Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi fillimin e hetimeve ndaj Autoritetit të Dosjeve, i paditur nga ish-Presidenti Ilir Meta, pasi i publikuan një dosje ku akuzohej si politikan pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit, vetë Autoriteti i Dosjeve ka reaguar.
Me anë të një njoftimi për shtyp, Autoriteti thekson se është njohur nga media për këtë vendim dhe shton se “është në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Apelit, ndërsa siguron publikun se në veprimtarinë e tij zbaton parimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë me të cilin normohet veprimtaria institucionale, si dhe respekton parimet e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat që ka çdo institucion”.
Njoftimi për shtyp i Autoritetit të Dosjeve:
Ndaj Autoritetit janë ngritur një padi administrative dhe një padi penale, nga përfaqësuesit ligjorë të shtetasit I.M.
Në procesin e parë, që u zhvillua në Gjykatën Adminisrative, gjykata vendosi në favor të Autoritetit, ndërsa në procesin tjetër vendosi rrëzimin e ankimimit të prokurorisë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në lidhje me procesin e parë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, rrëzoi padinë e përfaqësuesve ligjore të shtetasit I.M. në drejtim të Autoritetit për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, me objekt-kërkese:
”Detyrimin e organit administrativ Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Ish- Sigurimit të Shtetit për të kryer veprimin administrativ pajisjen e kërkuesit me aktet e kërkuara me kërkesën e datës 14.09.2022.”
Gjykata Administrative vendosi me këtë rast: Rrëzimin e kërkesë-padisë së paraqitur nga paditësi, si të pabazuar në ligj dhe në prova.
Ndërkohë, Autoriteti u njoh sot, nëpërmjet medias, me njoftimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Tiranës, vendim që rrëzon ankimimin e prokurorisë “Për mosfillimin e procedimit penal”, ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumetat e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë.
Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit deklaron se është në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Apelit ndërsa siguron publikun, se në veprimtarinë e tij zbaton parimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë me të cilin normohet veprimtaria institucionale, si dhe respekton parimet e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat që ka çdo institucion.
Parimisht, si në çdo rast kur vendimet përmbajnë detyrime për Autoritetin, Autoriteti vepron duke zbatuar detyrimet e përcaktuara nga gjykata ose i ankimon vendimet në gjykatat më të larta.
Autoriteti vlerëson ndjekjen e të njëjtës rrugë edhe nga institucione të tjera, sipas kompetencave, si dhe është i hapur për bashkëpunime me të gjitha institucioneve në përputhje me ligjin në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
Ah more Agush, po ta ben suma terr=terr=terr. nise politiken si spiun, qe nuk ka dyshim se ka dokumenta, porse si nip i Sulo Gradecit kujtove sedo fshiheshe. Te hetohesh nuk ka asnje gje te keqe. Pastaj, si gjithenje kunder institucioneve qe je, edhe si ish President kishje detyre ti mbroje me cdo kusht ato, na servire se do shkoje ne Malin me Gropa. Po shko, o coban, shko edhe ne te semes.. Le qe ke Blushin e Presidences, qe ai "jep jeten" per ty, o Agush. Pastaj edhe Monika nuk dorezohetkollaj, nga cizmet, do gjuaje edhe ajo me raketa. Zgjedhjet e ardheshme do zhdukesh fare, o Agush, ose do perfundosh ne Rec ose ne Bize, andej nga Mali me Gropa. Nuk je vetem hajdut, por je edhe vrrome, nuk ka lume qe te lan. Po kwshtu eshte kur nuk ka shtet, se vendi yt duhej treguar me kohe,
Po; është e vërtetë që ekziston DOSJA për ish studentin Ilir Metaj, Sekretar Rinie në 1988 në Fakultetin Ekonomk të Universitetit të Tiranës, Dega Ekonomi-Politike, që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe ka spiunuar më së paku 1 nga shokët e Fakultetit. Si kushëriri i kriminelit dhe injorantit Sulo Gradecit, krye-roja e Enver Hoxhës për mbi 25 vite, nuk i shpëton dot diskretitimit nga hapja publike e DOSJES si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, dhe shumë shpejt dhe shpalljes NON GRATA nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ai dhe Berisha janë të destinuar të përfundojnë shumë shumë keq dhe jo vetëm, pasi do marrin me vete dhe nga familja disa pjesëtarë dhe nga bashkëpunëtorët e afërt që kanë lyer duart me vjedhje e vrasje.