Alibeaj replikon me Berishën: E papajtueshme që demokratët t’i çosh në një parti tjetër. Kemi shkuar deri tek rrahja me njëri-tjetrin, por më 14 maj armiku është Rama

20 Mars 2023, 20:17Politika TEMA

Alibeaj replikon me Berishën: E papajtueshme që demokratët

Enkelejd Alibeaj zhvilloi pasditen e së hënës një mbledhje me Kryesinë e Partisë Demokratike. 

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes, Alibeaj deklaroi se është e papajtueshme që grupi i Berishës ka futur kandidatët e PD-së nën logon e një partie tjetër.

“PD ka vetëm një kandidat, nuk mund të ketë dy. Kandidatët e tjerë mund të jenë nën logon e partive të tjera, në PS ose në PL. 

Së dyti, të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti tjetër që nuk ka ngjyrën apo logon e demokratëve, unë besoj që është e papajtueshme me anëtarësinë e PD-së”, tha Alibeaj.

“Ne kemi bërë maksimumin, përtej çdo durimi, për të bërë të mundur të kemi një kandidat për demokratët”, shtoi Alibeaj.

Alibeaj deklaroi se mes palëve ka pasur goxha përplasje deri edhe fizike, ndërsa shtoi se është momenti që më 14 maj të bëhen bashkë rreth një kandidati të përbashkët nën logon e PD.

“Nëpërmjet pyetjes tënde unë dua të jem i vërtetë me shqiptarët dhe vërtetësia është ta shohësh realitetin në sy. PD ka pasur një vit e gjysmë të vështirë, në kuptimin që brenda nesh kemi pasur goxha përplasje deri edhe fizike, skena që e mira do të ishte të mos thuheshin.

Por e vërteta është që kemi pasur goxha probleme që tregojnë se shëndeti i PD aq i dashur para fushatës nuk është në optimumin e vet dhe kjo ridimensionon edhe objektivat e PD.

Ajo se çfarë kemi mbajtur si qëndrim kësaj kohe kemi bërë të gjithë ato akte në funksion të një interesi që është ai publik si e si që 14 maji, që është një ditë jo më e partive politike apo vetëm e PD, është shqiptarëve, dhe për hir të tyre dhe situatës kaq të keqe të shtetit të së drejtës, ia vlen të hedhësh pas kurrizit, të gëlltisësh mllefin me synimin për t’u bërë bashkë, ose bashkuar forcat rreth një kandidati nën këtë logo në interes të PD për t’iu shërbyer shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Pyetje: Keni kandidat për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin?

Alibeaj: Procesi është në vazhdim. Ky proces, siç është parashikuar në vendimin e Kryesisë, është një proces që bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, ne kemi kërkuar kandidimin e Primareve.

Pyetje: Ka një përplasje mes teje dhe Bardhit?

Alibeaj: Nuk është paqartësi. Unë dhe kushdo ka detyrim të respektojë vendimet e Kryesisë. Ajo që ka thënë Bardhi është në bazë të qëndrimeve tona për kandidatët e Primareve të grupit të Rithemelimit, janë të ftuar të bashkohen në logon e PD-së. Ky proces, do të vazhdojë të diskutohet këtu në mbledhjet e Kryesisë.

Pyetje: Bardhi deklaroi se në këto 3 bashki PD nuk do nxjerrë kandidatë.

Alibeaj: Është gjithmonë sipas rregullave të statutit që këto do i vendosë Kryesia. 

Pyetje: A i keni ndërprerë urat e bashkëpunit me Berishën? A do thotë kjo se dalja me dy kandidatë në zgjedhjet vendore, ndërprerje e marrëdhënieve?

Alibeaj: PD nuk ka se si të ketë dy kandidatë. Ka vetëm një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë nën logon e partive të tjera, në PS ose në PL. Së dyti, të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti tjetër që nuk ka ngjyrën apo këtë logon e demokratëve, unë besoj që është e tillë që është e papajtueshme me qëndrimin, anëtarësinë e PD-së.

Po më pyesni për Sali Berishën? Unë e kam bërë të qartë këtu e një vit e gjysmë më para. Nuk është çështje personale, por çështje identiteti. PD ësht themeluar si parti properëndimore. Marrëdhëniet e saj me SHBA, Britaninë dhe BE janë ADN-ja e kësaj partie. Raporti i kësaj partie është e shenjtë. Ne kemi bërë maksimumin përtej çdo durimi për të bërë të mundur të kemi një kandidat për demokratët. Për të gjithë qytetarët që janë të pakënaqur nga regjimi i Edi Ramës.

16 Komente

  1. H
    Haaa armiku yne eshte Rama ..

    Haa ky eshte me idiot se Berrisha si mund ta konsiderosh Ramen ( armiku ) a e di kuptimin e fjales ky kllune i peshtire si mund te votoshe vemje te tilla qe kundershtarin politike e konsiderojne armiku turpe per ata qe votojne idiot te tille

    1. S
      Shpresa

      Sali Berisha i PPSH dhe Enkelejd Alibeaj i SIM-it, kane te njejtin mentalitet: e quajne "armik" konkurentin politik ne zgjedhjet e sistemit demokratik. Nuk kane faj, te dy jane katundare hesapi!

