Vlora e SHISH dhe Hajredin Pasha: Kauzat e një opozite Tik-Toku

20 Mars 2023, 19:48Politika TEMA

Vlora e SHISH dhe Hajredin Pasha: Kauzat e një opozite Tik-Toku

Nga Ylli Pata

Është krejt normale që gafat e gomarllëqet që bëjnë me okë njerëz të mazhorancës e administratës në vend të qësendisen e të tallen nga njerëz të medias, qytetarë të thjeshtë apo pjesë të shoqërisë.

Siç ndodhi me rastin e gafës së deputetit të PS-së Gogu në lidhje me Hajredin Pashën, që në një moment e kishte shkruar në faqen e tij sikur ishte heroi i këngës së famshme dibrane.

E pamë një zell e zulm tip batareje, ku nuk kursyen asnjë fjalë ndaj tij si nga gazetarë-influencër, që nuk bëjnë shkrime e raporte por thjesht hedhin rreshta ironike në Facebook, por edhe qëndrime të liderëve të opozitës siç ishte ai i Ilir Metës.

Po sikur deputeti në fjalë të ketë bërë thjesht një lapsus, po sikur të most a ketë hedhur vetë, por atë ta ketë bërë një person që paguhet për të punuar si zëdhënës për mediat dhe rrjetet sociale? Se në fakt, nuk kaloi shumë dhe statusi i Gogut u korigjua. 

E këtu nuk bëhet fjalë fare për ta mbrojtur deputetin në fjalë, i cili realisht duhet të kishte shkruar dy rreshta: o vëllezër më falni se ja futa kot, po njerëz jemi edhe ja fusim katundit ndonjë herë. Se kemi kohë që kemi parë që njerëz të politikës, pushtetit api VIP-a të spikatur në vend as nuk njohin histori, as gjeografi, e as informacione krejt normale, që dikur fëmijët luanin me njëri-tjetrin në plazh me emra qytetesh, kryeqytetesh, filmash, librash etj.

Injoranca është sot udhëton kudo, e janë të rralë ata njerëz që kanë si dikur informacion të përgjitshëm e kulturë  mbi historinë, kulturën, gjeografinë apo botën. Këtë e shikon edhe në media, ku mungesa e kësaj culture shikohet qartë si në shkrime e raportime, por edhe në analizat e paneleve, ku shikon çdo natë marina njerëzish që nuk njohin fare asnjë realitet lokal, jo më të analizojnë Ukrainën e konfliktin me Rusinë ku fusin pa pushim kumbulla e kodra pas bregut.

Nejse, përveç çështjes së Hajredin Pashës, një tjetër çështje që po diskutohet është edhe ajo e Vlora Hysenit, shefes së re të SHISH që propozoi Kryeministri Edi Rama.

Edhe për këtë çështje ka pasur thjesht statuse të shkurtëra apo edhe ndonjë shkrim të gjatë nga ndonjë gazetar, por që nuk ka thënë megjithatë asnjë informacion për kryespiunen e re.

Lubonja, po ashtu e lidhi këtë pa marrë fare informacion me maninë e Ramës për t’ja future Kurtit.

Por si për këtë çështje, edhe për të tjera, ka vetëm qëndrime sipërfaqësore, gjykime tik-toku, kështu sa për ta hedhur.

Si nuk ka deri tani një qëndrim të qartë për të nxjerrë realisht se çfarë opozita konteston në propozimin e kreut të ri të SHISH, ku e shikon problemin, si e mendon ajo modernizimin dhe natyrisht funksionimin si institucion të pavarur të shërbimit sekret, duke rritur edhe më shumë kontrollin e tij nga Parlamenti. i cili ka edhe një Komision për veprimtarinë e SHISH, ku mund ta thërrsin shefen e re e ta pyesin.

