku ose iknin vete si Rama ,Mimi apo te tjere qe ecen ne PS.Pastaj fillon filozofia e plakut me te zakonshme e 32 viteve me hajdute e tradhetare si ne kohen e Enverit dhe dikush i beson.Keshtu edhe per Mimin.Krahasojeni me cilendo deputete ne parlament me urtesine dhe zgjuarsinë e malesoret perballe britmave dhe sharjeve te krahut tjeter perjashtuar zonje Açka qe edhe vete e kupton se nuk eshte per ate çerdhe grenzash

                                                1. U
                                                  Urime

                                                  Korrigjim i vogel . “Ti i sherben EDIT (jo PS ) edhe po ta rrasi ne bythe”

                                                  1. a
                                                    arqile

                                                    TURP per disa komentues qe ofendojne nje zonhe re nderuar qe kudo tregon respekt per te gjithe pa dallim .Nuk mund te ofendohet me fjale te ulta e te egra nje nene nje bashkeshorte nje familjare e nderuar.Mero ja ule fare vlerat temes duke botuar ofeza pa fund nga njerez qe gjejne vend ne hapsirat e kesaj gazete.

                                                    1. N
                                                      Nje veterane

                                                      Arqile Zonja te mendohet mire kur ben shkrime se ja ka ulur vete vlerat vetes me ato qe shkruan , eshte figure e njohur dhe njerzit nuk durojne do fkasin per ate qe e njohin. Shqiperia aq eshte si nje familje duhet folur realiteti jo te genjesh diten per diell . Ka shume per te folur pi nuk ja vlen

                                                      1. t
                                                        toni mavrija

                                                        Ne parlament Mimi kur ishte ministre e falenderoje dhe tregoi respekt te madh per SALI KRIMINELIN,SE I KISHTE SHPETUAR DIKUR BABAIN, duke harruar gjemen qe u kishte bere nenave shqiptare duke iu vrare djemte.Egoiste ne kulm e neveritshme.

                                                        1. B
                                                          Byrek, byrek o Usta Murat

                                                          Sufllaqistet bejne te njetat gabime ortografike. Nuk perdorin germen e madhe ne fillim te fjalise, ....

                                                          Lini një Përgjigje