      1. L
        Lexo cfarë shkruhet, idiot!

        Alibeaj në asnjë vënd nuk përdor fjalën "armik" për Ramën. Gazeta bënë propagandë në favor të qeverisë, deformon titullin për ata si puna jote, që nuk lexojnë përmbajtjen e lajmit. Ti i përket atij kontigjenti që ju është errësuar arsyeja nga urrejtja. Lexoje lajmin deri në fund, idiot, pastaj komento!

      2. f
        fredi

        Princi i libofshes po mban konferencen e pare?!/Lol. vetem ne vendin tim ndodh ky karagjosllek,

        1. H
          Hiqni dorë nga urrejtja e verbër.

          Aparteidi është lule përballë urrejtjes që keni ju komunistët dhe pjellat e tyre për shtresën e të persekutuarve politik. Se ku e mbështesni këtë urrejtje, kur keni 80 vjet që i keni bërë veç varrin këtij vëndi dhe populli, këtë hajde t'a marrë vesh njeriu normal.

        2. K
          KASEM

          PO PSE PERDORNI KETO TERMA SI ARMIKU DHE NUK THONI KUNDERSHTARI POLITIK.KETO FJALE I PERDRTE REGJIMI KOMUNIST. APO JU AKOMA JE NI NE KOHEN E KOMUNIZMIT JU O TE ASHTUQUAJTUR DEMOKRATE.

          1. E
            Emigranti

            Enkeled o trim megjithse nuk kam ndonje repekt te madh se ke ngrene ne legenin e Saliut ndofta jo sa ata qe e ndjekin prapa po Sali nongrada eshte malok Topoje qe si ajo nusja qe tha nga inati i sime vjerre do shkoj te fle me mullixhine pastajme Mona-Liken i lidhin shume gjera me njeri tjetrin . Po kur thone tja u ketheje pushtetin vendor e me pas ate legjislativ popullit qe medemek kur ishin keta ishte c’do gje normale , o pika mu ne balle o Sali e Mona .

            1. 1
              1

              Z.Alibeja po flisni me gjuhen e Berishes.Rama nuk eshte armiku juaj po kundershtari juaj.Keni kaq kohe qe flisni per kandidate te foltores me logon tuaj dhe Saliu po kaq kohe ju ka percmuar.Lereni ate muhabet dhe vazhdoni me axhenden tuaj.Ju nuk duhet te keni orar deri ne 14 maj se po nuk moret asnje bashki mbani vulen dhe futeni te Bardhi.

              1. J
                Jo

                Beu ka vota, s'ka vota? S'ka vota.

                1. D
                  Doda

                  Keto te PD kudo shohin armiq ne rruge lagje ne pune ne shkalle ne kafe keto merren me biografi si ne te kaluar I ndojne njerezit si sikur ne klasa

                  1. D
                    Dulla Tiransi

                    Rezultati i votimeve te 14 majit do e ndaj se sa peshon ky " demokrat "i madh qe i digjet shpirti per kombin dhe per demokracine ne vend. Ai ka mare detyren te percaje se per kete eshte paguar. Dhe ne fund te votimeve me siguri fajin do ja ngarkoj Berishes pse kane dale me kandidate te vecante.

                    1. P
                      Pipi

                      O karabushi Alibeaj, nuk je në llogoren e luftës së tretë botërore dhe ke përballë "armikun" Rama që të ka pushtuar vatanin. Po kaq budallenj paskeni qenë ju të sojit "demokrat" mor të qafsha?

                      1. G
                        Goliku

                        Pu, pu pu, ky është vërtetë një shimpanze. Armiku i PD dhe kombit është Sali Berisha, ky flet akoma kundër Ramës. O shimpanze, armika i PD quhet Sali Berisha, jo Edi Rama.

                        1. i
                          i drejti

                          si mbas shumices 97 e beri saliu ok dhe amerikanet e hodhen nga pushteti pastaj ndodhi qe saliu erdhi prap ne pushtet biles pruri edhe bushin ne shqiperi futi shqiperin ne nato etj pastaj ra perseri por deri atehere ishin amerikanet qe e mbeshteshin pastaj e hodhen si nje limon te shtryllur alibej kujton se e mbeshtesin amerikanet por sa te ndyshojn numrat amerikanet e hedhin si limon te shtryllur ky kar flutoron me presh ne bythe berisha eshte ujk i vjeter per kto pun nuk ja doli nano qe ishte nje bir kurve jo do tia dlin ky fshatar.

                          1. D
                            Deglisi

                            Ne demokraci ka kundershtar Ke duket nga ata te Enverit qe kshikojn vetem armiq Ai "armiku" qe permend ky Alibej mund te jete vellaj apo motrs por qe Kane mendome jo te njejte per cheshtje te ndrysheme

                            1. F
                              Fitore AliBeut !!!!!

                              Shqiptaret nuk jane ARMIQ me njeri - tjetrin or Beu Ali !!!!!!!!!!!!!!!!!! - Jane kundershtare . Por kush ka punuar me Saliun e konsideron kundershtarin ne ide ARMIK. Keshtu qe edhe ti njesoj si Perbindeshi i Vicidolit i ke te njejta konceptet e demokracise.

                              Lini një Përgjigje