Siç mund ta pyesnin edhe Toni Gogun sot për postimin e tij, kur e takuan në Kuvend. Po sipas gjasave kanë qeshur e bërë shaka pa fund. “Na dhe punë për gjithë javën o pastor, i madh je”, ka gjasa që i kanë thënë.

Në fakt një opozitë nuk mund të funksionojë si një influencer tik-toku, por duhet të jetë institucion që jep analiza të thelluara mbi zhvillimet. Duke kritikuar padyshim fuqishëm problemet e budallallëqet pa fund që bëjnë në qeveri e mazhorancë, e të japin modele alternative zgjidhjeje. Por kjo nuk ndodh se prej vitesh, si Berisha ashtu edhe Meta, por edhe të tjerë, paguajnë vipat e instagramit për të bërë viralë problemet e qeverisë. Duke e kthyer politikën në një kopje të shëmtuar të BBV.

13 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Po ik mer bq po sikur mos ta ket bere vet etj. Ta kontrolloje mos të punësoje staf hajdar O yllo je thjesht legen pa dinjitet merr rrogen jeto jeten mos na bej moral ok

    1. P
      Po pse jo.

      Po me çfare tjeter të merren? Të merren me hallet e popullit thua ti? Po pse budallen, i di ti Saliun, Meten dhe Ramen? nuke jane budallen o njeri. Këta jane aty për të vjedhur dhe për pushtetin e tyre personale dhe familjare, dhe kaqe. Po pse mos të bëne gallat me ne? Ku do në Tik Tok, në studjot telvizive, dhe palament. Rama sot ishte në Greqie për pikturat e tija. Kures Saliu dhe Meta jane në Tik Tok. O ho qef,qef kjo dynja.

      1. K
        Komunist me Rolex

        Po normal të 3 doktori i çmendur piktori dhe floriri kane nje ushtri me pseudogazetare që ju bejne lavazh truri prandaj kemi ngelur si vend afrikan . Kta me vila e avione privat shqiptarët me rroga 300€

    2. D
      Doktorri

      Çështë ai boli i Syrit që e thërrasin shpesh në Top Channel?.............. . Skandal i madh, thoshte. Nuk ka skandal më të madh se ky........ Maxhoranca nuk njeh historinë......................................... . Por kur drejtuesit i nxorën prononcimin e Metës, ku ky thoshte, Rilindja ngatërron Hajredin Pashën, me Elez Isufin......... . Mirëpo këta të dy nuk kanë asnjë lidhje me kohën për të cilën bëhet fjalë..................... . Pra dhe Meta, këputi një broçkull................... . Po jo thotë analisti, lere Metën, maxhoranca ka bërë skandal. Kryeministri duhet të japë dorëheqjen.

      1. G
        Genci

        Se në fakt nuk kaloi sh dhe statusi u korrigjua........... Me këtë shprehje turpin ja kalon vetes.... Po pse o Yll...

        1. T
          Tropoja

          Cfare pate plake je dhe ti te ka pjerdhur logjika fare i verbuar pas rames paterice mediatike klloun

          1. H
            Hasoni

            Yllo qenke trongull si mor burrë nuk kaloj shumë statusi u ndryshua!!! Po mirë nje deputet ja fut hajdarit ne grusht nuk thot asnje fjalë?? Stë ben pershtypje nuk o polic mer daje ti prape e justifikon Sinqerisht nuk të dija gojors

            1. A
              Alfred

              Nuk eshte gafe dhe lapsus kjo meseleja me kete mjeker-cjapin! Eshte tregues I injorances totale te palacove qe na I kane bere peshqesh te veshur me pushtet! Ky soj njerezish nuk kane as fe, as atdhe! Nese ka nje fije cipe ne surrat, te dorezoje mandatin dhe te shporret!!!

              1. S
                Semi

                Pune Pate...gazetar militant I superpolitizuar...gszetar ke Puna do ishte perfekt....

                1. F
                  Fatosi

                  O Yll, po bej nje shkrim te bukur per kete bukuroshe shtojzovalle qe e kemi dhurate nga krahina pjellore e Kosoves, yyppp Xhixhi!

                  1. K
                    KOZMAI

                    Padashur ke rene pre e kesaj jete mediatike z.Pata duke iu sugjeruar SHIK-un ta kontrolloje Dash Sulet po ata "VIP"a qe ironizon.Pra e heq nga duart e Fatos Lubonjeve dhe e kalon tek te pa shkrim e kendimit e parlamentit qe vetem perfaqesues te ketij popullit nuk jane.E çfare nuk mund te presesh tjeter kur Ismail Kadaret heshtin ,kur gomeret Vip-a te ketij vendi jo vetem qe nuk te lene te flasesh por dhe te tregojne rrugen qe duhet te ndjekesh per tu bere "VIP"a si keta.Ne nje vend qe intelektualizmit nuk i ndegjohet fjala ,sepse ose eshte lenen ne nje qoshe ose eshte debuar nga ky vend per te qeverisur dhe drejtuar kete vend hajdutet dhe gomeret te veshur me kostume e kollare.E ç'fare rendesie ka se kush eshte Vlora Hyseni se nga vjen e perse,se e gjeti Edi Rama apo ia rekomanduan (ndoshta duke i dhene dhe dekorata,siç ka bere dikur i imponuar per persona qe ketu ishnin me njelle e pertej kufinjeve te bardhe e me dekorata)!Ndaj lehqenet nuk pushojne e qe fatmiresisht ngjajte si binjake me ata te Tik-Tokeve apo me "Vip"-at e BB ku me i lexuari siç ishte rasti i fundit i Armaldos u nxorr jashte ketij spektakli si planprishes i nje djaloshi idiot Vip ,qe te vetmen pune qe bene ne kete spetakel mbush valixhet me konserva dhe vetem ha,si te vetmin zanat qe ka dhe se na qenkerka demo(n)krat e tenori qe vertet nuk duhet ta kishte vendin me klloune e mbledhesesh konservash pasker kishte qene komunist i ndyre e ky demo(n)kratikas se termit "demokrat" jam i bindur qe nuk ia dinte kuptimin dhe se ne kete vend eshte fjala me e peshtire sot.Sa per historin te me falesh por ate tashme nuk e dine treçereku i shqipetareve te mbetur ne kete toke, sepse mjafton te qendrosh per dy apo tri dite ne dyert e kuplarase me te madhe te ketij vendi dhe etiketohesh direkt "Vip" 1, 2,.......sipas radhes pa medyshje ku e vetmja gje qe nuk te kerkohet eshte CV-ja personale.

                    1. F
                      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                      Bir Selman i Nenes ke te QIsh me pare! -Sharlatanin Tosi te dinastise minoritare çobenj antishqiptare Lubonja qe jeton parajsen si i 'deklasuar'!? -Nje Nudist me profesion bojaxhi me emrin EDvin,nxenes e ndjekes i varrrmihesit SALI,Neroni qe dogji ish Shqiperi qe pretendon se 'eshte i derguari i allahut' e permes 'batutash kaps' kerkon te thyeje rekordet e LUIZIT...tek BB-Big Brodhers ndersa 'Vloren' e konsideron si Klaren apo Olten...! -Apo nje mender 'gazetar' me tru sa te 'Pates' qe nuk eshte as i lire,as i pa varur e aqe me teper profesionis..por thgjesht zedhenes i nje kopshti zoologjik...! Kush e emeron me kushtetuten kthyer ne leter higjenike kreun e SHISH 'drejtuar' 30 vjet nga UDB-KGB-te permes FAZLLIQAVE!?

                      1. S
                        Sokaku

                        Gazetare. Lexoje, përpara se ta postosh shkrimin tënd. Arsimi dhe kultura e shëndoshë ka kohë që kanë humbur rrugën.

                        Lini një Përgjigje